2. S’ka gjë më të keqe se të përqeshurit, sepse më shumë prek të mirët se të këqinjtë.
3. Njollat që i ngjiten trupit tonë lahen me ujë; njollat e shpirtit s’ka gjë që i pastron.
4. Virtyti i bën të dashur (me njëri — tjetrin) njerëzit e mëdhenj, njerëzit e
zakonshëm — dëfrimi dhe zbavitja, të këqinjtë — vagabondazhi dhe delikti.
5. Duhen shumë mend që të mund të shoqërohesh me njerëz pa mend.
6. Mos shkruaj gjë kur je me nerva; sepse, kur plaga e gjuhës ësMë më e keqe se e
shpatës, mendo çfarë mund të jetë ajo e pendës.
7. Kot përpiqet mendja, kur nuk mund të arrijë gradën e lartë të ndjenjave.
8. Fjala më elokuente është ajo konkluzionl i së cilës kuptohet që nga fraza e parë e
qëllimi nëpër brendinë e saj, kur duket në formë solide.
9. Tri raste kanë tri virtyte shumë të pëlqyeshme: të ndihmosh nevojtarët kur janë në
gjendje të vështirë, të thuash të vërtetën edhe në zemërim, të falësh kur je i zoti të
ndëshkosh ose të hakmirresh.
10. Për ndryshimin e një gjëje askush nuk është më i aftë se koha.
11. Ti japësh pozitë dhe të nderosh një njeri pa merita është si të hedhësh në ndyrësira
një qese me inxhi (margaritarë).
12. Po të bjerë në det një pikë ujë, nuk thahet.
Sami Frashëri
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.