A
ekziston miqësia mes mashkullit dhe femrës?
A mund të jenë meshkujt dhe femrat miq? Kësaj dileme
shekullore, që u ka dhënë rastin poetëve dhe skenaristëve të të gjitha epokave
të shkruajnë dhe të fantazojnë romanca, i është përgjigjur edhe shkenca, duke
tentuar së fundmi të sjellë një zgjidhje.
“Megjithatë,
përgjigjja është më se e qartë. Mes meshkujve dhe femrave miqësia nuk mund të
jetë në fund të fundit e vërtetë dhe arsyeja është shumë e thjeshtë, sepse ata
herët a vonë do të mendojnë për seksin”, thotë një studim psikologjik i kryer
në Normandi dhe i publikuar në faqet e “Evolutionary Psychology Journal”.
Rezultatet e
studimit
Nga studimi,
i realizuar te një kampion prej 308 të rinjsh nga mosha 18 deri në 30 vjeç, del
se, ndërsa femra i interpreton sinjalet e interesit seksual të mashkullit si
miqësi, mashkulli i lexon sinjalet e miqësisë femërore si interes seksual.
Ashtu siç eksperienca e përditshme na e mëson, ka shumë pak miqësi të tilla me
finalet “Herri të prezantoj me Selin” (filmi “When Harry Met Sally”).
Pra meshkujt
kanë tendencë që të keqkuptojnë ato që janë thjesht gjeste miqësie dhe
simpatie, ndërkohë femrat, nga ana tjetër, e nënvlerësojnë tërheqjen nga ana e
seksit tjetër, duke supozuar se mungesa e interesit është reciprok. Asgjë
tjetër veç sensit të përbashkët, thuhet në studimin në fjalë, që konfirmon të
dhënat e marra nga sondazhet e mëparshme.
Në vitin
2009, “Pacific and Asian Communication Association”, kishte vënë re se si
meshkujt kishin tendencë të lexonin sjelljet femërore si çelës seksual më shumë
sesa ç’bënin femrat me ta. Pas kësaj tendence, mund të
gjendet një arsye e lidhur me evolucionin ose me identifikimin e partnerëve të
mundshëm.
Ndërkohë, në
vitin 2012, një studim anglez i Universitetit të Harvardit tregoi se për
meshkujt ishte më e thjeshtë që të tërhiqeshin seksualisht nga shoqet, një gjë
shumë e kundërt për këto të fundit.
Një situatë
potencialisht e rëndë keqkuptimesh, që mund të minojnë që në lindje ose në një
fazë më të avancuar një miqësi. Edhe pse, mesa duket, për gjeneratat e reja
miqësia mes sekseve të kundërt, duket si diçka që lind më natyrshëm sesa më
parë.
Disa
ekspertë psikologjie thonë se gratë dhe burrat nuk mund të krijonin miqësi, për
shkak të së kaluarës kur gratë rrinin në shtëpi, ndërsa burrat punonin dhe se
arsyeja e vetme që i sillte ata së bashku, ishte marrëdhënia romantike.
Ekspertët thonë
se femrat vendosin që të krijojnë miqësi me meshkujt më shpesh gjatë momenteve
kur kanë ndonjë pakënaqësi ndaj lidhjes aktuale apo ndaj statusit të tyre
emocional. Varësisht nga shkalla e pakënaqësisë, luhatet edhe niveli i
miqësisë.
Kriteret e
shoqërisë
Bazuar në
përkufizimin e miqësisë ose të shoqërisë, ajo nuk mund të ekzistojë veçse mes
dy personave të të njëjtit seks. Përndryshe, nëse pretendojmë miqësi mes dy
personave të sekseve të ndryshme, sigurisht se do të kemi edhe një “pëlqim”
instinktiv dhe të natyrshëm mes djalit e vajzës, burrit ose gruas.
Në këtë
rast, kemi të bëjmë me diçka më shumë sesa miqësia, kemi të bëjmë me dashuri
dhe simpati. Edhe pse njëra palë mund ta mohojë këtë fillimisht ose mund edhe
të mos e perceptojë drejt, ata mund dhe të hiqen sikur e kanë situatën nën
kontroll. Ndryshimet e modeleve shoqërore të miqësisë në sferën e punës,
arsimit të lartë dhe të aktiviteteve të lira, kanë sjellë që shoqëria mes
burrave dhe grave të arrijnë nivele të papara.
Mirëpo, një
instinkt i fshehur thellë, i zhvilluar gjatë qindra mijë viteve të evolucionit,
mund ta bëjë gjithçka më të ndërlikuar sesa duket.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.