Ndikimi i familjes në edukatën e fëmijës.
nga libri i
ALFRED ADLER-it "Wozu leben wir“ (Për çka jetojmë)
Që nga çasti i lindjes foshnja kërkon lidhjen me nënën. Ky
është qëllimi i lëvizjeve të saja. Shumë muaj me radhë nëna luan një rol
jashtzakonisht të rëndësishëm në jetën e saj (foshnjes); gati se plotësisht
gjithçka varet nga ajo. Në këtë situatë zhvillohen Fillet e aftësive për jetë
në bashkësi. Nëna i ofron foshnjes lidhjet e para me një krijesë tjetër
njerzore, dhe interesi i parë në dikënd tjetër se vetëvetja. Ajo është ura e
parë për jetë në bashkësi, dhe një foshnje, e cila nuk mund të krijoj lidhje me
nënën e saj apo ndonjë njeri tjetër, i cili e merr rolin e saj mbarimi (i
foshnjes) do të ishte i pashmangshëm.
Kjo lidhje është aqë e thellë dhe e gjërë sa që ne në vitet
e mëvonshme kurrë nuk do të jemi në gjendje çfarëdo tipari ta cilësojmë me siguri
si ndikim i trashigimisë. Çdo prirje që ne do mund ta konsiderojmë si
trashiguese është përshtatur nga nëna, e ushtruar, e formuar dhe gjithëmonë
është tejkaluar. Shkathtësitë e saja, apo mangësia e tyre kanë ndikuar në të
gjitha mundësitë ekzistuese në fëmijën. Me 'shkathtësinë' e një nëne ne nuk
mendojmë asgjë tjetër përveç aftësisë së saj të bashkpunoj me fëmijën, ta
përfitoj për bashkpunim në këtë shoqëri. Kjo shkathtësi nuk mund të mësohet
nëpërmjet rregullave. Çdo ditë sjell situata të reja. Mirëpo, ka raste në të
cilat ajo duhet të dëshmoj zgjuarsinë dhe mirëkuptimin e saj për nevojat e
fëmijës. Ajo mund të jetë e shkathët vetëm nëse ajo e përgjon fëmijën me
përplotë dashuri, nëse ajo përpiqet të fitoj simpatinë dhe për t'ia siguruar
shëndetin dhe mirëqenien. Qëndrimi i saj tregohet në të gjitha veprimet e saja.
Kurdo, sa herë që ajo e merr fëmijën, e mban fëmijën në krah, bisedon me të, e
pastron apo ushqen ajo ka mundësi t'i ngushtoj lidhjet edhe më shumë me
fëmijën. Nëse ajo për detyrat e saja nuk është e edukuar apo nukë qanë kokën
për to, ajo nuk mund të ndihmohet dhe fëmija bënë rezistencën e tij. Nëse ajo
kurrë nuk ka mësuar se si duhet pastruar fëmijën, a është ky pastrim për atë
(fëmijën) një përvojë e pakëndshme, të cilën nëna nuk ia mëson por i jep shkas
të zbrapset. E shkathët duhet të jetë mënyra e nënës kurë ajo e vënë fëmijën në
krevatin e tij, megjithë lëvizjeve dhe zhurmës që shkakton ajo, të vendosë se a
duhet ta lërë vetëm apo duhet të qëndroj pranë tij(fëmijës). Ajo duhet t'i kuptoj
të gjitha rrethanat e fëmijës - ajrin e pastër, temperaturën e dhomës,
ushqimin, kohën e gjumit, Zakonet trupore, pastërtinë. Çdo herë ajo krijon
mundësinë për fëmijën që ta dashuroj atë, apo të mos e dashuroj, të bashkpunoj
me atë (nënën) apo të refuzoj këtë bashkëpunim.
Shkathtësia e nënës në vete nuk ka asgjë enigmatike. Çdo
shkathtësi është rezultat i ushtrimit shumëvjeçarë dhe flijim. Përgatitja për
nënësi në jetë fillonë shumë herët. Hapat e parë mund të vërehen në qëndrimin e
vajzave ndaj fëmijëve të vegjël, në dashurinë e tyre ndaj fëmijëve të vegjël
dhe ndaj dëshirës së tyre për të ardhmen. Nuk është e preferueshme djemt dhe
vajzat të edukohen ashtu sikur të kanë para veti saktësisht detyra të ngjashme.
