Kuriozitete nga anembane botes
· Mbiemri i vajzërisë së nënës së Astronautit
Buzz Aldrin, pilotit të Apollo 11, që ishte astronauti i dytë i cili ishte i
dyti që shkeli këmbën e tij në Hënë pas Neil Armstrongut, ishte Moon (Hënë).
· Verdura më e lashtë e njohur është bizelja.
· Që të arrijë dikush të shohë Ylberin, duhet më parë ti kthejë shpinën Diellit.
· Kafshët mishngrënëse nuk hanë kurrë një kafshë e cila është goditur nga rrufeja.
· Iguanat mund të vetëvriten.
· Nga e gjithë bota, Skocia ka numrin më të madh të lindjeve te flokëkuqëve.
· Një çerpik jeton rreth 5 muaj.
· Uji që pimë ka një moshë rreth 3 miliardë vjeçare.
· Gjithçka peshon 1% më pak në ekuador.
· Milingonat nuk flenë kurrë.
· Delet që mbulohen nga orteqet e dëborës, mund të mbijetojnë deri edhe 2
javë.
· Luleshtrydhet i përkasin familjes së trëndafilave.
· Asnjeri nuk e di se ku është varrosur Moxarti.
· Eskimezët përdorin frigoriferë për të mbrojtur ushqimin e tyre nga ngrica.
· Birmingami në Mbretërinë e Bashkuar ka një rrjet kanalesh 35 kilometra më
të gjatë se Venecia.
· Meksika dikur kishte 3 Presidentë në një ditë.
· Kompania Coca Cola ka konsumimin më të madh të Vaniljes në të gjithë botën.
· Miliona pemë mbillen rastësisht nga ketrat që më vonë harrojnë se ku i kanë
vënë.
· 9 nga 10 organizmat e gjallë jetojnë në Oqean.
· Buzëkuqi përmban luspa peshqish.
· Kikirikët janë një nga përbërsit e dinamitit.
· Lopët nxjerrin më shumë qumësht kur dëgjojnë muzikë.
· Majdanozi është erëza që përdoret më shumë në të gjithë botën.
· Në Oqeane ekiston 200 herë më tepër flori , nga ai që është nxjerrë nga
territori tokësor.
· Fjala War (luftë) në gjuhën sanskrite do të thotë ‘’Dëshirë për më shumë
lopë’’.
· Orkestra kombëtare e Monakos është më e madhe në numër se sa ushtria e tij.
· 70 % e të
gjitha organizmave të gjallë në Tokë janë Bakterie.
· Çdo vit, Dielli humb 360 milionë tonë.
· Në Kinë , nusja vishet me të kuqe.
· Shpërndarësi më i madh i lodrave në Amerikë janë McDonalds-at.
· M&M u krijuan që ushtarët të mund të hanin çokollata pa ju ngjitur
duart.
· Kamilat e vetme të egra në botë ndodhen në Australi
· Gjysma popullsisë se rruzullit tokësor ka parë filmin e James Bond.
· Vendosja e numrave në shtëpitë e rrugëve të Londrës filloi në vitin 1764 .
· Vetëm 4% e foshnjave ka lindur në ditën që gjinekologu kishte përcaktuar.
· Organet gjenitale të kërminjve ndodhen në kokat e tyre.
· 90% e femrave që ecin brenda një qëndre tregtare, kthehen nga e djathta .
Por asnjeri nuk e di se përse.
· Një fëmijë i moshës 4 vjeçare, bën mesatarisht 400 pyetje në ditë.
· Çdo vit, numri i lindjeve në Indi tejkalon numrin e të gjithë popullsisë së
Australisë.
· Një mi mund të rezistojë më shumë pa ujë se sa një kamilë.
· Fjala ‘’Himalaja’’ do të thotë ‘’Shtëpia e Dëborës’’.
· Në Belgjikë ekziston një muze luleshtrydhesh
· Në gjuhën Kineze ekziston një fjalë e përbashkët për Krizën edhe Shansin.
· Hera e parë që burrat dhe gratë përdorën wc të ndryshme ishte në vitin
1739, në një ballo në Paris.
· Dallgët e Oqeanit mund të udhëtojnë me shpejtësinë e një Aeroplani Jet.
· Kafsha me trurin më të madh, në krahasim me trupin e saj është milingona.
· I vëllai i John Wilkes Booth (njeriu që vrau Abraham Linkolnin) dikur i
kishte shpëtuar jetën djalit të Abraham Linkolnit.
· Feja e fisit Todas së Indisë Jugore i ndalon rreptësisht besimtarët e saj
të kalojnë çdo lloj ure.
· Në çdo vit në SHBA, drerët vrasin më shumë njerëz se sa çdo lloj kafshe
tjetër.
· Lopët mund të dëgjojnë frekuenca më të ulta dhe më të larta nga ato që njerëzit
mund të dëgjojnë.
· Kina përdor çdo vit 45 miliardë chopsitcs (shkopinj që përdoren për të
ngrënë)
· Tingulli që bëjnë ujëvarat e Victoria dëgjohen në një distancë prej 64 km.
· Botohen çdo vit, më shumë kartmonedha të lojës Monopoly se sa kortmonedha
të vërteta.
· Në Egjiptin e lashtë, kur një mace ngordhte, i zoti i saj ishte i detyruar
të rruante vetullat e tij në shenjë zie.
· Mushkonjat joshen më shumë nga aroma e atyre që sapo kanë ngrënë banane.
· Në SHBA ekzistojnë më shumë grupe muzikore me gaide se sa në Skoci.
· Përpara vitit 1800, nuk ekzistonin këpucë të ndryshme për të djathtën dhe
të majtën.
· Kanarinat, në ndryshim me njerëzit, mund të rikrijojnë qelizat e tyre te
trurit.
· Truri i piktorit të famshëm Vincent Van Gogh u shkatërrua nga hidrogjeni që
piu për të luftuar sëmundjen e sifilit.
· Një shimpanze mund të mësojë të njohë veten e tij në një pasqyrë por një
majmun nuk mundet.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.