Zbulim i ri në luftën kundër
kancerit që shpëton mijëra njerëz
Në një hulumtim të realizuar së fundmi, thuhet se
trajtimi i kancerit që mëson trupin të sulmojë tumorin do të shpëtojë jetën e
dhjetëra mijëra pacientëve, thonë hulumtuesit.
Ekspertët
besojnë se ky mund të jetë një hap i madh përpara avancimit të shërimit të
kancerit që nga trajtimi me kimioterapi, dhe thuhet se brenda pesë viteve mund
të zëvendësoi metodat e vjetra të kurimit.
Ky lloj
trajtimi është veçanërisht i efektshëm kundër llojeve më vdekjeprurëse të kësaj
sëmundje, përfshirë kancerin në mushkri dhe atë në lëkurë. Përpos kancerit në
mushkri dhe lëkurë, kjo metodë kurimi është dëshmuar si tejet e efektshme edhe
tek personat e prekur nga kanceri në veshkë, fshikëz, kokë dhe në qafë.
Këto
statistika, hulumtuesit i kanë prezantuar gjatë një konference në Çikago të
organizuar nga Instituti Amerikan i Onkologjisë.
Sipas tyre
këto janë disa nga llojet me agresive të kancerit që janë jashtëzakonisht të
vështira për tu trajtuar, ku së bashku rrezikojnë jetën e 54.000 britanikëve
çdo vit.
Metoda e re
e kurimit ka rezultuar pozitive tek një paciente në një institut britanik, pasi
ajo më parë vuante nga kanceri i avancuar në lëkurë. Fatmirësisht ajo tani i
është rikthyer punës dhe i është thënë se mund të vazhdojë jetën pa u brengosur
për shëndetin e saj.
Ndërkaq, tek
disa pacientë mjekët thonë se trajtimi ka qenë qind për qind i efektshëm, dhe
se ata më nuk do të kenë nevojë për ndonjë analizë apo trajtim shtesë.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.