Nëse dëshirojmë të kemi nëna të shkathëta, dhe ashtu që ato ta pranojnë
parashikimin që ato të behën nënë, dhe nënësinë e shofin si veprim krijues dhe
nuk dëshprohen nga roli i tyre, nëse në jetën e mëvonshme qëndrojnë para kësaj.
Fatkeqësisht sot në kulturën tonë rolin e nënësisë së gruas
shpeshëherë e trajtojmë si diçka të rangut të dytë. Nëse djemt duhen më shumë
se vajzat, nëse roli i tyre vlenë si i epërsuar, është e natyrshme se vajzat
detyrën e tyre të ardhshme ta pranojnë me neveri dhe antipati. Askush nukë mund
të jetë e/i kënaqur me një pozitë dytësore. Nëse vajzat (të cilat nuk e
pranojnë pozitën dytësore) e tilla martohen dhe perspektivën e tyre e kanë
tek/me fëmijët ato do shprehin neverinë e tyre në një apo tjetër mënyrë. Ato
nukë gëzohen për këtë, ato nuk e ndiejnë atë me pasë fëmijë si vepër krijuese
dhe interesante: ndoshta kjo është vështërsia më e madhe e shoqërisë sonë e që
shumë pakë po punohet në mposhtjen e saj. E mira e gjithë shoqërisë njerzore
varet nga qëndrimi i grave përballë nënësisë. Gati gjithëkund roli i gruas në jetë
nënvleftësohet dhe shikohet si e rangut të dytë. Që nga zvoglimi djemt shikojnë
punët shtëpiake nga lart poshtë sikur të ishin një send i shërbëtorëve, sikur
të ishin nën dinjitetin e tyre, që ndonjëherë të ngrehin, lëvizin njërën dorë
për ndihmë në punët e shtëpisë. Ekonomia dhe puna shtëpiake shumë shpeshë nuk
konsiderohen si punë, punë këto që mund t'i bëjnë gratë, por si rropatje për të
cilat (gratë) janë të dënuara. Nëse për një grua punët e shtëpisë janë një art
që i lidhë interesat e saja dhe nëpërmjet saj ajo ndritë jetën e bashkënjerzëve
të saj dhe pasuron, nga kjo ajo mund të ndërtoj një punë të ngjashme me çdo
punë tjetër në botë. Nëse, nga ana tjetër, kjo punë për burra vlerësohet si e
nënçmuar, ne nuk duhet të habitemi nëse gratë e refuzojnë rolin e tyre femrorë,
ta kundërshtojnë dhe të shkojnë në atë drejtim e të argumentojne - çka duhet të
jetë e vetëkuptueshme - se gratë janë të barabarta me burrat, dhe se ato nuk
kanë më pakë të drejta për vëmendje dhe në mundësinë për zhvillimin e aftësive
të tyre. Është e vërtetë se, aftësitë mund të zhvillohen vetëm me anë të
ndjenjës së përgjegjësisë sociale; por ndenja shoqërore do t'i shpiej gratë në
rrugën e drejtë, poashtu poashtu edhe pa kufizimet e jashtme dhe ngushtimit të
rregullave, të cilat pengojnë zhvillimin e tyre.
Aty ku roli i gruas nënçmohet, harmonia në martesë është e
prishur. Nëse një grua edukimin e fëmijës e shef si punë të pavlerë është e
pamundur të gjejë durimin, përkujdesjen, mirëkuptimin, që janë aq të nevojshme
për t'iu mundësuar fëmijëve një pozicion të përshtatshëm për hyrje në jetën e
tyre. Një grua, e cila është e pakënaqur me rolin e saj dhe ka një qëllim të
jetës që i pengon asaj të mbajë lidhjet më të mira me fëmijët e saj. Qëllimi i
saj nuk ka drejtim të njejtë sikur edhe ai i fëmijëve; ajo merret më shumë me
atë të argumetoj mbizotërimin e saj; dhe për këtë fëmijët janë shkurt një
ngarkesë dhe një shmangie. Nëse ne rasteve të dështuara iu kthehemi mbraba dhe
i përcjellim, gati gjithëmonë gjejmë se nëna nuk i ka përmbushur mirë detyrat e
saja, ajo nuk i ka siguruar fëmijës një fillim, start të përshtatshëm. Nëse
nënat dështojnë, nëse ato me detyrat e tyre janë të pakënaqura dhe skanë
kurrëfarë kënaqësie me to, e tërë njerzia është në rrezik.
