Kërkuesi i së Vërtetës
Pas shumë vitesh pelegrinazhi, një njeri
i cili kërkonte të vërtetën u gjend në një shpellë brenda të cilës ekzistonte
një pus i mençur. Meqënëse e kishin këshilluar që të pyeste pusin se cila është
e vërteta, ja shtroi këtë pyetje që e mundonte prej kohësh. Atëherë nga
thellësia e tokës i erdhi kjo përgjigje: -Shko tek kryqëzimi i fshatit dhe aty
do gjesh atë që kërkon.
I mbushur me shpresë dhe me pritshmëri,
njeriu vrapoi tek kryqëzimi dhe e vetmja gjë që gjeti ishin tre dyqane pa asnjë
interes. Njëri dyqan shiste metale, tjetri dru dhe i treti shiste tel të hollë.
I zhgënjyer, kërkuesi u kthye tek pusi
për të marrë shpjegime. Por pusi i tha vetëm: Do ta kuptosh shumë më vonë. Kur
njeriu u ankua, e vetmja përgjigje që mori ishte jehona e zërit të tij. I
indinjuar meqënëse mendonte se pusi e kishte mashtruar vijoi pelegrinazhin e
tij për të gjetur të vërtetën.
Ndërsa kohrat kalonin, kujtimi i kësaj
eksperience dalë ngadalë ishte shuar deri sa një darkë, ndërsa po ecte nën
dritën e Hënës, i tërhoqi vëmendjen tingulli nga një ritëm indian. Ishte një
muzikë e mrekullueshme që luhej me një mjeshtëri dhe frymëzim të madh.
I emocionuar, ju afrua muzikantit dhe
shikoi gishtat e tij që kërcenin mbi tela. Filloi të shikonte me vëmendje instrumentin
indian sitar dhe papritmas nxori një britmë të gëzueshme: Instrumenti sitar
ishte krijuar nga tela, metal dhe copa druri, domethënë pikërisht nga
materialet që kishte parë atëherë nga tre dyqanet dhe që i kishte konsideruar
atëherë si të parëndësishme.
Më në fund e kuptoi: kemi gjithçka që na nevojitet dhe detyra jonë është t’i mbledhim dhe t’i përdorim me mënyrën e duhur. Asgjë nuk ka kuptim, nëse e shohim si të ndarë nga të tjerat. Por kur pjesët bashkohen në një total të përbashkët, krijohet diçka e re, diçka që nuk do të mundnim as ta imagjinonim duke parë pjesët e saja të ndara.
Më në fund e kuptoi: kemi gjithçka që na nevojitet dhe detyra jonë është t’i mbledhim dhe t’i përdorim me mënyrën e duhur. Asgjë nuk ka kuptim, nëse e shohim si të ndarë nga të tjerat. Por kur pjesët bashkohen në një total të përbashkët, krijohet diçka e re, diçka që nuk do të mundnim as ta imagjinonim duke parë pjesët e saja të ndara.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.