Mirënjohja
dhe Falënderimi
Ta bësh atë që dëshiron ta bësh është jetë; dhe nuk ka
satisfaksion të vërtetë në të jetuar nëse jemi të detyruar që gjithmonë të
bëjmë diçka që nuk na pëlqen ta bëjmë dhe që kurrë të mos mund ta bëjmë atë që
duam ta bëjmë. Dhe është absolutisht e sigurt që mund ta bëni atë që doni ta
bëni; dëshira për ta bërë është dëshmi se ju e keni brenda fuqinë që mund ta
bëjë atë.
Dëshira është manifestim i fuqisë.
* * *
Asgjë nuk është aq e këndshme për mendjen e paformuar apo
pjesërisht të zhvilluar sa ushtrimi i fuqisë apo i dominimit ndaj të tjerëve.
Dëshira për të sunduar për kënaqje të vetvetes ka qenë mallkimi i botës. Për
epoka të panumërta mbretërit dhe lordët e kanë bërë tokën qull me gjak në
betejat e tyre për t'i zgjeruar sundimet e veta; kjo jo për të kërkuar më shumë
jetë për të gjithë, por për të marrë më shumë fuqi për vetveten.
* * *
Kur e bën një gabim, kjo ndodh sepse nuk ke
kërkuar mjaft; vazhdo, dhe një gjë më e madhe që ishe duke e kërkuar, me siguri
absolute do të vijë te ti. Mbaje në mend këtë.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.