Megjithë atë ne nuk mund ta fajsojmë nënën për dështimin e
saj. Nuk ka faj. Ndoshta vetë nëna nuk është e edukuar për bashkëpunim. Ndoshta
ajo në martesën e saj është e shtypur dhe e pakënaqshme. Gjendja, që ndodhet
ajo e huton dhe turturon vetëvetën, nganjëherë ajo humbë shpresën dhe
dëshprohet. Zhvillimi i shëndoshë i një jete familjare është i kërcënuar nga
shumë pengesa. Kurë nëna është e sëmurë ajo ndoshta ka dëshirën më të mirë ta
ndërtoj mardhënien e plotkuptimt me fëmijët, mirëpo ajo ndihet shumë e dobët
për këtë. Nëse ajo shkon të punoj kurë të kthehet në shtëpi ajo ndihet e
lodhur. Nëse kushtet ekonomike janë të këqia fëmija vuan nga mangësia në
ushqim, veshëmbathje dhe strehimi i pamjaftueshëm. Së këndejmi nuk janë
përvojat e fëmijës që përcaktojnë veprimet e tija, por rrjedhimet që vijnë nga
përvojat e tija. Nëse ne hulumtojmë jetën e një fëmiju që duhet kujdesur për të
ne gjejmë Vështërsitë në mardhëniet mes tij dhe nënës; mirëpo të njejtat
vështërsi i gjejmë edhe te fëmijët tjerë. Këtu kthehemi te një pikëpamje
themelore të psikologjisë individuale: nuk ka asnjë shkak të detyrueshëm për
zhvillimin e cilësive të caktuara, mirëpo fëmija mund t'i shfrytëzoj përvojat
në kuptimin e qëllimit të tij dhe ato t'i kthej në thellësi. Ne psh. Nuk mund
të themi se, një fëmijë do të bëhet kriminel nëse ai është i ushqyer keqë. Ne
duhet të shofim çfarë rrjedhimesh ka nxjerrë.
Është lehtë për tu vërejtur nëse një grua, e cila është e
pakënaqur me rolin e saj femrorë, pëson vështërsi dhe tensionime. Hulumtimet
kanë vërtetuar se nevoja e nënës për t'i mbrojtur fëmijët e saj është më e
madhe se çdo mbiqurje tjetër. Te kafshët, psh. te mijtë e kanaleve dhe
majmunat, shtytja nënë është më i theksuar se shtytja seksuale dhe ushqimore;
nëse ato do duhej të vendosnin se cilin qejf do ta dëgjonin më parë, roli i
nënës do të kishte vendin e parë. Bazë e kësaj shtytjeje nuk është seksualiteti
por nevoja për bashkësi. Nëna e ndien shpesh fëmijën e saj si pjesë të trupit
të saj. Nëpërmjet fëmijëve ajo është e lidhur me gjithë jetën; ajo ndihet si mbretëreshë
përjetë a vdekje. Secila nënë pak a shumë e ka ndjenjën e spikatur se ato
nëpërmjet fëmijëve kanë realizuar një vepër krijuese. Ne gati mund të themi ajo
ka ndjenjën se, ka marrë pjesë në krijim, sikur që është marrë edhe vetë Hyu -
nga asgjëja ajo ka krijuar një krijesë të gjallë. Drejtimi për nënësi në fakt
në njërën anë është synim drejt epërsisë, të synimit të ngjajshëm si ai i Hyut.
Neve na ofron një nga shembujt më të kjartë për atë se si ky qëllim mund të
përdoret për të mirën e njerzisë në të mirë të të tjerëve dhe me ndjenjën më të
thellë shoqërore.
Nëna, natyrisht, ndjenjën se fëmija është një pjesë saj,
mund ta ekzagjeroj dhe ta bëj të përdorshëm për qëllimin e epërsisë personale.
Ajo, pastaj, mund të përpiqet që fëmija të jetë i varur plotsisht nga ajo dhe
t'ia zotroj jetën, që të jetë e lidhur gjithëmonë me atë. Më Iëjoni ta tregoj
një rast të një gruaje shtatëdhjetëvjeçare të një fshatari. Fëmija i saj,
pesëdhjetëvjeçar, jetonte ende me ate dhe të dy njëkohësisht sëmuhën nga ndezja
e mushkrive. Nëna mbijeton, shërohet; ndërsa fëmija i saj dërgohet në spital
dhe vdes. Kurë nëna merr lajmin mbi vdekjen e të birit, thotë: 'e kam ditur
gjithmonë se djaloshin tim kurrë nuk do ta mund ta rris të shëndoshë'. Ajo
ndjehej përgjegjëse për gjithë jetën e të birit. Ajo kurrë nuk ishte përpjekur
që atë ta bëj anëtar të barabart të bashkësisë sonë. Ne tani gradualisht mund
të kuptojmë se çfarë gabimi është, nëse nëna lidhjet që i ka marrë me fëmijën,
nuk i zgjëron dhe nuk e udhëzon që ta renditë në mënyrë të barabart në shoqërin
e njerzëve të vet.
