Hajdutë ëndrrash
Mësuesi i leximit, u
kërkoi nxënësve të tij që të shkruajnë një hartim rreth ëndrrave të tyre të
cilat duan ti realizojnë në të ardhmen. Menjëherë vogëlushët rrokën stilolapsat
dhe ia nisën punës. Ëndrrat e tyre përkonin me kapacitetin e tyre intelektual
dhe në nivel me moshën e tyre të njomë. Vetëm një fletë hartimi tërhoqi
vëmendjen e mësuesit, pasi në të ishin shkruar ëndrra të mëdha, ëndrra të tilla
si: Të kem një vilë tepër të madhe, një fermë të bukur, një makinë luksoze dhe
një grua të bukur.
Mësuesi i vuri një
notë të ulët hartimit të nxënësit në fjalë, me pretekstin se ishin ëndrra të
parealizueshme, aq më tepër për një fëmijë në moshë të vogël si nxënësi i tij,
i cili përveç moshës së njomë, rridhte nga një familje tepër e varfër.
Por, para se ti
publikojë notat, i kërkoi nxënësit të tij që shkruante një hartim tjetër me
ëndrra të realizueshme, të përshtatshme me moshën e tij. Vetëm kështu, ai mund
ta përmirësonte notën.
Por djaloshi e
refuzoi këtë ofertë dhe plot besim ia ktheu:”E gëzofsh notën i dashur mësues,
sakaq unë do u gëzohem ëndrrave të mia.”
Në fakt, nuk kaloi shumë kohë dhe djali arriti ti realizojë
ëndrrat e tij të hedhura me aq kujdes në një letër hartimi.
Hajdutët e ëndrrave
dhe rrënuesit e ambicieve na rrethojnë në çdo cep të jetës tonë. Ata mund të
tallen dhe të na ironizojnë, sakaq të tjerë derdhi djersë për të na vënë
shkopinj nën rrota. Ata janë armiq me veshje miqsh, me të cilët duhet treguar
kujdes.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.