Grupi i fundit i madh i
çrregullimeve është ai i përshtatjes seksuale.Disa janë çrregullime plotësisht
serioze,ndërsa të tjerat janë probleme të zakonshme të përshtatjes.DSM-III-R i
ndanë çrregullimet seksuale në dy grupe:parafilitë dhe çrregullimet e funksioneve
seksuale.Çrregullimet më të zakonshme të funksioneve seksuale përfshijnë një
frenim të dëshirës seksuale ose probleme të ciklit të ragimit seksual.Këtu do
të diskutojmë për parafilitë,që janë devijime seksuale të karakterizuara
nga nevoja për sjellje të pazakonshme për të siguruar ndezjen seksuale, të
cilat pengojnë veprimtarinë normale seksuale.Parafili do të thotë joshje ose
tërheqje (filia) e devijuar (para).
Parafilitë hasen
pothuajse vetëm te burrat.Njerëzit që kanë parafili janë të prirur të kenë
dëshira dhe fantazi seksuale të përsëritura që lidhen me
objekte,poshtrime,fëmijë ose njerëz qe nuk pranojnë.DSM-III-R identifikon tetë
parafili specifike.
Ekspozimizmi ka të bëjë me ekspozimin e organeve gjenitale para të
panjohurve me qëllim që të arrihet kënaqësia seksuale.
Feshitizmi
shfaqet kur një person parapëlqen që të eksitohet nga ana
seksuale prej objekteve (fetisheve).
Froterizmi (frotteurism) lidhet me arritjen e ndezjes seksuale
nëpërmjet prekjes ose fërkimit pas një personi mospranues,shpesh në një
grumbull njerëzish në një vend publik.
Pedofilia ka të bëjë me veprimtarinë seksuale me fëmijët e vegjël.
Sadizmi seksual është shkaktimi i vuajtjes dhe poshtërimit të partnerit në
përpjekje për të arritur ndezjen seksuale,dhe masokizmi seksual është
arritja e ndezjes seksuale duke i shkaktuar vetes dhimbje me anë të partnerit.
Fetishizmi
transvestik ka të bëjë me arritjen e
kënaqësisë seksuale duke u veshur si një person i seksit tjetër (zakonisht një
burrë heteroseksual vishet si grua kur ndodhet vetëm).Në rastin e vuajërizmit
(voyeurism),një person siguron kënaqësi seksuale duke parë njerëzit që janë
lakuriq ose të angazhuar në veprimtari seksuale,fshehurazi,pa dijeninë ose
pëlqimin e tyre.
Ekzistojnë shumë
shpjegime për parafilitë,por disa psikologë besojnë se të mësuarit është tejet
i rëndësishëm për këto çrregullime.Sipas modelit bihevioral (të sjelljes),
personi në një farë mënyre mëson sesi të përforcojë çrregullimin nëpërmjet
stimulit të papërshtatshëm.
Përcaktimi i sjelljes
anormale është një detyrë shumë e vështirë.Kategoritë diagnostike të DSM kanë
evoluar,ndërkohë që psikologjia e anormalitetit është bërë më sofistikuar.Një
nga rreziqet e mundshme në fushë të psikologjisë së sjelljes anormale është
etiketimi i një personi si anormal,siç shihet edhe në pjesën hyrëse.Ekzistojnë
shumë ndryshime individuale të personalitetit dhe ajo që mendohet të jetë
anormale në shoqërinë tonë,mund të jetë e përshtatshme në një shoqëri tjetër.
Psikologët përpiqen ta kuptojnë sjelljen anormale që të mund ta trajtojnë atë.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.