Mardhëniet e një nëne kurrë nuk janë të lehta, poashtu edhe
lidhja nënë-fëmij nuk guxon të theksohet jasht masës. Këtë e kërkon e mira e
fëmijës, por edhe e nënës. Aty ku një detyrë theksohet jasht masës, duhet të
vuajn të gjithë të tjerët, edhe vet detyra e jonë e veçantë, me të cilën ne
tani po merremi, mund të zhgjidhet më lehtë, nëse ne nuk ijapim masë të madhe.
Një nënë mbanë mardhënie me fëmijët, burrin, dhe me gjithë bashkësinë e rrethit
të saj. Këto tri lidhje kërkojnë përfillje të barabartë: te triat duhet të
merren parasysh në mënyrë të qetë dhe të arsyeshme. Nëse nëna e merr parasysh
vetëm lidhjen me fëmijët, ajo medoemos ata do t'i llastroj dhe mësoj keq. E
pastaj për ata (fëmijët) është shumë vështirë të zhvillojnë pavarsinë dhe
vetëdijën e bashkësisë. Nëse asaj i ka shkuar për dore të lidhë një lidhje të
qëndrueshme mes vetit dhe fëmijës, detyra tjetër e saj është ta zgjëroj
pjesëmarrjen e tij në drejtim të babait; mirëpo kjo është gati e pamundur nëse
për vetë atë (nënën) babai është i parëndësishëm. Ajo duhet poashtu ta udhëzoj
për jetën në bashkësi me rrethin, motrave dhe vëllezërve tjerë, shokëve, të
afërmëve, dhe njerzëve të tjerë në përgjithësi. Pra detyra e saj është e
dyfisht. Ajo duhet t'ia ndërmjetësoj fëmijës besimin e bashkkrijuesit; dhe
pastaj ajo duhet të jetë e gatshme dhe të jetë në gjendje, këtë besim dhe këtë
shoqëri ta zgjëroj deri sa t'i bashkohet bashkësisë njerzore. Nëse nëna
përpiqet ta lidhë fëmijën vetëm me vetën, më vonë ai do të refuzoj çdo
përpjekje për pjesëmarrjen e të tjerëve tek ai. Ai do të besoj vetëm nënës së
vet, kurse të gjithë të tjerët dhe secilin do ta konsideroj si armik në të
cilin ia merr mendja se ai është si një rival konkurend për dobin e
tij. Çdo pjesëmarrje e tregon ajo për bashkshortin apo fëmijëve të tjerë, do
t'i konsideroj si cenim të të drejtave të veta dhe të fitoj bindjen: 'nëna ime më takon
mua dhe askujt tjetër.' Psikologët modern e kanë keqkuptuar gjendjen shumë.
Sipas teorisë së FREUD-it, nga kopleksi i Edipit, për shembull supozohet se,
fëmijët anojnë për atë të dashurohen në nënat e tyre dhe të martohen me ato si
dhe babain e tyre të urrejnë e ta vrasin. Një gabim i tillë nuk mund të lind
kurrë, nëse ne e kuptojmë zhvillimin e fëmijës. Kompleksi i Edipit mund të lind
vetëm te fëmija që dëshiron të posedoj vëmendjen e plotë të nënës dhe
përjashton çdo njeri tjetër. Kjo dëshirë nuk është e kufuzuar në gjini. Eshtë
dëshira për ta vënë në zgjedhë (sklavëroj) nënën, atë ta kontrolloj, zotroj
plotësisht dhe ta bëj si shërbëtore. Kjo është e mundur vetëm te fëmijët të
cilët janë llastruar nga vetë nënat e tyre, dhe atyre nuk iu është bashkuar
edhe ndjenja shoqërore e/rne botës tjetër. Në rastet e ralla ka ndodhur që një
djalosh i cili ka qenë plotësisht i lidhur me nënën e tij, atë(nënën) e bënte
pikë qendrore të përpjekjeve të tija, për t'i zgjedhur problemin e dashurisë
dhe martesës; mirëpo kuptimi i një sjelljeje të tillë do të ishte se ai nuk
mund ta paramendoj një shoqëri tjetër përpos asaj me nënën e tij. Asnjë grua
tjetër nuk do ta luaj rrolin e saj, e flijimit të plotë. Kompleksi i Edipusit do të ishte gjithmonë
rezultat artificial i një edukimi të gabueshëm. Nuk është e nevojshme animi i
trashiguar ta marr si incest apo këtë fare ta paramendoj, se një gabim i tillë
në bazë ka të bëj diçka me gjininë.
