NASTRADINI
shkolla
njëri nga djemtë e shkollës së nastradinit – pyeti:
‘’cila është arritja më e madhe : e atij që pushtoi një perandori, e atij që mundte por nuk
e bëri, apo e atij që pengoi të tjerët
të bëjnë një gjë të tillë?
- nuk di asgjë për
këtë cështje, u përgjigj nastradini, por di një detyrë shumë më të vështirë se
këto që the ti.
- cila është ajo?
- përpjekja për të të mësuar ty, të shohesh gjërat ashtu sic
janë në të vërtetë.
fati i
paeksploruar
nastradini po ecte në një rrugicë kur dikush rrëshqiti nga
një cati, dhe ra mbi zverkun e tij. i
rëni nuk pësoi asgjë por nastradini u dërgua në spital. disa nga nxënësit e tij
vajtën për ta vizituar.
- cfarë mësimi nxjerr nga kjo ngjarje nastradin, e pyetën?
- shmangni cdo lloj besimi në të pashmangshmen, madje akoma
edhe kur shkaku dhe pasoja duken të
pashmangshme. ai ra nga catia, por zverku im u thye. mos besoni supozimet
teorike si: ‘’ nëse dikush do të bjerë nga catia, do të thyejë qafën e tij’’.
jo kaq
e lehtë sa duket
një vejushë erdhi në
gjyqin e nastradinit dhe tha:
- jam shumë e varfër. djali im i vogël ha sasi të mëdha
sheqeri, dhe në të vërtetë i është bërë pasion dhe nuk mund tja dal mbanë për
tja paguar. a do të mundte gjyqi ti ndalonte
të hante sheqer, pasi unë vetë nuk mund ta bëj të më bindet?
-zonjë, ju përgjigj nastradini, ky problem nuk është kaq i
lehtë sa duket. hajdeni përsëri pas një jave dhe do tju jepet vendimi, pasi të
kem analizuar këtë rast në thellësi.
pas një jave, emri i vejushës ishte përsëri në listën e
njerëzve që kërkonin të drejtën nga gjyqi.
- më vjen keq, i tha nastradini kur erdhi radha e saj, por
do të kemi një vonesë tjetër të kësaj cështjeje shumë të ndërlikuar. hajdeni
përsëri javën tjetër.
e njëjta gjë ndodhi edhe
pesëmbëdhjetëditëshin e ardhshëm. përfundimisht nastradini deklaroi:
gjyqi do të japë verdiktin ndalues tani. thërrisni djaloshin. djaloshi erdhi
përpara gjyqit.
-djalosh, bërtiti gjykatësi. ndalohet të hash me tepër
sheqer se gjysëm luge cdo ditë.
vejusha i shprehu falenderimet e saja nastradinit dhe e luti
ti bënte një pyetje.
-thuamë, tha nastradini,
- i nderuar, habitem se përse nuk i ndaluat djaloshit të hante sheqer që nga seancat e para.
- shiko, tha nastradini, fillimisht duhet të clirohesha edhe unë vetë nga ky ves, ku ta dija se do më merrte kaq shumë kohë?
mëso si të mësosh
nastradini dërgoi një djalë që ti sillte ujë nga burimi.
- kujdes se mos thyen shtambën, i tha, dhe i dha djaloshit një shuplakë.
një kalimtar pyeti nastradinit, se përse i ra dikujt që nuk
i kishte bërë asgjë.
- o njeri, tha nastradini. do të ishte e kotë të ndëshkoja
djaloshin pasi ta kishte thyer shtambën,
apo nuk është kështu?
i thatë
në shi
dikush ftoi nastradinin të gjuanin së bashku por i dha një
kalë që ishte shumë i ngadaltë. nastradini nuk tha asgjë. shumë shpejt gjahtarët e lanë shumë pas dhe nuk mund ta
shihnin. ndërkaq filloi të binte shumë shi dhe nuk ekzistonte asnjë strehë
përreth. të gjithë ata që merrnin pjesë në gjah u bënë qull. por nastradini,
sapo filloi shiu, hoqi rrobat e tij dhe i palosi. në vazhdim u ul mbi rrobat e
palosura. kur shiu pushoi , u vesh dhe u kthye në shtëpinë e atij që e kishte
ftuar dhe i kishte dhënë kalin e
ngadaltë.
asnjeri nuk mund të kuptonte se si nuk ishte aspak i lagur. pavarësisht shpejtësinë e
kuajve të tyre , asnjeri nuk ishte
arritur të gjente strehë në atë fushë. nastradini u tha, se arsyeja që
ai ishte i thatë, ishte kali që i dhanë.
ditën tjetër i dhanë një kalë të shpejtë dhe i zoti i shtëpisë mori kalin e ngadaltë. përsëri ra shi. kali i
të zotit të shtëpisë ishte kaq i ngadaltë saqë ai u lag më shumë se cdo herë tjetër, ndërsa kthehej në shtëpi
me hap kërmiu. nastradini bëri të njëjtën gjë si radhën e kaluar. kur u kthye
në shtëpi nuk ishte i lagur fare.
- i gjithë faji është i joti, i bërtiti i zoti i shtëpisë.
më bëre ti hipja atij kali të tmerrshëm.
- ndoshta edhe ti nuk bëre dicka nga ana jote për këtë
problem, në mënyrë që të mund të mbetesh pa u lagur, i tha nastradini.
lajmërimi
nastradini qëndroi në pazar dhe filloi tu drejtohej turmave
që ishin aty:
- o njerëz! doni dije pa vështirsi, të vërtetën pa
gënjeshtra, arritje pa përpjekje, përparim pa sakrifica?
- po, po!
mrekulli! tha nastradini. doja vetëm ta dija. mund të
bazoheni tek unë, se do tju them mënyrën se si mund të arrihen keto gjëra, nëse
kurrë do të zbuloj dicka të tillë.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.