Nuk ka dyshim se në këtë botë gjenden mistere të mëdha
të pazgjidhura prej miliona vitesh. Të tilla kemi mjaftueshëm dhe me to
përballemi gati çdo ditë në pafundësinë dhe mrekullinë e mistershme të Tokës.
Ju prezantojmë një listë me 10 mistere të pazbuluara ende.
Sferat e gërryera
Në dekadat e
fundit, minierat e Afrikës së Jugut kanë nxjerrë nga gërmimet e tyre, sfera
metali misterioze. Origjina e tyre mbetet e panjohur, ndërkohë që parametrat e
tyre nuk kanë diametër më të madh se 2.54 centimetër. Disa prej këtyre gurëve
kanë të gdhendur në vija paralele tre gropa të vendosura përgjatë ‘ekuatorit’
të sfereave. Dy lloje sferash të tilla janë gjetur: një përbëhet nga metal i
kalter me reflekse të së bardhës, dhe tjetra e porezuar në siperfaqe me vrimat
të mbushura me një substancë të bardhë. Gurët që janë gjetur, sipas
ekspertizës, i përkasin periudhës përpara 2.8 milionë viteve më parë. Nuk dihet
kush i krijoi, dhe për çfarë arsyeje.
Guret Dropa
Në vitin
1938, një ekspedite arkeologjike e udhëhequr nga Dr. Chi Pu Tei në malet kineze
Baian-Kara-Ula, bëri një zbulim të jashtezakonshëm në disa shpella që kanë qenë
banesat e kulturave antike. Të groposura në pluhurin e mijëra viteve,
sipërfaqja e këtyre shpellave ishte pushtuar nga qindra gurë në formë disqesh.
Diametri i tyre është rreth 23 centimetër, dhe secili gur ka një rreth të
krijuar në qendër të tij, mbi të cilin është gdhendur një vijë rrethore. Ata i
përngjajnë disqeve të lashta të fonografëve të përpara 10,000-12,000 viteve. Në
afërsi të qendrës së gurëve gjenden shkrime në formë hieroglifesh. Dekodimi i
tyre flet për anije hapësinore nga një botë e largët që ishin përplasur mbi
këto male. Pilotët e këtyre anijeve e quanin veten Dropa, dhe mbetjet e
zbritjes se tyre në tokë, ndoshta sapo janë gjetur në këto shpella.
Guret Ica
Në fillim të
viteve 1930, një antropolog i Ica-s në Peru, Javier Cabrera, zbuloi qindra gurë
ceremonialë të groposur në varret e Inkasve të lashtë. Dr. Cabrera, ka mbledhur
më shumë se 1100 gurë të tillë që vlerësohet të jenë të periudhes para 500-1500
vitesh. Ato janë quajtur në kolektivitet, guret Ica. Gurët kanë të pikturuar
arinj, shumë prej të cilëve në pozicione seksuale (çka ishte normale për
kulturën e lashtë të Inkasve). Disa prej tyre japin pamjen të
ngjashme me ato të operacioneve kirurgjikale dhe transplanteve të trurit. Një
gdhendje fantastike e disa gurëve të tjerë jep imazhin e qartë të dinozaurëve
dhe brentozaurve, triceratopëve, stegozaurve dhe pterozaurve. Megjithese
skeptiket qendroje larg kësaj çështjeje, autenticiteti i këtyre gurëve as nuk
është aprovuar, as nuk është hedhur poshtë.
Gurët gjigandë sferikë të Costa Rica-s
Në vitet 1930, kërkimet për të zgjeruar plantacionet e pemëve të bananeve
në Costa Rica, rezultuar mjaft të pasura në një drejtim tjetër. U gjetëN duzina
sferash gjigante të gurta, disa prej të cilave ishin përsosmërisht sferike.
Gurët varionin që nga madhësia e një topi tenisi, në një diametër tjetër të
jashtëzakonshëm prej 2.44 metër dhe me peshë 16 ton. Edhe pse janë qartësisht
të krijuar nga njeriu, mbetet e panjohur arsyeja dhe qëllimi i tyre. Mbi të
gjitha, nuk dihet sesi është arritur të ndërtohet një përpikmëri e tillë
sferike.
Oera Linda
Libri Oera
Linda është dorëshkrimi më i debatuar në histori, mitologji dhe besimet fetare
të kulturës Frisiane. Ai është gjetur në shekullin e XIX. Termat që përfshihen
në këtë libër, i përngjajnë katastrofës, nacionalizmit, matriarkalitetit dhe
mitologjisë. Teksti tregon se Europa dhe vendet e tjera, në pjesën më të madhe
të historisë së tyre, janë udhëhequr për vite të tera në vazhdimësi nga gratë
dhe nënat më popullore të shoqërisë së atëhershme. Ato ndiqnin një rregull të
caktuar hierarkik të “Urdhrit të Priftëreshave Beqare”, që i dedikohej
perëndeshës Frya, vajza e perëndisë supreme Wr-alda dhe Irtha, nëna njerëzore (
jo perendi). Deklarohet gjithashtu se civilizimi Frisian kishte alfabetin e
vet, që ishte paraardhës i alfabeteve greke dhe Feniciane. Dorëshkrimi daton në
vitin 1256. Thuhet se është kopje e dorëshkrimeve edhe më të vjetra, dhe nëse
kjo është e vërtetë, atëherë na rikthen në vitet 2194 përpara Krishtit deri në
vitin 803 pas Krishtit.