Nëse
fëmija, i cili është i lidhur vetëm me nënën, do të vijë në një pozitë kurë do
të heqen lidhjet me nënën, dhe do të fillojnë vështërsitë. Kurë të shkon në
shkollë, apo nëse luan me fëmijët, do të jetë përherë qëllimi i tij që të mbes
në lidhje me nënën e tij. Sa herë që të ndahet prej saj, ai vuan. Ai dëshiron
ta ketë nënën e tij përherë pas vetit, t'ia tërhjekë vëmendjen, të jetë përherë
në përkujdesje. Dhe ka shumë mjete që mund t'i përdor. Ndoshta bëhet një djal i
nënës, gjithmonë i butë dhe i ëmbël, dhe i uritur për dashamirësi. Ndoshta qanë
ai për çdo vështërsi të vogël, ose sëmuret, për të treguar se sa urgjentisht ka
nevoj për përkujdesje të përhershme. Ndoshta mund të ketë raste tërbimi, ku
është i padëgjueshëm, dhe i kundërshtueshëm, për ta kthyer vëmendjen e nënës
nga vetja. Ne gjejmë te fëmijët që kanë nevoj për përkujdesje mijëra lloje të
tilla lojrash të fëmijëve të llastruar, të cilët luftojnë për vëmendjen e
nënave të tyre dhe kundërshtojnë çdo kërkesë të rrethit të tyre.
Fëmija
fiton përvojë të shpejt në zgjedhjen e mjeteve më të përshtatura për tërheqjen
e vëmendjes. Fëmijët e llastruar shpesh kanë frikë nga ajo që të lihen vetëm,
posaqerisht në errësirë. Nuk është vet errësira që i frigohen ata; por ata e
përdorin frikën për ta detyruar nënën, që të qëndrojë afër tyre. Një fëmij i
tillë i llastruar bërtitëtë përherë në errësirë. Kurë nëna e tij njëherë natën
shkon te fëmija pas bërtimës, e ka pyetër atë: pse po frigohesh?Sepse është
errësirë', përgjigjet ai. Mirëpo nëna e kishte hetuar qëllimin e sjelljes së tij.
Dhe tani që jam këtu, i thotë ajo, a është më pak errësirë? Vetë errësira
nuk është me rëndësi dhe frika nga kjo do të thotë vetëm se nuk dëshironte të
jetë i ndarë nga nëna. Nëse ky rast paraqitet te një fëmijë i tillë gjitha
emocionet e tija, gjithë fuqia shpirtërore dhe aftësitë e tija janë të
drejtuara për ta krijuar një situatë për të cilën nëna duhet të vij e të marrë
kontakt përsëri me atë. Më anë të bërtimës, thirrjeve, pagjumësía apo të tjera
ai përpiqet ta sjell, gjejë nënën. Një mjet i vëçantë, që ka tërhjekur
vëmendjen përherë të psikologëve dhe edukatorëve është frika. Në psikologjinë
individuale nuk merremi me shkaqet e frikës, por me çështjen e qëllimit të
frikës. Të gjithë fëmijët e llastruar vujan nga frika. Me ndihmën e frikës së tyre
mund të shkaktojnë tërhjekjen e vëmendjes mbi ta dhe për këtë ata ndërtojnë
këtë ndjenjë në stilin e jetën së tyre. Ata përfitojnë nga kjo që
qëllimin e tij - (ri)fitimin e kontaktit me nënën- ta arrijnë. Fëmija frikacak
është një fëmij i cili është i llastruar dhe dëshiron të jetë edhe mëtutje i
llastruar. Nganjëherë fëmijët e tillë të llastruar ëndërrojnë ëndrra të këqia
dhe bërtasin në gjumë. Ky është një symptom i njohur; por pérderisa gjumi
konsiderohej si e kundërta e gjendjes zgjuar, nuk mund të kuptohej. Por kjo ka
qenë gabim; gjumi dhe zgjuarja nuk janë kurrëfarë kundërshtimesh, por lloje të
lojës të sjelljes. Fëmija sillet në ëndrrat e tija gati njëjt sikur edhe gjatë
ditës. Qëllimi i tij, për ta ndryshuar gjendjen për përfitime të tij, ndikon trupin
si dhe mendjen e tij; dhe pas disa ushtrimeve dhe përvojës e gjenë rrugën më të
suksesshme për t'iu ofruar qëllimit të tij. Bile edhe në mendimet në gjumë i
vijnë në kujtesë pamjet dhe mendimet, që i shërbejnë për qëllimin e tij.
