E marur nga libri:
K.G.Jung
Mbi të kuptimtën dhe të pa kuptimtën
VDEKJA SI CAK
Shpirtërisht vdekja është njëjtë e rëndësishme sa
edhe lindja dhe, si kjo, paraqet pjesën integrale të jetës.
Sikur që shtegëtimi i grimcave përfundon në cak
ashtu jeta përfundon në vdekje, e cila së bashku me të
krijon tërësinë e plotë të jetës. Kjo ngritje dhe maja e
saj janë vetëm shkallë dh mjete për t’u arritur caku
respektivisht vdekja. kjo formulë paradoksale nuk është
asgjë tjetër përveçse konkludim logjik nga fakti i animit
kah caku dhe përcaktimit të cakut të jetës. Nuk mendoj
se me këtë veten e kam fajsuar për lojën silogiste. Me
përpjetën e jetës ne vërtetojmë cakun dhe kuptimin e
pse këtë mos ta bëjmë edhe me ramje? Lindja e njeriut
është e rëndësishme, e përse jo edhe vdekja? Djaloshi i
ri me njëzet e më shumë vjet përgatitet për zhvillimin
total të ekzistencës individuale, përse atëherë të mos
përgatitet njëzet e më shumë vjet për përfundimin e
vet? Në maje (të jetës) sigurisht është arritur, arrihet
dhe do të arrihet. Por çka vjen me vdekjen?
Josimpatike në këtë çast po më duket ku nga unë
diçka ndoshta po kërkohet, përnjëherë nga çanta
besimin e nxjerri dhe nga lexuesi im kërkoj të bëj atë që
ai nuk është në gjendje, gjegjësisht që në diçka të besoj.
Më duhet ta pranoj se këtë kurrë nuk kam arritë ta bëj.
Për këtë arsye edhe tash nuk do të them se bash duhet të
besohet se vdekja është lindja e dytë dhe se kalohet
përmes varrit.
Për këtu zgjohet dijenia ime mjekësore për të
thënë edhe diçka të rëndësishme rreth kësaj pyetje. Në
të vërtetë unë kam vërejtë se jeta e cila ka qëllim në
përgjithësi është më e mirë, më e pasur dhe më e
shëndetshme sesa jeta pak cak dhe se më mirë është që
me kohën të ecët përpara sesa kundër kohës përmbrapa.
Mjekut shpirti i pleqërisë, i cili nuk mund të ndahet nga
jeta, i duket po aq i dobët dhe i sëmurë sa edhe rinia e
cila nuk mund të shpenzohet. Kishte me qenë e
dëshiruar nga këndvështrimi i mjekut të shpirtit, sikur të
kishim menduar se vdekja është vetëm kalim, pjesë e
një procesi të gjatë dhe të përhershëm të jetës.
Vdekja është përcjellëse besnike e jetës dhe e
përcjell si hije e saj. edhe më e kuptueshme është se
vullneti për jetën është e njëjtë me vullnetin për vdekjen.
JETA PAS VDEKJES
Nga këndvështrimi psikologjik, “jeta e përtejme”
duket si vazhdimsi konsekuente të jetës pskike në
pleqëri.
Për këtë arsye të gjitha religjionet e mëdha në
vete përmbajnë premtimin për jetën e përtejme, cakun e
vetë përtej botës e cila njeriut para vdekjes ia mundëson
ta përjetojë pjesën e mbetur të jetës si atë të shkuar. Por
sa njeriut modern caqet e vazhdimsisë së jetës dhe
kulminimit të saj i pëlqejnë, sa e ka të dyshimët dhe të
pabesueshme idenë për njëfarë vazhdimi të jetës pas
vdekjes.
Por prapë fundi i jetës respektivisht vdekja do të
jetë cak i arsyeshëm vetëm atëherë, nëse jeta është aq e
mjerë sa që shpreh kënaqësi po qe se ndërprehet, por
nëse ekziston besimi se dielli me pasoja të njëta me të
cilat ngritet në zenit njëjtë ashtu tenton të perëndojë
“për t’i ndriçuar popujtë e largët”.
Unë në përvojën time të gjatë psikologjike kam
ardhur deri tek një varg vrojtimesh tek personalitetet të
cilëve aktivitetet e nënvetëdijshme shpirtërore kam
përcjellur deri në vdekjen e tyre. Sipas rregullit,
përfundimi i shpejtë është shfaqur në ato simbole me të
cilat edhe ne jetën e rëndomët shfaqen ndryshimet e
gjendjes psikologjike, respektivisht simbolet e lindjes
së sërishme si ndërrim i vendit, udhëtim dhe të
ngjajshme. Unë deri para disa vjetësh paraljamërimin
për vdekje të shpejtë kam qenë në gjendje ta përcjellë
shumëfish përmes vargut të ëndrrave në rastet kur
situatat e jashtme nuk çojnë deri tek një mendim i tillë.
Vdekja pra, ekziston para se të mbërri vdekja totale. Në
përgjithësi, kjo tregohet gjithashtu shumë shpesh në
ndryshimin personal të karakterit të cilës një kohë më të
gjatë vdekjes i paraprinë. Kryesisht jam çuditur kur
kam parë se sa pak shpirti i pavetëdijshme brengoset
për vdekjen. Për këtë arsye, vdekja duhet të jetë diçka e
parëndësishme, apo shpirti ynë nuk është tha e jo se
individi rastësisht nuk ka anuar. Por duket se
nënvetëdijës më shumë i intereson sesi të vdes,
respektivisht se a pritet apo jo të vetëdijesohet për
vdekje…
Po qe se pas vdekjes do të ekzistonte ndonjë
qenie e vetëdijshme ajo do të duhej, siç po më duket, të
shkonte në drejtim të vetëdijes njerëzore sa herë që
ekziston kufiri i lartë i ndryshueshëm. Ka shumë njerëz
të cilët në momentin e vdekjes së tyre nuk kanë qenë
vetëm jasht mundësive të tyre personale, por para se
gjithash shumë larg mbi to, që është arritur edhe gjatë
jetës së tyre nga njerëzit e tjerë. Për këtë arsye ata
anojnë që në vdekje ta arrinë atë pjesë të vetëdijës të
cilën gjatë jetës nuk e kanë merituar.
“Rilindja” është shprehje e cila në përgjithësi i
përketë fjalëve të para të njeriut.
Mund ta imagjinoj veten se kam jetuar në
shekujtë e mëparshëm dhe atje i detyruar të përgjigjem
në pyetje në të cilat ende nuk jam përgjigjur; se më
është duhur përsëri të lindë, pasi që vetës nuk ia kam
plotësuar synimin e dhënë.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.