Psikologji e dashurisë
A DO TË ARRINI
NDONJËHERË TË MERRNI ATË QË DËSHIRONI NGA ”BURRI I JETË SUAJ ?”
”Nuk më trajton kurrë ashtu si do të dëshiroja,në mënyrë të
sjellshme dhe të dashur;Zemra ime e gjorë është e ndërtuar prej ndjenjash,jo
prej druri.
Ai nuk më do mua ashtu
siç dëshiroj unë atë-Unë vuaj dhe kjo s’është e mirë”
Duke Ellington e Paul Webster
Një burrë i vështirë
është i këndshëm e i urryer njëherësh,i ëmbël dhe i ashpër,joshës dhe acarues,i
qëndrueshëm dhe raskapitës,egoist dhe
bujar,zemërgur dhe plot përkujdesje.Me pak fjalë,është kundërshtia vetë.Për një
çast ju duket sikur po fluturoni nga gëzimi dhe sakaq ju kaplon vuajtja e
zemërata.Dhe më e keqja është se ju vazhdoni ta doni pavarësisht nga këto,madje
keni nevojë për të.Të paktën sot,nesër nuk i dihet.Kurrë nuk jeni të sigurta
nëse doni,përse e dashuroni,nëse vërtet keni nevojë për të,apo është thjesht
forcë zakkoni.Veç një gjë është e sigurt:ai ka qenë dhe mbetet tejet i
rëndësishëm për jetën tuaj,herë për të mirë e herë për të keq.Është burri i
juaj i vështirë.
Po të pyesni një grup
grash,nëse janë të martuara,apo bashkëjetojnë me një burrë të vështirë,thuajse
të gjitha do t’ju përgjigjen po.Kjo pjesërisht shpjegohet me faktin se,shoqëria
jonë i nxit burrat të sillen krejt ndryshe nga ç’e përfytyrojnë gratë burrin e
ëndrrave të tyre.Prindërit mund ta qortojnë djalin e vogël,që kthehet në shtëpi
pas lojës,me rrobat e grisura e të zhyera në baltë,mund ta qortojnë për
pakujdesinë dhe çamarrokllëkun,por hollë-hollë i japin të kuptojë se bëmat e
tij kanë hije një burri të vërtetë.Ndërsa për vajzat,është bërë zakon që të
nxiten të jenë sa më të edukuara,të tregojnë kujdes në radhë të parë për të
tjerët pastaj për veten,të jenë të sjellshme e të urta dhe ta kyçin
gojën.Asnjëherë të mos kërkojnë ndonjë gjë,sidomos për vete.Edhe pse këto
njëzet vjetët e fundit feminizmi i ka bërë më të vetëdijshme gratë për
mundësitë apo forcën e tyre,për pikësynimet që duhet t’i vënë vetes,vite të
tëra të ngjizjes kulturore dhe të ndikimit të skemave familjare kanë lënë tek
ato një vragë të thellë.
Në përvojen time si
psikoterapiste,kam biseduar me qindra gra:advokate,ekonomiste,
shtëpiake,sekreterare,mësuese,artiste,muzikante.
Pavarsisht nga dallimet
në dukje,shumë syresh kishin diçka të përbashkët:dashuronin burra të
vështirë,që me sjelljet e tyre marrafrymëse i kishin shëndrruar në gra të
zhgënjyera,zemërake,që s’dinin ç’ishte lumturia.Vetë unë,si grua që jam,e kam
provuar mbi kurriz trishtimin,pasi dashuroja një burrë të vështirë.Të gjitha
ne,në jetën tonë,jemi mëdyshur nëse e duam dikë apo jo,derisa marrëdhënia është
shëndërruar në një torturë të vërtetë.Nëse gruan e brejnë mëdyshjet dhe
pshtjellimi për burrin e jetës së saj,qoftë ky bashkëshort,i dashur apo
shok,kurrësesi s’mund të ndihet e gëzuar,shëndetplotë,e sigurt në vetvete,e
kënaqur.
Nuk të habit fakti që
ndonjëra,duke e ndjerë se nuk i realizohen nevojat,i ndrysh pasionet,dhe bëhet
dyshuese dhe e mërzitshme,rron me shpresën se një ditë të bukur ai do të
ndryshojë e,më në fund,do t’ia shpërblejë dashurinë,madje më e rëndësishme për
të është ta dashurojë ashtu siç do ajo.Sjellja e burrit tuaj zor se do t’ju
përkund mes parajsës dhe ferrit.Ja disa nga problemet që keni ndeshur më shpesh
te ai:
-ai pretendon se nuk ka
ndjenja dhe tallet me ju që i keni me tepri(pra,nuk pranon jentën tuaj
emotive);
-kur ju shkreheni në
dënesa,ai hiqet sikur as që do t’ia dijë;
-kthehet në shtëpi pikë
e vrer;e pyet çfarë i ka ndodhur dhe ai iu zbrazet juve;
-dëshira nuk ekziston
më;duket sikur jeni nëna e tij;
-s’do t’ia dijë për
nevojat tuaja në shtrat.Dikur jepej me mish e me shpirt që t’ju kënaqte,por
tani këto s’janë veçse ëndërr e venitur;
-s’do t’ia dijë kur jeni
e zemëruar.Ju nuk jeni të lumtura dhe kjo nuk i intereson askujt;
-rrallë jua shpreh
dashurinë.Ndërsa ju vazhdimidht ia shprehni;
-ua luan grave të tjera
dhe ju quan të marrë nëse kjo ju acaron;
-tregohet bujar me
paratë,por shumë pak rri në shtëpi;
-duket sikur s’mund të
qëndrojë dot me një vend pune,apo të bëjë karrierë aty ku është;
-asnjëherë nuk ka qejf
të dalë me ju:për një darkë intime apo për të parë një shfaqje.