Fëmijët e llastruar pas disa përvojave gjejnë mendimet që shpien në tmerr,
frikë, që janë shumë të përshtatshme, që lidhjen e ndërprerë përkohësisht më
nënën shpejt ta rivendosë. Fëmijët e llastruar mbajnë bile edhe shpesh ëndrrat
e frikës pran veti edhe kurë të rriten. Ëndrrat e frikës kanë qenë mjet i mirë
për tëhjekjen e vëmendjes, që më vonë është mekanizuar si zakon.
Ky pëdorim i frikës është i përhapur aq shumë sa që ne do të
befasoheshim shumë, nëse do të dëgjonim nga ndonjë fëmijë i llastruar se, ai
natën kurrë nuk ka shkaktuar telashe. Numri i trikave për nxitjen e vëmendjes
është shumë i pasur. Disa fëmijë ankohen për krevatin e papërshtatshëm ose
kërkojnë ujë; disa të tjerë frikohen nga hajdutët ose kafshëve të egra. Poashtu
disa të tjerë nuk i zën gjumi, nëse prindërit e tyre nuk ulin pran tyre. Disa
ëndrrojnë; disa biejn nga krevati; disa e Iagin krevetin. Vetëm një fëmijë i
llastruar, që e shëroja unë, dukej se natën nuk shkaktonte fare vështërsi. Nëna
thoshte, vajza flenë mirë pa ëndrruar dhe pa u zgjuar, ska pasur kurrë
vështërsi. Unë i emrova të gjitha symptomet të cilat mund të jenë të
përdorshme, mirëpo te kjo vajzë nuk kishte diçka te ngjajshme. Më në fundë u
mjegullova. Ku flenë ajo? e pyeta nënën. Në krevatin tim, mu përgjigj ajo.
Shpesh sëmundja është ndihmë për fëmijët e llastruar, sepse
nëse janë të sëmurë, llastrohen edhe më shumë se herave tjera. Ndodhë shpesh që
një fëmijë i tillë pakë pas sëmundjes del si fëmijë që ka nevoj për kujdesje;
së pari në të shumtën e rasteve supozohet se ende është një rezultat i
sëmundjes. Në të vërtetë kujtonë mbas shërimit vorbullin, rrapëllimën që është
bërë për shkak të tij, kurë ishte i sëmurë. Nëna nuk mund ta llastroj edhe
mëtutje sikur që ka bërë atëherë, dhe kështu hakmarret duke u bërë fëmijë që ka
nevojë për përkujdesje. Nganjëherë ndonjë fëmijë, i cili përgjon, sikur një
fëmijë tjetër që nëpërmjet sëmundjes së tij bie në qendër të vëmendjes në
rrethin e tij, dëshiron që të të sëmuret edhe vetë; kështu ai puthë fëmijën e
sëmurë që edhe ia vetë të marrë sëmundjen e tij.
