Si t'i ndali mendimet e mija negative?
"Si t'i ndali mendimet e mija negative?" - është pyetje
që e kam bërë shpesh. Nëse ndonjëherë të ka rënë ndërmend kjo pyetje atëherë do
të ndiesh çlirim kaq të madh kur ta dish përgjigjen, sepse është kaq e
thjeshtë. Pra, si i ndal mendimet negative? Thjesht ti mbjell mendime pozitive!
Kur tenton t'i ndalësh mendimet negative, ti po përqendrohesh në
atë që nuk e do - mendimet negative - dhe do të tërheqësh bollëk të tyre. Ato
nuk mund të zhduken kurrë nëse je i përqendruar në to. Pjesa "ndal"
është jorelevante - mendimet negative janë përqendrimi yt. Pa marrë parasysh a
je duke tentuar t'i ndalësh mendimet negative apo t'i kontrollosh ato apo t'i
largosh ato, rezultati është i njëjtë. Përqendrimi yt është në mendimet
negative, dhe sipas ligjit të tërheqjes je duke ftuar më shumë të tilla te ti.
E vërteta është gjithmonë e thjeshtë dhe
është gjithmonë e lehtë. Për t'i ndalur mendimet negative, thjesht
mbjell mendime të mira! Me kujdes e me vëmendje mbjell mendime të mira! Ti
mbjell mendime të mira duke e bërë praktikë ditore t'i çmosh të gjitha gjërat
në ditën tënde. Çmoje shëndetin tënd, veturën tënde, shtëpinë tënde, familjen
tënde, punën tënde, miqtë e tu, ambientin tënd, shujtat e tua, manarët e tu,
dhe bukurinë madhështore të ditës. Komplimentoji, lavdëroji dhe jepi
falënderime të gjitha gjërave. Sa herë që thua "Falemnderit" ky është
mendim i mirë! Derisa mbjell shumë e më shumë mendime të mira, mendimet
negative do të shuhen. Pse? Sepse përqendrimi yt është në mendimet e mira, dhe
atë në çka përqendrohesh - e tërheq.
Pra mos iu jep
vëmendje fare mendimeve negative. Mos u brengos për to. Nëse vjen ndonjë,
trajtoji si të parëndësishëm, bëji shuk si fletën e parëndësishme, dhe le të
jenë kujtues për ty që tash të mendosh me kujdes e me vëmendje më shumë mendime
të mira.
Sa më shumë mendime
të mira që mund të mbjellësh në një ditë, aq më shpejt do të transformohet jeta
jote plotësisht në gjithçka të mirë. Nëse e kalon vetëm një ditë duke folur për
gjërat e mira dhe duke thënë "Falemnderit" në çdo mundësi, nuk do ta
besosh të nesërmen tënde.
Të menduarit me
kujdes e me vëmendje mendime të mira është pikërisht sikur mbjellja e farërave.
Derisa mendon mendime të mira, je duke mbjellë farëra të mira brenda teje, dhe
Universi do t'i transformojë ato farëra në kopsht të parajsës. Si do të shfaqet
kopshti i parajsës? Si jeta jote!
Gëzimi qoftë me ty,
Rhonda Byrne, Sekreti... të
sjellurit gëzim miliarda njerëzve
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.