Terapia me klient të
qendërsuar u themelua nga teoricieni i
personalitetit humanist Carl Roders.Idetë kryesore të kësaj terapie janë :çdo
individ ka një aftësi të lindur për të qenë i shëndetshëm psikologjikisht dhe
për të realizuar potencialin që ka,për t’u vetaktualizuar.Sipas këtij
këndësështrimi,mosadaptimi psikologjik ndodh kur individi mohon aspekte të
rëndësishme të vetvetes,si p.sh.,disa ndjenja dhe eksperienca ngaqë ai shkon
ato si të ”papranueshme”.Për të rivendosur kontaktin me vetveten,në vend që të
kapen pas imazheve të imponuara,ata kanë nevojë për një mjedis që pranon dhe që
nxit njohjen e lirë dhe të hapur të personalitetit të tyre.Kjo do të çojë
përfundimisht në njohjen e vetvetes dhe në shëndetin mendor.
Funksioni i terapistit
është sigurimi i një atmosfere jokërcënuese,i një atmosfere ngrohtësie dhe
respekti për individin.Për të theksuar rolin aktiv që terapisti luan gjatë
procesit,personi që merr terapitë quhet klient dhe jo pacient.Terapisti nuk
merr përsipër ta udhëheqë klientin të ndryshojë jetën e vet,as nuk i jep atij
këshilla,dhe as nuk i interpreton ato që thotë klienti.Në këtë mënyrë kjo
terapi është nondirektive. Terapisti bën të gjitha përpjekjet që ta kuptojë
klientin tërësisht,të sqaroj ndjenjat që ai shfaq dhe reagimett që bën.Rogers mendon
se terapisti duhet të jetë i sinqertë,t’ia shprehë ndjenjat e tij klientit dhe
të mbetet në të njejtën kohë një dëgjues i vëmendshëm dhe i ngrohtë.
Në librin e vitit 1980 ”Një mënyrë ekzistence”,Rogers përshkroi tri cilësitë thelbësore që duhet të ketë
një terapist që praktikon terapitë me klient të qëndërsuar
sinqeritetin,qëndrimin e pakushtëzuar pozitiv dhe aftësinë për ta kuptuar
klientin duke vënë veten në pozitën e tij.Sinqeriteti do të thotë të
jesh ai që je,të jesh i hapur,i ndershëm.Terapisti duhet të mbajë ndaj klientit
një qëndrim të pakushtëzuar pozitv domethënë ta pranojë klientin
tërësisht,ashtu siç është.Klienti duhet të trajtohet gjithmonë si një qënie
njerëzore e papërsëritshme e rëndësishme,e mirë.Është me rëndësi të krijohet
një mjedis në të cilin të ndodhë ndryshimi.Terapisti duhet të jetë empatik,pra
i aftë të kuptojë ndjenjat dhe përceptimet e klientit.
Duke vënë veten në
pozitën e klientit terapisti mendon dhe ndjen ato që mendon e ndjen edhe vetë
klienti,kështu që klienti mund të shohë vetëveten më qartë.
Dëgjimi aktiv (duke i kushtuar
vëmendje të plotë asaj që thuhet) i terapistit është themelor për të kuptuar
personin tjetër.Në këtë mënyrë terapisti nuk e interpreton e nuk e vlerëson atë
që thotë klienti,por e lë atë të formojë përfundimet e veta ndërkohë që terapia
ecën
përpara.
Në terapitë me klient të
qëndërsuar klienti fillon të ndjehet i lirë për të analizuar personalitetin dhe
problemet e veta dhe të zbulojë përvojat dhe ndjenjat që ai vetë i ka ndrydhur
më parë.Në fund të terapisë,nga klienti pritet që ai ta njohë më mirë veten dhe
ta pranojë më lehtë atë.Terapisti mendon se këto të dyja përbëjnë një gjë të
vetme.Ai beson gjithashtu se aftësia për të njohur më mirë vetveten lehtëson
zbulimin e rrugëve më efikase e më të përshtatshme për të jetuar e
bashkëvepruar me të tjerët. Rogers besonte se terapia nondirektive zbatohet në
një larmi marrëdhëniesh si në ato
terapist-klient,prind-fëmiijë,lider-grup,mësues-nxënës,administrator-punonjës.Përderisa
qëllimi i terapisë është të ndihmojë klientin të zhvillohet,atëhere qëndërsimi
i klientit,vënia e tij në qendër,është një veprim i bazuar.Megjithatë për
terapitë roxheriane janë ngritur edhe disa probleme.Vlerësimi i efikasitetit të
kësaj terapie bazohet në ato që thotë vetë klienti për vetveten dhe jo në
ndryshimet aktuale të sjelljes.Kështu,matja e efikasitetit të terapisë
vështirësohet.Gjithashtu,përderisa klienti duhet të marrë pjesë aktive në
procesin terapik,atëhere terapia me klient të qendërsuar është e përshtatshme
vetëm për format e lehta të problemeve psikologjike.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.