Një vajzë kishte qenë katër vite në spital dhe ishte
llastruar shumë nga mjekët dhe motrat medicionale. Kurë kthehet në shtëpi në
fillim llastrohet edhe nga prindërit, mirëpo mbas një kohe fillon të largohet
vëmendja ndaj saj. Çdo herë që asaj nuk i është dhënë ajo që ka dëshiruar, ajo
ka futur gishtin në gojë dhe thoshte: unë kam qenë në spital'. Ajo ju kujton
të tjerëve , se ajo ka qenë ë sëmurë, dhe kërkonte ta rivendosë gjendjen e
këndshme që kishte qenë. Sjellje të njejtë ne vërejmë edhe të të rriturit, të
cilët me kënaqësi flasin për sëmundjet dhe operacionet të cilave iu janë dashur
t'iu nënshtrohen.. Në anën tjetër nganjeherë ndodhë që një fëmijë i cili iu ka
shkaktuar vështërsi prindërve, pas sëmundjes shërohet dhe nuk bën më probleme
prindërve. Ne veq ndëgjuam se fëmijët me të meta organike për fëmijën është një
ngarkesë plotësuese, mirëpo ne ndëgjuam poashtu se kjo nuk shpjegon në mënyrë
të mjaftueshme charaktere te këqia. Së këndejmi ne guxojmë të dyshojmë se mos
të metat organike në vete kanë të bëjnë diçka me ndryshimet.. Një fëmijë, i
dyti në familje, iu shkaktonte prindërve merakosje të madhe. Ai ishte një
gënjeshtar, vjedhës dhe mashtrues, ishte i ashpër dhe i egër. Mësimdhënësit e
tij nuk kishin mundësi që të fillojnë asgjë me atë sa që vijnë deri te mendimi
se ai duhet të dërgohet në një shtëpi për përmirësim. Gjatë asaj kohe fëmija
sëmuhet. Ai vuante nga sëmundja e turberkulozit në eshtra dhe ishte detyruar të
qëndroj gjysmë vjeti në gips i shtrirë. Pasi që ai fillon të ndjehet mirë bëhet
fëmija më i mirë në familje. Ne nuk mund ta marrim me mendë se një sëmundje
mund të ketë një ndikim të tillë në fëmijën, dhe kështu ne pamë se ky ndryshim
kishte të bëj me njohjen e gabimeve të mëparshme. Ai kishte menduar gjithëmonë
se prindërit po e dashurojnë vëllaun e tij më shumë dhe se atë e kanë lanë pas
dore. Gjatë sëmundjes së tij ai vetë gjendet në qendër të vëmendjes. Secili
përkujdesej për atë dhe i ndihmuan atij, dhe kështu ai ishte mjaftë i aftë të
kuptoj dhe të largohet nga Pikëpamja e tij se ai po lihet pas dore.
Është qesharake, të mendohet, se rruga më e mirë është, që
gabimet e shpeshta të nënës të menjanohen, të gjithë fëmijët t'iu largohet
përkujdesaja e nënës së tyre dhe t'ju ipen kujdestareshave apo institucioneve
adekuate për këtë që të kujdesën për ata. Kurdo që ne të kërkojmë një
zëvendësim të nënës, të shikojmë ne ndonjë që luan rolin e nënës - e cila lidhë
fëmijën në vete, mu ashtu siq e bënë edhe nëna. Fëmijët që rriten nëpër
jetimore, shpesh nuk kanë kurrëfarë kuptimi, ndjenje për të tjerët: askush nuk
ka qenë pran tij që të mund të jetë një urë e gjallë mes fëmijës dhe
bashkkrijuesit(nënës) të tij. Nganjëherë janë bërë përpjekje me fëmijët e
jetimoreve, që janë zhvilluar jo-mirë. Është kërkuar një edukatore për parashkoilorë
apo ndonjë moter medicionale që fëmijës t'ia ndaj përkujdesjen e saj personale,
ose të vendoset në një familje ku nëna do të kujdeset si për fëmijën e saj.
Rezulati ka qenë gjithnjë një përmirësim i theksuar, nëse është zhgjedhur nëna
për përkujdesje(njerka) e mirë. Mundësia më e mirë për të rritur fëmijë të
tillë nëse gjendet një zëvendësim për babanë dhe nënën dhe për një jetë
familjare; dhe e gjithë ajo çka do mund të bënim nëse do t'iu marrim fëmijën
prindërve, me shumë mund do të mundeshim të gjejmë njerëz të tjerë që do të
mund t'i merrnin detyrat e prindërve.
Domethënia e dashamirësisë së nënësisë dhe përkujdesjes
nënësore del nga fakti se, ka aq shumë dështime që vijnë nga rrethi jetimave,
të fëmijëve nga prindërit pa kurorë, fëmijëve të padëshirueshëm dhe fëmijëve
nga kurorat e prishura. Eshtë e njohur se, rroli i nje njerke është shumë i
vështirë dhe fëmijët shpesh e refuzojnë atë. Në të vërtetë vështërsia nuk është
e pazgjidhur, dhe unë njof raste ku me rezultat të mirë është tejkaluar; mirëpo
vetëm shpeshherë gruaja nuk e kupton situatën. Ndoshta lidhen shumë ngushtë
fëmijët me babain, nëse vdes nëna dhe llastrohen nga ai. Pra ndihen se do t'i'
vjedhet dashamiresia dhe kështu rezistojnë kundër njerkës. Ajo(njerka) mbrohet
dhe kundërsulmon, dhe tani fëmijët kanë një arsye të vërtetë për të rezistencë.
