Kur kam hyrë një natë vonë në restorant, një burrë i ri doli nga dera.
Fytyra e tij ishte edhe e mërrolur edhe e ngurtë. Pas i shkonte gruaja e re
duke e goditur ne shpinë dhe dukei bërtitur: "Qosh i mallkuar! Kthehu
mbrapa dhe sillu mirë me mua!". Lutja shumë kontradiktore dhe sarkastike
zbulon modelin i cili rëndomë shihet tek çiftet të cilëve lidhja është në
krizë: ajo dëshiron grindje, ai tërhiqet. Psikologët martesor moti kohë e kanë
vërejtur se çiftet të cilët sillen sipas këtij modeli
"grindje-tërheqje", me kohë përfundojnë tek terapeuti kur burri vënë
vërejtje në kërkesat dhe fjalët fyese të "pakuptimta" të gruas,
derisa gruaja ankohet se ai nuk interesohet që ta dëgjojë atë.
Në esencë ky
"përfundim" martesor është dëshmi se tek një çift bashkëshortor
ekzistojnë dy bota emocionale – e saj dhe e tij. Edhe pse pjesërisht janë të
natyrës biologjike, rrënjët e dallimeve emocionale mund të përcillen nga
fëmijëria - bota të ndara emocionale të vajzës dhe djalit gjatë periudhës së
rritjes. Janë bërë numër i madh studimesh për këto dy bota të ndara, për
pengesat të cilat krijohen jo vetëm për shkak të lojrave të ndryshme të cilat
vjazat dhe djemët i preferojnë, por edhe nga frika se mos dikush do i përqeshë
se kanë "vajzë" apo "djalë" një hulumtim mbi miqësinë në
mes të fëmijëve ka treguar se fëmijët trevjeç thonë se gjysma e shokëve të tyre
janë të gjinisë së kundërt; fëmijët pesëvjeç deklarojnë se 20% të shokëve i
kanë të gjinisë së kundërt, ndërsa shtatë vjeçarët gati asnjë djal apo vajzë
nuk kanë shokë të gjinisë së kundërt. Botat e ndara miqësore kalojnë njëra
pranë tjetrës derisa tinejxherët nuk ia fillojnë të "zbaviten"...
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.