Çrregullimet e Personalitetit
Çrregullimet e
personalitetit janë probleme të strukturës
bazë të personalitetit të një individi.Çrregullimet e personalitetit janë
shpesh të pranishme edhe në çrregullime të tjera dhe janë dëmtime afatgjata të
funksionimit shoqëror dhe personal.Kur ka karakteristika të keqpërshtatjes,që
shkaktojnë pikëllim ose dëmtim të aftësisë për përshtatje,ato quhen çrregullime
të persona-litetit.Çrregullimet e personalitetit shpesh fillojnë në adoleshencë
dhe vazhdojnë gjatë gjithë jetës.
DSM-III-R i përmbledh
çrregullimet paranoide,skizoide dhe skizotipike të personalitetit.Gjëja
kryesore që vihet re tek individët me këto çrregullime është se ata paraqiten
të çuditshëm në paraqitjet e tyre të përditshme.Grupi B përfshin çrregullimet
antishoqërore,të ndërmjetme,histrionike dhe narcistike të
personalitetit.Njerëzit me çrregullime janë ë ndjeshëm,dramatikë dhe mund të
bëhen antishoqërorë.GrupiC përfshin çrregullimet e personalitetit të ttipit
shmangës,të varur,obsesiv të papërmbajtur dhe pasiv agresiv.Këta individë
shihen si të ankthshëm dhe të druajtur.
Një nga çrregullimet më
serioze të personalitetit është çrregullimi i personalitetit antishoqëror,i
njohur gjithashtu si personaliteti sociopatik ose personaliteti
psikopatik.
DSM-III-R e identifikon
tiparin kryesor të këtij çrregullimi,si një model të sjelljes së
papërgjegjëshme dhe antishoqërore që fillon në fëmijëri ose adoleshencë dhe
vazhdon në moshën e pjekurisë.Sipas një studimi të Robins dhe kolegëve
(1984),ai është shumë më i përhapur te meshkujt (4,5 %) sesa te femrat (më pak
se 1 %).Kur është fëmijë,individi ka probleme sepse gënjen,vjedh,zihet dhe
largohet nga shtëpia.Në moshë të rritur,modeli i papërgjegjshmërisë dhe ai
antishoqëror vazhdojnë,pasi individi nuk respekton detyrimet,nuk pajtohet me
normat shoqërore,dhe shfaq sjellje antishoqërore që lidhen me shkatërrimin e pasurisë
dhe ngacmimin e njerëzve të tjerë. Në mënyrë tipike,ai nuk përjeton ndonjë
ndjenjë faji për veprimet e veta dhe e provon ndjenjë e turpit.Shpesh ai
përsërit të njëjtat gabime dhe duket i paaftë për të mësuar prej tyre.Disa
individë me këtë çrregullim bëhen kriminelë,por shumë të tjerë kanë thjesht
probleme tepër serioze për t’u përshtatur në shoqëri.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.