K.G.Jung
Mbi të kuptimtën dhe të Pakuptimtën
SËMUNDJA DHE FATI
Mjeku
duhet të ligën konkrete ta ndaj në progres
dhe
regres, dhe asgjë jashtë kësaj të mos provoj si
mister për
të drejtuar botën.
Pacienti i
sëmurë nga neuroza nuk është i sëmurë
për shkak
se e ka humbur fenë e tij të vjetër, por për
shkak se
nuk e ka gjetur akoma formën e re për prirjet e
tij më
fisnike.
Pacienti
duhet ta shijoj të keqen dhe forcën e saj
dhe ta
duroj, pasi që vetëm kështu hipokrizinë e tij, në
fund të
fundit, ndaj njerëzve tjerë mund ta shprehë.
Ndoshta
duhet, mund ta quani si gjithmonë fat apo
nënvetëdije
apo Zot është e njëjtë, pasi që vetëm
përjetimi
i vulosur e “gozhdon” dhe e nxjerrë nga
kthetrat e
infantilizmit dhe e bën më të pjekur. Çfarë
njeriu
duhet të përjetoj, çfarë shpëtimi i nevoitet, nëse
vetëvetëdijshëm
mendon prej çkahit duhet të çlirohet.
Njeriu e
sheh hijen e vet, flokun e saj, rrafshin, por ai e
largon
shkimin prej saj, largohet dhe nuk konfrontohet
me të, nuk
merr guxim të ngritet para Zotit, vetes dhe
njerëzve
me roba të tija të bardha dhe pa ngjyrë; ai, në
të
vërtetë, për frikësimin e vet i falenderon regresit të
tij,
engjullizmit dhe perfeksionizmit. Dhe në vend se të
turpërohet,
ai rrinë në faltore dhe thotë: “Të falenderoj
që nuk jam
si ky këtu”.
Neuroza,
në asnjë mënyrë, nuk është vetëm diçka
negative por është gjithashtu edhe pozitive. Vetëm
racionalizimi
i pashpirtë mundet dhe ka parashikuar
këtë fakt,
i ndihmuar përmes materializmit të thjeshtë
Weltanschauung-ut. Neuroza në
jetën reale e përfshinë
shpirtin e
pacientit apo të paktën pjesën thelbësore të
saj, dhe
nëse ajo si tendencë e përshtatshme racionale
do të mund të largohej si dhëmb i prishur, me këtë
asgjë
s’do të ishte arritur por vetëm do të ishte humbur
diçka
esenciale gjegjësisht se e ka dietari qëllimin në
dyshimin e
të vërtetës, apo puritanit sprova, apo trimi të
çlirohet
ga frika. Ta largosh neurozën do të thotë sikur
të mbetesh
pa lëndë, sepse jeta pikërisht pa të e humbë
kuptimin
dhe qëllimin e vet.
Pacienti
nuk duhet të mësohet se si të çlirohet
prej saj
por se si të jetojë me të. Neuroza “menjanohet”
nëse
largohet Uni i keqpërdorur; neuroza nuk shërohet
por ajo na shëron neve. Njeriu është i sëmurë, por
sëmundja është përjekje e natyrës për ta shëruar. Pra
na
nga vetë sëmundja mund të mësojmë shumë gjëra për
shëndetin tonë dhe mbi atë se çfarë pacientit me
neurozë i
duket se është për t’u gjykuar është flori i
vërtetë të
cilin ne kurrë s’e kemi zbuluar.
Pas
sëmundjes për mua ka filluar koha e
frytshme e
punës. Shumë prej veprave të mia kryesore
tek
atëherë janë krijuar. Njohja apo shqyrtimi i
përfundimit
të të gjitha gjërave më ka shtyer në
formulim
të ri. Më nuk kam tentuar ta zbatoj mendimin
tim
personal, por jam bazuar në rrjedhën e mendimit.
Kështu
problemet kanë ardhur njëri pas tjetrit dhe janë
pjekur në
mua.
Kështu pas
sëmundjes e kam kuptuar se sa
vetësimi
është vendimtar për fatin personal. Sepse në
këtë
mënyrë aty është prezent Uni, ajo që është e
pashprehur,
ajo që duket e pashprehur; Uni që duron që
është më i
madh se kozmosi dhe fati, dhe mandej të
sprovohet përmes disfatave dhe fitoreve.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.