Sjellja e një fëmije në jetë është gjë e
mrekullueshme për gruan. Megjithatë pas lindjes së bebes, shumë nëna të reja
mund të hasen me paqëndrueshmëri psikologjike dhe emocionale për shkak të
presionit të madh shpirtëror, që quhet depresioni i paslindjes. Nëse nuk i
kushtohet vëmendje, drepresioni i paslindjes mund të shkaktojë psikozë si dhe
shumë probleme të tjera.
Shtatzënia dhe lindja
e bebes është një periudhë shumë e rëndësishme e grave. Gjatë kësaj periudhe,
femrat ngarkohen me shumë presionin fizik dhe psikologjik. Gjatë 9-muajve të
shtatzënisë po ashtu edhe lindjes me vështirësi të bebes, nënat e reja
harxhojnë shumë energji fizike. Pas kësaj ato përballen me sfidat e tjera
psikologjike, ku bëjnë pjesë dhe ndryshimi i stilit të jetesës, zgjimi gjatë
natës për të ushqyer foshnjen me gji etj.
Nëse nëna e re nuk e
përballon dot të gjithë këtë presion, atëherë ajo mund të vuajë nga probleme
emocionale pas lindjes, që ndahen në 3 lloje:
1. psikoza e paslindjes
2. depresioni i
paslindjes
3. simptomat e
depresionit të nënës së re
Psikoza e paslindjes
nis zakonisht nga dita e 3-të deri në ditën e 14-të pas lindjes. Në fillim,
nënat e reja mund të kenë pagjumësi, humbje të vetëdijes dhe luhatje të madhe
shpirtërore etj. Më vonë, ato do të kenë halucinacione, mendime të kota (si
vetëvrasja, frikë se foshnja e tyre nuk do jetojë etj), konfuzion dhe paaftësi
për t'u përkujdesur për beben. Psikoza e paslindjes zhvillohet shumë shpejt,
por edhe lehtësohet brenda disa javësh ose pas 2-3 muajsh. Specialistët thonë
se afro 90% e femrave që vuajnë nga ky problem do të shërohen pas trajtimit të
efektshëm shpirtëror. Një përqindje shumë e ulët mund të shkojë në vetëvrasje.
Depresioni i
paslindjes
Nënat e reja që vuajnë
nga depresioni i paslindjes kanë probleme me përqendrimin, memorien
afatshkurtër, shqetësime shpirtërore, qajnë vazhdimisht pa shkak, lodhen
shpejt, janë të pikëlluara, zemëruara, kanë mendime negative etj. Ky problem
shfaqet zakonisht nga dita e parë deri në javën e 6-të. Periudha më e
rrezikshme është në 10 ditët e para pas lindjes. Depresioni i paslindjes tek
disa femra zgjat 6 deri 9 muaj.
Po ashtu nënat e reja
që vuajnë nga depresioni postnatal kanë ndjenjë faji, probleme me oreksin,
shtim ose pakësim të tij etj. Këto simptoma paraqiten zakonisht në ditën e 3-të
pas lindjes dhe largohen vetë brenda një jave. Ato janë më të lehta dhe nuk
shkaktojnë pengesa psikologjike dhe probleme në aktivitetet shoqërore.
Nga se vjen
depresioni i paslindjes?
1. Arsyet fizike që lidhen me çrregullimin hormonal. Ky fenomen vjen nga procesi i lindjes së bebes.
2. Arsyet
psikologjike: mjekët theksojnë se gratë me depresion të paslindjes kanë
vështirësi të përshtaten me rolin e ri të nënës dhe të kapërcejnë presionin e
shkaktuar nga gjidhënia dhe përkujdesja ndaj bebes. Disa mjekë janë të mendimit
se presioni i grumbulluar në periudhën e shtatzënisë dhe shqetësimet e mëdha
mund të shkaktojë çrregullimet shpirtërore.
3. Arsyet shoqërore
ku bëjnë pjesë problemet ekonomike, mungesa e përkrahjes nga bashkëshorti apo
prindërit. Çdo nënë e re ka nevojë për mbështetjen e familjarëve.
Sipas studimeve tek
mijëra gra, presioni tek nënat e reja shkaktohet nga 4 elemente kryesore:
1. presioni i
shkaktuar nga roli i ri i nënës: nëna e re do të merakoset për qumështin e
bebes, për veshjen e tepërt ose të paktë të bebes, sëmundjet e bebes dhe të
gjitha detyrat e tjera që ka ajo si nënë.
2. presioni i
shkaktuar nga mungesa e përkrahjes sistematike: këtu përfshihen shumë arsye si
përkrahja e pamjaftueshme psikologjike, mungesa e mbështetjes apo ndihmës nga
bashkëshorti apo prindërit.
3. Stresi i shkaktuar
nga mënyra e re e jetesës: kur një grua sjell në jetë një qënie të re, jeta e
saj kërkon disa ndryshime, si lënia e punës, kërkimi i një kujdestareje për
beben, etj.
4. presioni i
shkaktuar nga ndryshimi i trupit dhe i ndjenjave: për shkak të shtatzënisë dhe
lindjes së bebes, forma e trupit ka ndryshuar po ashtu edhe psikologjia, duke
shkaktuar shqetësime të reja, si mbipesha, konsumi i tepërt i ushqimeve,
ndjenja e parehatisë etj.
Si të veproni?
1. Një fëmijë në
jetën e një çifti patjetër që sjell ndryshime madhore, fëmija është i të dy
prindërve prandaj të dy duhet të luajnë rol aktiv për rritjen e saj.
2. Femrat që vuajnë
nga depresioni i paslindjes kanë tendencë ta fshehin atë për arsye të ndryshme
duke u futur në një rreth vicioz.
Për këtë komunikimi
është çelësi, komunikoni me bashkëshortin, familjarët ose miqtë. Qëndroni
pozitive në mendime se kjo gjë do të kalojë, mos u fusni në dëshpërim.
3. Lindja dhe ushqimi
i bebes janë detyra e të gjithë familjes jo vetëm të nënës së re. Prandaj, të
gjithë anëtarët e familjes duhet të kontribuojnë për rritjen e fëmijës, pa ia
lënë të gjithë barrën gruas.
4. Nëna e re duhet të
bëhet një grua e pavarur, duhet të kuptojë gjithashtu veten dhe të kenë
vetvlerësimin e duhur.
5. Nënat e reja duhet
të komunikojnë më shpesh me miket e tyre, të cilat ndoshta kanë përjetuar të
njëjtën gjendje. Kjo do t'i vlejë shumë nënës së re pasi ajo do të mësojë nga
eksperiencat e mikeve të saj, duke shmangur humorin negativ.
6. Aktivitetet
sportive janë gjithashtu një mjet efektiv për arritjen e një gjendjeje pozitive
shpirtërore, pasi siç e dimë të gjithë gjatë ushtrimeve fizike nxitet sekretimi
i endorfinave, duke parandaluar depresionin.
7. Mirë është që
shqetësimet apo problemet që keni t'i diskutoni me personat më të afërt për t'u
çliruar. Mos i mbani shqetësimet brenda, flisni me dikë.
8. Kur keni stres të
madh për një kohë të gjatë konsultohuni me një psikolog. Pra, kërkoni ndihmë
për të eleminuar të gjitha shqetësimet tuaj emocionale. Mos qëndroni në
heshtje, pasi kjo vetëm sa do t'jua përkeqësojë gjendjen.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.