Ndjenjat
e njeriut kanë edhe shenjat e jashtme të shprehjes së tyre.Shenjat e jashtme të
shprehjes së ndjenjave mundësojnë njohjen e ndjenjave të një individi nga ana e
të tjerëve.Kështu ,dënjesa e një individi të panjohur është shenjë e ndjenjës
së pikëllimit të tij;vajtimi i një tjetri është po ashtu shenjë e píkëllimit të
tij,lëvizjet e shpeshta të gjymtyrëve dhe jo aq të koordinuara të një njeriu
janë shenja të jashtme të ndjenjës së zemërimit të tij,etj.Metoda e
ekspresionit të ndjenjave mbështetet në dallimin e këtyre shenjave të jashtme
dhe në gjurmimin e lidhjes së tyre me ndjenjë e përjetuar të individit.Shenjat
e jashtme të shprehjes së ndjenjave janë të shumta.Këto shenja ndahen në tri
grupe.Grupet e shenjave të jashtme të ndjenjave janë:
shenjat e fytyrës,të zërit,dhe të lëvizjes së trupit
e të gjymtyrëve të tij.Disa nga psikologët edhe përcaktimin e situatës së
jashtme që shkakton ndjenjën e caktuar e sistemojnë në shenja të shfaqjes së
ndjenjave.Sa më shumë të dhëna që mblidhen dhe grupohen për një lloj ndjenje të
caktuar,aq më i sigurt është individi në përcaktimin e saktë të ndjenjës së
tjetrit.Përndryshe,individi mund të gabojë në përcaktimin e ndjenjës së tjetrit
sikur të bazohet vetëm në shenja të dalluara te tjetri.Shenjat e fytyrës janë
më të dallueshme për përcaktimin e ndjenjës së tjetrit.Ndër këto,shenjat e
ndryshimit të muskujve të gojës dhe të muskujve të syve janë shenjat më të
rëndësishme për identifikimin e llojit të caktuar të një ndjenje.Shenjat e
ndryshimit të lartësisë,të fortësisë dhe të ritmit të zërit të njeriut gjatë të
folurit shprehin në formë të dallueshme llojet e ndjenjave.Intesiteti i lartë i
zërit të njeriut që flet,humbja e ritmit të pushimeve foljore janë shprehje
gati e sigurt e zemrimit të tij;plogështia në të folur,ngadalësimi i ritmit të
të folurit,zgjatja e pushimeve foljore më tepër sesa është e zakonshme te
njeriu i caktuar janë tërësi e shprehjes së ndjenjës së pikëllimit të tij.
Është
vështirë të dallohen ndjenjat e ndërlikuara tek individët që janë përmbajtës të
vetës dhe kontrollues të ndjenjave të veta.Në këto raste identifikimin e
ndjenjës së individit e ndihmon njohja e situatës së përjetuar,e cila ka
shkaktuar një ndjenjë të këtillë.Ndjenjat dallohen edhe në bazë të formave të
qëndrueshme të shprehjes së tyre në shoqërin e caktuar.Ndjenja e pikëllimit
shpreht me vajtim të zëshëm në disa mjedise shqiptare,por jo në të gjitha;frika
ka forma të ndryshme të shprehjes në mjedise të ndryshme shoqërore,madje edhe
te pjesëtarët e të njejtës shoqëri,për të shkaktuar nga dukuritë dhe nga
situata të ndryshme.Megjithëkëtë,shumë veta arrijnë tí kontrollojnë me sukses
ndjenjat e tyre,sikurse edhe shprehjen e jashtme të ndjenjave.Për këtë
shkak,identifikimi i saktë i ndjenjës së të tjerëve në bazë të shprehjeve të
jashtme të saja ka kufizimet e veta....
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.