Ngjarja hyrëse e këti
kapitulli hedh dritë në aplikimin e terapisë bihevjoriste në një spital
psikiatrik.Me njerëzit me çrregullime mendore janë përdorur forma të shumta terapie,ndërkaq
shumica e këtyre teknikave janë përdorur për të trajtuar probleme të zakonshme
që prekin shumë njerëz të shëndetshëm.Qëllimi i parë i studimeve për shkaqet
dhe natyrën e turbullimeve emocionale është përpunimi i metodave efikase per të
ndihmuar njerëzit me probleme të ndryshme.Mënyrat më të mira të trajtimit kanë
rrjedhur nga studimet e eksperimentuesve mjekësore,nga përvoja klinike e
psikoterapistëve,dhe nga zhvillimi i teorive psikologjike.
Ky kapitull përshkruan
shumicën e masave që janë marrë për të trajtuar psikotikët,për të rritur
aftësinë e tyre për t’u marrë me sukses me situatat stresante të jetës.Këto
teknika u mundësojnë njerëzve me një larmi problemesh psikologjike të lehta dhe
të rënda që të kontrollojnë më mirë ndjenjat,mendimet dhe veprimet e tyre dhe
kështu të pakësojnë numrin e rasteve dhe format e rënda të sjelljes anormale.
Njerëzit i duan terapitë për arsye të shumta që fillojnë nga nevoja për të
njohur më mirë vetveten e që shkojnë deri te mënjanimi i dhimbjeve shpirtërore
që nuk të lënë ta përballosh problemin.Njerëz të tjerë i nënshtrohen trajtimit
nën presionin e të afërmve ose të gjyqit.
Ekzistojnë shumë lloje
profesionistësh që merren me njerëzit që kanë probleme psikologike.P.sh.,
klerikët merren shpesh me seanca këshillimi për të ndihmuar njerëzit me
probleme martesore ose ata që kanë vështirësi emocionale.Mjekët familjarë mund
të vënë re ndonjë problem të mundshëm dhe e adresojnë pacientin tek një
ekspert.Ekzistojnë tri grupe profesionistësh që bëjnë terapi për çrregulime
psikologjike.Psikiatrët janë mjekë të specializuar për çrregullimet
mendore.Duke pasur gradën M.D.(Master Degree,është gradë shkencore që fitohet
në perëndim zakonisht me përfundimin e studimeve unuversitare) një psikiatër
lejohet të rekomandojnë medikamente ose trajtime të tjera mjekësore për
pacientët e vet.
Psikologët klinikë dhe psikologët këshillues kanë gradën Ph.D në
psikologji (Phylosophy Doctor,gradë shkencore që fitohet në Perëndim duke
mbrojtur një tezë),si rregull duhet të kenë punuar në spital psikiatrik dhe të
kenë eksperincë në këshillim ose psikoterapi.Punonjësit socialë psikiatrikë
kanë arsim universitar për punë sociale dhe këshillim individësh dhe familjesh.
Ekzistojnë dy forma të
mëdha terapie për çrregullimet mendore-psikoterapie dhe terapia biologjike (ose
biomjeksore),të cilat ne do t’i trajtojmë në këtë kapitull.
Psikoterapia është trajtimi i problemeve sjellore dhe emocionale duke
përdorur teknikat psikologjike.Psikoterapia përfshin një larmi drejtimesh si
:terapia e kthjellimit psikik,ajo bihevjoriste dhe terapitë në grup.Terapitë e kthjellimit psikik bazohen kryesisht në idenë se sjellja është anormale ngaqë
njerëzit nuk e kuptojnë mirë motivacionin që e shkakton atë.Kështu,terapitë e
kthjellimit psikik përpiqen t’i ndihmojë njerëzit të qartësohen,të
ndërgjegjësohen për sjelljet,mendimet dhe ndjenjat.
Terapitë bihevjoriste janë më të prokupura me modifikimin e sjellljes normale
sesa me kthjellimit psikik për motivacionin.Ata supozojnë se kur sjellja arrin
të ndryshohet,ndryshon edhe motivacioni i saj.Terapitë në grup
përpiqen të ndihmojë njerëzit me probleme duke lënë ata të bashkëveprojnë në
grup;përmes bashkëveprimit ato mund të kthjellohen pe¨r motivacionet e veta dhe
njëkohësisht të ndryshojnë sjelljet.
Koncepti psikoterapi
është një koncept i gjërë që përfshin shumë drejtime të ndryshme.Carson dhe
kolegët e vet (1988) përshkruan disa nga objektivat e psikoterapisë.Sipas tyre
psikoterapia përdoret për të pakësuar ose eleminuar sjelljet joadaptive ose
anormale.Ajo është e dobishme për të njohur më mirë vetveten dhe për të përmirësuar aftësitë për marrëdhënie ndërpersonale.Psikoterapia mund ta
ndihmojnë një individ për të kapërcyer një krizë të menjëhershme,ashtu siç mund
t’ia zbus fatkeqësinë e gjatë personale.Psikoterapia mund të ndihmojë të
modifikohen ato kushte të mjedisit,të cilat kontrbuojnë në fatkeqësinë e
individit.Ajo mund të ndihmojë gjithashtu që individi të modifikojë perceptimet
e gabuara dhe kognicionet e pasakta për botën rrethuese.Ndërsa një psikoterapi
e veçantë ka objektiva specifike,shuhmë nga objektivat e mësipërme
përputhen.Është e rëndësishme që të kihet parasysh se ky kapitull mbulon vetëm
disa nga format e shumta të psikoterapisë që praktikohen sot. Në njëfarë
kuptimi,çdo psikoterapist përdor një mënyrë të vetëm,eklektikë
psikoterapie.Kjo kombinon disa tipe të terapisë pë të cilat se i përshtaten
pacientit.
Terapia biologjike ka të bëjë me trajtimin e problemeve të sjelljes përmes
teknikave biologjike (Carson dhe kolegët,1988).Terapia biologjike (ose terapia
biomjekësore) përfshin terapitë me medikamente,psikokirurgjinë,dhe terapitë
elektrokonvulsive. Ideja themelore e terapisë biologjike është se çrregullimi
fiziologjik shkakton një çrregullim psikologjik dhe sjellja do të ndryshojë
duke e trajtuar personin biologjikisht.Terapia biologjike zakonisht përdoret
nga një psikiatër me qenë se ai ka arsim pe¨rkatës mjekësor.Se çfarë terapie e
veçantë do të përdoret,kjo varet nga terapisti,pacienti dhe natyra e problemit
që do të trajtohet.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.