Kur
Duhanpirësit Lënë Duhanin – Dobitë Shëndetësore Me Kalimin e Kohës
Mendoj që njëra
prej arseve kryesore pse është aq e vështirë të lëmë duhanin është se të gjithë
dobitë shëndetësore që do të arrish nëse lëni duhanin dhe të gjitha rreziqet
nëse vazhdon duken shumë të largëta. Mirë, atëherë më poshtë keni disa prej
efekteve të menjëhershme, kuptohet po flasim për dobi shëndetësore të lenies se
duhanit dhe se si kjo do të ndikoj për së miri në trupin tuaj.
20 minuta pas lënies së duhanit
Shtypja e gjakut
dhe pulsi zemrës bien
12 orë pas lënies së duhanit
Niveli i
monoksid karbonit në gjak bie në nivel normal.
2 javë deri 3 muaj pas
lënies së duhanit
Përmirësohet qarkullimi dhe shtohet
funksioni i mushkërive
1 deri 9 muaj pas lënies së duhanit
Zvogëlohet
kollitja dhe frymëmarrja e shkurt; cilia (struktura që gjasojn në qime që
lëvizin duke nxjerr mukozën jasht mushkërive) fillojnë të rimarrin funksionin
normal në mushkëri, duke shtuar aftësinë që të pastrojnë mushkëritë dhe
zvogëlojnë rrezikun e infeksionit.
1 vit pas lënies së duhanit
Rreziku i
tepruar i sulmit në zemër përgjysmohet në krahasim me ata që vazhdojnë të pin
duhan
5 vite pas lënies së duhanit
Rreziku i
kancerit të gojës, fytit, ezofagut dhe fshikëzës përgjysmohet. Kanceri i qafës
së mitrës bie në nivel të jo-duhanpirësve. Rreziku i goditjes në tru bie në
nivel të jo-duhanpirësve pas 2-5 vite.
10 vite pasi ta keni
lënë duhanin
Rreziku i
vdekjes nga kanceri mushkërive është përgjysmë krahasuar me atë që vazhdon të
pi duhan. Rreziku i kancerit të laringut (kutis së zërit) dhe edhe pankreasit
zvogëlohet dukshëm.
15 vite pas lënies së duhanit
Rreziku i
sëmundje koronare të zemrës është i njëjtë me të atyre që nuk kanë pirë duhan.
Këto janë disa
nga dobitë shëndetësore e lënies së duhanit njëherë e përgjithmonë. Lënia e
duhanit shkurton rrezikun e diabetit, mundëson që enët e gjakut të punojnë më
mirë dhe ndihmon zemrën dhe mushkëritë. Ta lësh duhanin gjersa je në moshë të
re mundëson që akoma më shumë të zvogëlosh rreziqet shëndetësore, por ta lësh
duhanin në çfarëdo moshe të ndihmon ti kthesh vetës ca vite jetë që përndryshe
do humbin nëse vazhdon të pish duhan.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.