Burrë i vështirë është
edhe ai që tregohet i dhunshëm me ju apo me të tjerët,që drogohet apo pi
shumë,që ka vese të këqija si kumari,fjala vjen.Por zakonisht,burrat e vështirë
nuk bëjnë veprime kaq të hapura,janë më të stëholluar.Ndoshta nuk ju jep një
mbështetje emotive apo një ndihmë për problemet tuaja,madje shpeshherë as që ju
dëgjon fare.Ose është një tip që do t’i shkojë gjithnjë e tija,që jo vetën nuk
përpiqet t’u shmanget grindjeve,por i kërkon vetë ato:edhe kur ju propozoni
zgjidhjen më të arsyeshme dhe më praktike,ai vazhdon të grindet.Ose krejt e
kundërta:qëndron i heshtur,pasiv,as jep as merr,kështu që dilni ju ajo që
çirret e ankohet vazhdimisht.Burri i juaj i vështirë ndoshta është i
mirëkuptueshëm në gjithçka,përveç ndonjë çështjeje,fjala vjen
paratë,pushimet,dhuratat,festat,puna juaj,martesa.Ose ndoshta që të dy s’arrini
të shkëmbeni dot dy fjalë.
Një nga gjërat më
kryesore që duhen patur parasysh (dhe kjo është edhe gjëja që shpërfillet më
lehtë) është që burrat kanë pikërisht të njejtat nevoja si dhe
gratë.Pavarësisht nga kapadaillaku i shtirë,dëshira e tyre për një marrëdhënie
të mirë dhe gatishmëria për të bërë diçka që ta arrijnë atë,ka gjasa të jetë po
aq e fuqishme se ajo e gruas.Ndryshimi qëndron në faktin se ato janë të
varrosura në edukatën e rrënjosur për vite të tëra,që u ka mësuar se për të
qenë ”burrë i vërtetë” duhet të bësh sikur nuk e vret mendjen për të tilla
dëshira.Është e vështirë ta besosh se këtu qëndron shpjegimi kur sillet keq me
ju në restorant,kur nuk pranon të kujdeset për fëmijën trevjeçar që qan apo kur
bën dashuriçka me ndonjë grua tjetër.Natyrisht,mund ta ndani mendjen se s’ia
vlen ta shtyni më tutje një lidhje të tillë.Por nëse ende e dashuroni burrin
tuaj të vështirë dhe doni që gjërat të përmirësohen e jo të keqësohen,në
kapitujt e mëposhtën do të gjeni disa sygjerime për të zgjidhur problemet mes
njeri-tjetrit,në mënyrë që të jetoni të lumtur.Edhe pse,ndoshta problemet mes
jush janë aq shqetësuese edhe për burrin tuaj,ka shumë pak të ngjarë që ai të
ndërmarrë hapat e duhur për të përmirësuar këtë situatë të pakëndshme.
Është e vërtetë që gratë
nuk rrinë më ulur pranë zjarrit,duke pritur kthimin e burrit,gjithsesi ato
mbeten kujdestaret shpirtërore të këtij zjarri dhe në shumicën e rasteve janë
ato që arrijnë t’ia kthejnë ngrohtësinë çiftit.Zbulimi i rrugëve të reja për të
përmisuar marrëdhënien është si shumë gjëra të tjera;nëse nuk i bëni vetë,s’do
ti bëjë askush tjetër.Po të kemi parasysh sesa të ngarkuara janë gratë sot,ky
detyrim shtesë,shumë grave do t’ju duket një barrë e rëndë.Dhe ndoshta është
vërtet ashtu.Por nëse nuk jeni të kënaqura nga marrëdhëniet tuaja,ka shumë të
ngjarë që ato të mos përmirësohen nëse nuk hidhni vetë hapin e parë për të
nxjerrë në pah problemet që ju shqetësojnë,zanafillën e tyre dhe zgjidhjet e
mundshme.Që të krijoni një jetë të këndshme emotive me shokun tuaj,në radhë të
parë duhet të merrni në sy atë që unë do ta quaja rrezik emotiv.Së
dyti,duhet të njihni aspektin psikologjik.
Kur të jeni mësuar ”të
rrezikkoni”,jo vetëm do të përmirësoni lidhjen me burrin tuaj,por do të
pasuroni edhe marrëdhëniet me të tjerët dhe do t’ju shtohet besimi te vetja.
Të njohësh aspektin
psikologjik do të thotë të njohësh arsyet psikologjike që e shtyejnë burrin
tuaj të veprojë në atë mënyrë.Pasi të jenë gjetur shkaqet e problemit,nuk do
t’ia hidhni më fajin vetes kur ai sillet keq (duke mos patur vlersimin e duhur
për veten),ose t’ia hidhni fajin atij dhe kësisoj ta largoni.
Por le të
shohim,fillimisht,ç’do të thotë ”të marrësh në sy rrezikun emotiv”?....
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.