Një fukara,i shiste një tregtari çdo ditë gjalpin që prodhonte e shoqja.
Gruaja e tij, i jepte
gjalpit formën e një topi një kilogramësh. I shoqi e shiste çdo ditë gjalpin
dhe me paratë plotësonte nevojat e shtëpisë.
Një ditë, tregtari
dyshoi në peshën reale të gjalpit dhe me ta peshuar, zbuloi se topi i gjalpit
ishte vetëm 900 gram, pra mungonin 100 gramë të tjera. Kjo e bëri të xhindosej.
Të nesërmen, me të
shkelur fshatari në derën e dyqanit i tha plot inat:
”Nuk blej më gjalpë prej teje o mashtrues i dreqit.
Deri tani me ke
shitur gjalpin për një kilogram, ndërkohë që ishte njëqind gramë më pak.
Shumë i prekur nga
ajo që i dëgjonin veshët, fshatari i varfër i tha:
Në fakt, ne zotëri,
nuk kemi peshore në shtëpi.
Gjalpin e peshojmë me
një kilogram sheqer të blerë tek dyqani juaj...
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.