Është e qartë arsyeja se përse njerëzit
flasin mbi të vërtetën, e mbesin të jetojnë në
botën e gënjeshtrës. Në zemrat e tyre ekziston
gjakimi i sinqertë për të vërtetën; ata turpërohen
para vetvetes shkaku se nuk jetojnë në të
vërtetën, por vetëm flasin mbi të. Por ato janë
vetëm fjalë. Të jetosh në përputhje me të
vërtetën është së tepërmi rrezik dhe ata i frikohen
rrezikut.
E njëjta vlen edhe kur liria është në pyetje.
Çdo njeri e do të lirinë – së paku flet shumë
për të – por askush realisht nuk është i lirë.
Dhe askush vërtet nuk dëshiron të jetë i lirë,
sepse liria bart me vete përgjegjësi; ajo nuk
vjen vetëm. Nga ana tjetër, të jesh i varur
është e thjeshtë; atëherë përgjegjësia nuk
është tek ti, ajo është në personin prej të cilit
je i varur.
Kështu njerëzit krijojnë mënyrë skizofrenike
të jetës. Ata flasin mbi të vërtetën,
flasin mbi lirinë – kurse jetojnë në gënjeshtra,
jetojnë në robëri... në trajta të ndryshme të
robërisë, pasi që cilado trajtë e robërisë është
liri nga ndonjë përgjegjësi.
Njeriu
i cili me të vërtetë dëshiron të jetë i
lirë merr mbi vete përgjegjësi të madhe. Ai nuk
mund ta hedhë përgjegjësinë e vet në askënd
tjetër. Çfarëdo që të bëjë, sido që të jetë, ai
është
përgjegjës.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.