Takimi me ish të dashurin mund të jetë një ngjarje
stresuese, jo sepse ju e doni ende atë, por për shkak se nuk e dini se si të
silleni në atë situatë. A duhet që të fshiheni? Bëhuni cool? Ose sarkastik? Me
këshillën tonë, takimi i radhës me ish të dashurin do të jetë edhe më shumë se
i durueshëm.
Veproni
si të jeni e befasuar
Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por ju doni të
bëni të qartë se nuk jeni e obsesionuar me të, më që nga ndarja me të, ju nuk e
planifikuat një takim rastësor. Silluni ashtu që ju vjen mirë që e keni parë,
por gjithashtu jeni e habitur që jeni takuar me njëri tjetrin.
Pa
ironi
Edhe në qoftë se ka qenë i dashuri më i keq
ndonjëherë, edhe në qoftë se ndarja ishte gjëja më e mirë që ka ndodhur
ndonjëherë, është mjaft normale që dëshironi që të mallkoni ditën kur ju ka
humbur. Por në qoftë se jeni e vrazhdë kur të takoheni, ai nuk do të jetë i
trishtuar që ju ka humbur. Përveç kësaj, me mirësjellje tregoni se nuk keni më
interesim për të. Mos harroni, e kundërta e dashurisë nuk është urrejtja, por
indiferenca.
Mos
gënjeni
Me siguri që keni disa miq të përbashkët apo ende jeni
miq në Facebook, kështu që nuk ka nevojë për të imagjinuar disa tregime të
rreme, sepse me siguri do të kuptoj dhe do të ndjehet palidhje. Nëse keni
nevojë që ta zbukuroni jetën tuaj për një nuancë, përqëndrohuni në gjëra pozitive
dhe flisni për këtë.
Bëhuni
fenomenal
Jini të qeshur, flirtoni dhe ngacmoni të gjithë rreth
jush – madje edhe kur mendoni se ai është duke shikuar.
Qëndroni
“mbi të”
Nëse ai fillon të sillet me keqdashje apo i vrazhdë,
mos zbrisni në nivelin e tij, por silluni me dinjitetin tuaj. Do të ndjehet si
një idiot të nesërmen, na besoni.
Mos
pini shumë
Ka shumë skenare të këqija të mundshme, në rast se
deheni apo e humbisni mendjen tuaj. Mund të ndodhë që ta sjellni në shtëpi dhe
të bëni ndonjë budallallëk duke qarë për përfundimin e lidhjes tuaj dhe duke ja
bërë me dije që ende ju intereson ai.
Mos
e krahasoni vetën me të
Kjo ndodh pothuajse instinktivisht, filloni të
analizoni se sa jeni të ngjashme apo të ndryshme nga ish e dashura e tij. Gjëja
më e rëndësishme është se ai është tani me ju dhe fundi i tregimit. Shpenzimi i
kohës për të reflektuar mbi ish të dashuren e tij, vetëm do të bëjë që ju të
bëheni e pasigurt dhe të ktheni fokusin larg nga ajo që është e rëndësishme –
dhe kjo është lidhja juaj.
Bëhuni
gati për të folur për ditë të vjetra të mira
Kur duhet të dëgjoni partnerin tuaj me ish-të dashuren
e tij duke rikujtuar ngjarjet nga e kaluara, është e vështirë që të qëndroni e
qetë. Nëse ju filloni të ndjeheni si një e huaj, mos harroni se ka edhe një
grumbull të kujtimeve që ajo nuk i kishte përjetuar me të dashurin tuaj, dhe ju
i keni përjetuar ato.
Përmbahuni
nga grindja me të dashurin tuaj më vonë
Shtypja e zemërimit dhe ndjenja negative mund të
shkaktojë një shpërthim të emocioneve pasi që të kaloj situata e sikletshme.
Mundohuni që të përmbaheni derisa të qetësoheni. Nëse edhe të nesërmen jeni
duke menduar në lidhje me këtë, uluni dhe bisedoni me partnerin tuaj deri sa të
zgjidhni këtë. Grindjet e ngarkuara emocionalisht, kurrë nuk përfundojnë mirë.
Mos
le të të sfidoj në qoftë se sillet keq ndaj jush
Mundohuni që ta vëni veten në pozicionin e saj – dhe
ju do të ishit ziliqar që të takoni ish të dashurin tuaj me një të dashurë
fantastike të re. Nuk është mirë, por e kuptueshme. Injorojeni atë, sepse ajo
është vetëm një ish.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.