Ajo i ka provokuar ata dhe fëmijët luftojnë më shumë se kurrë. Lufta me një
fëmijë është gjithmonë e pakuptimtë; nuk mundet kurrë të fitohet me përdorimin
e dhunës apo të fitohet për bashkpunim. Nga përleshjet e tilla del gjithmonë si
fitimtar, ngadhnjyes ai më i dopti. Kërkohet diçka nga ai, çka kundërshton të
japë, diçka çka me anë të mjeteve të tilla, metodave të tilla kurrë nuk mund të
arrihet. Një përpjekje e paparashikueshme në tensionim dhe harxhim i pakuptimt
i energjisë do të kursehet, nëse ne përfundimisht do të kuptonim se, dashuria
dhe bashkpunimi nuk mund të fitohen kurrë nëpërmjet dhunës.
Roli i babait në jetën familjare është poashtu i rëndësishëm
sikur ai i nënës. Në fillim mardhëniet e tij me fëmijën janë më pak të ngushta;
ndikimi efektiv i tij fillon tek më vonë. Ne veq kemi parashtruar disa rreziqe
që mund të dalin nëse nëna dashamirësinë, simpatinë e fëmijës nuk e zhgjëron
edhe drejtë babait. Mund të pësoj pastaj një pengesë të madhe në zhvillimin e
ndjenjës së tij për bashkësi. Nëse martesa është fatkeqe, situata për fëmijën
është potë rreziqe. Nëna ndoshta ndihet e pafuqishme, që ta përfitoj,
bashkangjis babain në jetën familjare; ndoshta ajo dëshiron që ta mbaj fëmijën
vetëm për vete. Ndoshta te dy prindërit e shfrytëzojnë fëmijën si peng për
luftën e tyre personale. Secili dëshiron ta lidhë fëmijën për vete, të
dashurohet nga fëmija më shumë se partneri tjetër. Nëse fëmijët ndjejnë
qëndrimet, mendimet e ndryshme të prindërve ata lagohen me shkathtësi. Kështu
krijohet një konkurencë, se kushë mundet më mirë të sillet me fëmijën apo ta
llastroj më mirë. Eshtë e pamundur një fëmijë në një atmosferë të tillë të të
edukohet për vetëdije për bashkësi. Bashkësia e parë me njerëzit e tjerë që
përjeton është ajo me prindërit; nëse ajo është e keqe nuk mund të pritet që
kuptimi për bashkësi të zhvillohet vetëm. Fëmijët nga kurorat fatkeqe rriten me
pikëpamje pesimiste për martesë, nëse nuk fitojnë përshtypjen e parë të mirë. Edhe
kurë të rriten do ta kenë ndjenjën, se çdo martesë mundë të përfundoj keq. Ata
do të përpiqen ti ikin gjinisë së kundërt ose janë të bindur se përpjekjet për
afrim do të të përfundojnë si të pafat. Për këtë fëmija është shumë i dëmtuar
nëse kurora, martesa e prindërve të tyre nuk është një qelizë aktive e
bashkësisë, një rezultat i jetës në bashkësi dhe një shkollë e jetës në
bashkësi. Kuptimi i martesës është partneriteti mes dy njerzëve për mirëqenien
e dyanshëm, për të mirën e fëmijëve të tyre dhe shoqërisë, dhe nëse ata
dështojnë në njërën nga këto pikëpamje, nuk qëndron në harmoni me kërkesat e
jetës.
Këtu pasi që martesa është partneritet, asnjëra palë nuk do
të duhej të ushtrojë mbizotërim. Kjo pikë duhet të kihet parasyshë në mënyrë
bazore. Në gjithë udhëheqjen e jetës familjare ska nevoj për demostrimin e
forcës, dhe është e pakëndshme, nëse një partner udhëheqë dhe i kushtohet më
shumë vëmendje se të tjerëve. Nëse babai është një pesonalitet i fortë dhe
ngrenë tonin në familje, të rinjët marrin një pikëpamje të gabueshme për
pritjet që janë të lidhura me rolin e tyre mashkullorë. Vajzat vuajn edhe më
shumë. Mashkujt në pikëpamjen e tyre janë tiranik; martesa ju duket atyre sikur
të jetë një nënshtrim ose nje skllavërim.Nganjëherë ato do të përpiqen ta
shpëtojnë veten nga gjinia tjetër me ikjen e tyre në perversion.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.