Këngët dhe letërsia e
kanë bërë të pavdekshëm njërin nga emocionet më të fuqishme që ne
përjetojmë-dashurinë.Ajo pjesë e psikologjisë që merret me dëshirimin,dashurinë dhe me miqësinë është quajtur pëlqimi ndërpersonal.Berscheid dhe Walster
(1978) e shohin pëlqimin ndërpesonal si një predispozicion për ta vlersuar
pozitivisht një person tjeter.Terheqja reciproke ka tri aspekte :atë
kognitiv,emocional dhe sjellor.Aspekti kognitiv ka te bëjë me mendimet dhe
besimet pozitive e negative të dikujt për një person tjetër;aspekti emocional
ka të bëjë me ndjenjat pozitive dhe negative dhe aspekti sjellor ka të bëjë me
mënyrën se si sillemi me dikë.
Dëshirimi
Njerëzit janë krijesa
shoqërore që kanë nevojë të jenë së bashku.Përse tërhiqemi,përse na pëlqejnë
njerëz të caktuar? Si i krijojmë marrëdhëniet reciproke?
Faktorët që ndikojnë
në pëlqimin ndërpersonal.Psikologët
socialë janë përpjekur të shpjegojnë se pse ne pëlqejmë njrëz të caktuar.Në
përgjithësi studimet flasin për tri faktorë kryesorë:afërsinë,ngjajshmërinë,dhe
paraqitjen fizike.Ne priremi Të pëlqejmë ata njerëz që janë gjeografikisht afër
nesh.Miqtë tanë gjenden ndër fqinjët dhe ndër njerëzit që i shohim çdo ditë në
shkollë,në punë,në xhami ,në kishë.Leon Festinger dhe kolegët e tij(1950) kryen
një studim klasik duke matur modelet e miqësisë midis studentëve të martuar që
jetonin në një kompleks apartamentesh.Ata zbuluan se miqësia lindte midis atyre
që jetonin pranë njëri-tjetrit.Më i mundshmi për tu bëre mik i dikujt ishte
fqinji i tij.Njëri nga shpjegimet e rolit që luan afërsia në të pëlqyerit e
dikujt është se ne bëhemi më të afërt më shumë me ata njerëz,të cilët i shohim
rregullisht(Moreland dhe Zajonc,1982).
Studimet mbi
ngjajshmërinë tregojnë se njerëzit pëlqejnë ata me të cilët kanë parime morale
të ngjashme,aftësi intelektuale,interesa dhe parapëlqime të ngjajshme për
aktivitete.Është e këndshme të jemi me ata që kanë dëshirë të bëjnë po ato
gjëra qe duam edhe ne.Me ata që na ngjajnë ne jemi të zotë të komunikojmë në
mënyrë më efikase.Hays (1985) bëri të ditur se njerëzit që pëlqejnë të bëjnë
gjëra të ngjajshme dhe që përjetojnë ngjajshmërisht kanë më shumë mundësi të
bëhen miq.Në një farë mënyre,ne pëlqejmë ata që janë si ne,meqë kjo na bën të
ndjehemi të qetë.
Paraqitja fizike luan një rol të madh në zgjedhjen e atij që duam ta njohim më mirë.Në përgjithësi studimet tregojnë se njerëzit e pashëm kanë më shumë mundësi të perceptohen në mënyrë të pëlqyeshme.Ata kanë gjithashtu më shumë mundësi që më pas të zgjidhen për shokë.Pse është me rëndësi të jesh i pashëm?Ne jemi të prirur ta pëlqejmë bukurinë dhe supozojmë se bukuria shoqerohet mirësi dhe karakteristika pozitive.Ne gjithashtu i rrisim vlerat vetes kur jemi të shoqëruar nga njerëz të pashëm.
Teoritë me mardhëniet me të tjerët.Egzistojnë disa teori që merren me mënyrën sesi formohen marrëdhëniet me të tjerët.Teoriia e shkëmbimit social thotë se ne e vlersojmë koston dhe shpërblimin e marrëdhënieve që kemi .Në qoftë se shpërblimet janë më të mëdha se kostoja,atëhere ne vazhdojmë marrdhënien dhe,nëse kostoja është shumë e lartë,atëhere ne kërkojmë shoqëri të tjera.Shpërblimi mund të jetë prestigji,informacioni,paratë,qëndrushmëria emocionale dhe kënaqësia.Kostoja mund të jetë para,përpjekje shumë të mëdha ose çdo gjë tjetër e pakëndshme në një marrdhënie.Në marrdhëniet me të tjerët ne vlersojmë edhe drejtësinë.Teoria e drejtësisë thotë se njerëzit janë të motivuar që në marrdhënie të ruajnë një ekuilibër drejtësie. Në qoftë se njëri vetëm jep dhe tjetri vetëm merr,atëhere duket qartë se marrdhënia nuk eshtë e drejtë dhe se duhet presion për ta ekuilibruar atë.Në qoftë se ndjejmë që në marrëdhënie nuk kemi drejtësi,ne priremi më tepër për të kërkuar marrdhënie të tjera sesa për të vazhduar marrëdhënien e padrejtë dhe të pakënaqshëm.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.