LOUIS
HAMON (1866-1936)
Lindur në Irlandë në 1866 nga një baba anglez dhe nënë
franceze, Louis Hamon ka qenë një "fallxhor" britanik, aftësia e
shënuar e të cilit për të parashikuar ngjarjet e ardhshme me saktësi, i dhanë
atij famë në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Veriut gjatë pjesës së dytë të
shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX.
Hamon njihte palmistrinë (shikimi i fatit në dorë),
astrologjinë dhe numerologjinë për t'u bërë parashikime mijëra njerëzve, duke
përfshirë edhe ata të oborreve mbretërore. Nga klientët e tij mbretëror mund të
përmendim mbretin Leopold II i Belgjikës, mbretin Humbert I i Italisë, mbretin
Eduard VII të Britanisë dhe car Nikola II i Rusisë. Hamon i dha vetes titullin
Kont dhe udhëtoi shumë nëpër botë.
Fallin ia mësoi e ëma, e cila i mësoi gjithashtu edhe bazat
e astrologjisë. Më pas, Hamon vajti në Indi për të mësuar palmistrinë nga disa
fise Hindu guru.
I gjatë dhe i pashëm, Hamon pati shumë probleme me burrat
xhelozë të disa prej klienteve të tij. Ai vdiq në shtëpinë e tij në Hollivud në
1936.
Profecitë e vërtetuara të Hamon
1. Hamon parashikoi me saktësi se politikani konservator
britanik, Artur Xheims Balfur, do të bëhej kryeministër i Britanisë. Ai u bë
nga 1902 deri 1905.
2. Luis Hamon parashikoi me saktësi shkatërrimin e
nacionalistit irlandez Çarls Stjuart Parnel për shkak të një romance dashurie.
Kështu ndodhi me ekzaktësi.
3. Në 1900, shahu i atëhershëm i Iranit e shpërbleu Hamonin
për shkak se ky i fundit i shpëtoi jetën. Hamon i kishte thënë të kishte kujdes
se donin ta vrisnin dhe Shahu shpëtoi se mori masat e duhura.
4. Hamon i parashikoi me saktësi dramaturgut Oskar Uajld se
ky i fundit do të shkatërrohej shoqërisht dhe profesionalisht në qoftë se nuk
hiqte dorë nga një aspekt i papranueshëm i jetës së tij. Duket se Oskar Uajld
nuk e mori parasysh këtë këshillë, sepse shtatë vjet më vonë Uajld u dënua dhe
u burgos për homoseksualizëm.
5. Në qershor 1911, Hamon paralajmëroi autorin anglez
Uilliam Stead se do të vdiste në qoftë se do të udhëtonte me ujë brenda vitit
që vinte. Stead nuk ia vuri
veshin dhe u mbyt më 14 prill 1912 së bashku me Titanikun.
6. Hamon
parashikoi me saktësi se Presidenti Amerikan Grover Cleveland nuk do të
zgjidhej për të tretën herë siç mendonte vet Presidenti.
7. Në 1894,
Hamon profetizoi me saktësi se Lord Horacio Kitchener i Britanisë do të arrinte
kulmin e karierës së tij në 1914, por e paralajmëroi që të mos i hipte asnjë
anijeje kur të mbushte 66 vjeç. Lord Kitchener u bë Sekretar i Luftës në 1914,
por ai u mbyt në moshën 66 vjeç kur, duke injoruar parashikimin e Hamonit, hipi
në një anije lufte britanike e cila ndeshi në një minë gjermane.
8. Në 1904,
ndërsa ishte në Rusi me ftesë të Car Nikollës II, Hamon takoi profetin dhe
hipnotizuesin autodidakt, Grigori Rasputin, i cili e kishte inat miqësinë e
Hamonit me Carin. Hamoni parashikoi me saktësi se Rasputini do të vritej nga
anëtarë të aristokracisë ruse. Vrasja e Rasputinit ndodhi 11 vjet më vonë ashtu
siç e kishte përshkruar Hamon.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.