nga libri:
George Fred Williams
SH
Q I P T A R Ë T
Një
popull fisnik
Ky popull është shembulli më i madh i të mbajturit të moralit dhe meritave të trashëguara, për fisnikërinë dhe për kapacitetin e tij që, megjithëse për shekuj me rradhë ka qenë nën ndikimin tiranik dhe zhvleftësues, e mban prap kryet lart, nuk i ka humbur shpresat e veta dhe gjithnjë thotë se jam Shqiptar, qoftë edhe në mes të zjarrmit. Dhe për këtë ky meriton të gradohet me një listë të gjatë virtytesh të pastërta e shembullore. San Xhiljano thotë se Shqiptarët janë egoista të radhës së parë. Sigurisht ata nuk janë një racë që shtrohen dhe kërrusen nga frika. Trimërija e tyre s’ka kufi; ata e përballojnë vdekjen dhe fatkeqsinë e tyre pa u trembur. Fjala e besës për ta është shumë më e shenjtë se sa bëmat e mëdha të popujve të qytetëruar dhe mikpritja e tyre vijon deri sa mos t’u mbetet më kurrgjë. Virtytet e grave të tyre janë të trashëguara dhe vdekja është dënimi i zakonshëm dhe i shpejtë në rast tradhëtie ose imoraliteti.
Ndjeshmëria
e tyre në çnderime dhe fëmijë është shumë më i madh se sa në rrena e shpifje
dhe këto raste mbarojnë gjithmonë në gjakmarrje. Në asnjë vend tjetër të botës
nuk është ma e sigurte gruaja nga fyerjet se sa në Shqipëri; ai qe vret një
grua bie nga vlefta dhe e humb emrin e famën. Bajroni e nderon në këtë mënyrë
besnikërinë e Shqiptarëve nga përvoja vetjake që pati prane tyre:
T’ashpër janë djemtë e Shqipërisë,
e me gjithë
këtë nuk u mungojnë virtytet,
të ishin ato virtyte më të pjekur;
Ku është armiku që ua ka pa shpinën e shtegun ta
lirojnë?
Fortesat e shtëpitë e tyre nuk janë më të sigurta
kurrë,
sa ata vetë
në kohëra turbullimi e në rast nevoje;
Sa e rëndë
është mërija e tyre,
por kur ta
falin, miqësia është fare e sigurtë;
Kur
mirënjohja ose fisnikëria me derdh gjakun i thërret,
të patrembur
shkojnë përpara kudo që t’i çojë udhëheqësi i vet.
Kaq tepër e admironte Bajroni këtë popull saqë Shelli e thërriste atë me emrin përkëdhelës ALBI. Malësori dallohet nga qytetari. Veshja përgjithësisht është si veshja kombëtare e Greqisë. Fustanella, një fustan i bardhë që mbërrin deri ke gjuri, çorape të bardha mbulojne puplat e këmbëve, këpuce me maja të kthyeme e me tufa mbi ta, rrypi i mesit i mbushur me armë, xhamadani me mëngë të
lëshuara
mbrapa dhe qeleshe. (Xhorxh Fred Uilliams ka vizituar vetëm bregun e jugor të
Shqipërisë, prandaj përshkruan kostumin popullor jugor Shqiptar – shën.
përkth.). Ky popull rron në formën prindërore, domethënë plaku i shtëpisë
nderohet dhe shquhet përmbi të tjerët dhe të gjithë e dëgjojnë. Vajzat nderojnë
dhe ndigjojnë nanën. Iu mbarohet më parë çdo dëshirë prindëve e pastaj të
tjerëve. Tek ky popull nderimi për moshën është një tipar i veçantë. Janë shumë
zemër mirë për njëri tjetrin, ndihmojnë shoqi shoqin në rast rreziku apo
nevoje, kanë respekt për eprorët e tyre dhe e mbajnë besën me drejtësi e me
ndërgjegje të pastër. Në mes të tyre flasin një gjuhë të zbukuruar, përdorin
shprehje të pastra dhe të prishurit e gojës shpaguhet pa vonesë e ngadonjëherë
shumë rëndë. As me qeshje nuk përdoret gjuhë përdhosëse.
Mikpritja
është në kulmin e saj në Shqipëri. Një sulm po t’i bëhet mikut në çdo mënyrë
qoftë, është një çnderim i madh për të zotin e shtëpisë e për gjithë fisin e
tij. Ai që grabit ose vjedh mikun, sipas zakonit të vendit dënohet shumë rëndë,
ose me vdekje ose nxirret jashtë fisit. Burrat janë të gjatë, Gegët në Veri
janë më të gjatë se Toskët në Jugë; gjithashtu më të fortë dhe më të rreptë.
Një shkrimtar e përshkruan lëvizjen e malësorëve të Veriut si të dhive të egra
që i ngjiten majave e shkëmbinjëve më të mprehtë dhe zbresin pa pikë frike nga
këto vende, që kur i sheh thua se asgjë e gjalle s’mund të shpëtoje nga ato.
Besa është tradita më e shenjtë; kur njëri ka besën e një personi të mirë të njërit fis, çnderimi më i madh e pret
thyesin e saj prej personit të atij fisi. Besa e Shqiptarit jo vetëm që mbahet
dhe mbrohet me vullnetin më të mirë, por Shqiptari po të jetë nevoja jep edhe
jetën për të mbajtur besën e dhënë. Një udhëtar nën fjalën e besës është nën
mbrojtje të shenjtë.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.