Fosile të
pabesueshme
Për fosilet
kemi dëgjuar që në klasë të parë. Ato shfaqen në forme materiali të ngurtë që
formohen gjatë mijëra viteve. Por ka disa fosile që nuk përbëjnë asnjë
domethënie në gjeologji apo histori. Fosili i një gjurme të dorës së njeriut,
për shembull, u gjet në formën e një guri gëlqeror 110 milionë vjeçar. Në
Arktikun Kanadez, ajo që duket si fosile e një gishti të njeriut, daton përsëri
100 deri në 110 milionë vite më parë. Ajo që duket si fosili i këmbës së një
njeriu, që ndoshta përdorte sandale, u gjet afër Delta-s, në Utah, në një
depozite argjilore që vlerësohet të jetë e lashtë 300 milion deri në 600 milion
vite më parë. Kjo rihap debatin se kur ka filluar njeriu të popullojë Tokën.
Objekte të
përpunuara metali
Njerëzit
supozohet të mos kishin banuar në tokë rreth 65 milionë vjet më parë, kështuqë
nuk bëhet fjalë që ata të kenë përpunuar metalin. Si e shpjegon shkenca
zbulimin e tubave metalikë gjysmë-vezakë të gjetur në Francë? Në vitin 1885, në
një bllok qymyrguri u gjetën kuba metali të krijuara nga dora inteligjente
njerëzore. Në vitin 1912, punëtorët e ndërtimit, shkatërruan një tjetër bllok
metali nga i cili nxorën një vazo hekuri. Një thua gishti njerëzor është gjetur
gjithashtu i ngjitur pas një guri, që i perket Erës së Mezolitit. Dhe për më
tepër, ka shumë anomali të tjera të gjetura në këtë zonë, të gjitha shumë më të
lashta se 65 milion vjet.
Arka e
Besëlidhjes
Arka
konsiderohet të jetë një nga thesaret më të mëdhenj të fshehur që tentojnë të
vërtetojnë fakte të pamohueshme të Testamentit të Vjetër. Zbulimi i tyre mbetet
qëllimi i shumë arkeologëve modern dhe aventurierëve. Ai supozohet se përmban
shumë urdhëresa të dhëna në tabela prej guri që i përkasin Moisiut në Malin e
Sinai-t. Sipas librit të Eksodit, Arka përbëhet nga dru i veçantë, dhe është e
larë në ar. Besohej se ky objekt kishte fuqi të mbinatyrshme, që thuhet se ka
shkaktuar vdekjen e një personi që tentoi ta prekte, apo “mallkimin e keq” që
thuhej se u dha Filistinëve pasi ata e braktisën. Ka shumë spekulime mbi vendin
ku është groposur ky thesar. Mund të duhet një gjeni për ta gjetur, por një
budalla për t’iu afruar!
Floku e Engjëllit, është një fenomen që nuk ka marrë asnjëherë kuptimin e
saktë. Fenomeni përbehet nga rënia e fijeve prej mëndafshi nga qielli, “në
fromë shiu” mbi tokë. Është një fenomen i përhapur gjerësisht mbi tokë,
kryesisht në zona si Amerika e Veriut, Zelanda e Re, Australia, dhe Europa
Perëndimore. Nuk ka prova që zbulojnë shkakun e këtij fenomeni, që mund ta
shohësh me sy, por nëse zgjatesh ta kapesh, zhduket sa hap e mbyll sytë. Në
këtë mënyre nuk dihet as nga çfarë përbëhet në të vërtetë “ky lloj shiu”. Spekulimet thonë se vjen nga
merimangat, apo ndonjë insekt tjetër i madh që thur të tilla rrjeta. Nuk
përjashtohet mundësia e UFO-ve gjithsesi, është një material i një natyror
shumë i butë, i pamundur për t’u mbledhur për eksperimente, dhe për të marre
rezultate kimike.
Harta Piri
Reis
Harta Piri
Reis është një hartë shumë e famshme e botës para-moderne, e krijuar në
shekullin e XVI nga kartografi Piri Reis, në admiralin Osman (Turk). Harta
tregon pjesë të brigjeve perëndimore europiane dhe të Afrikës veriore, me një
saktësi të arsyeshme. Madje edhe brigjet e Brazilit janë mjaft të thjeshta për t’u
dalluar. Janë pasqyruar aty edhe disa ishuj të Oqeanit Atlantik si Azores dhe
Canary, pa lënë mënjanë edhe ishullin mitik, Antillia-n. Mendohet se kjo hartë
është krijuar nga njerëz që ishin të vetëdijshëm për ekzistencën e Antarktikës.
Disa studiues, mendojnë se kjo është pjesë e hartave të tjera që mbeshtesin një
teori të eksplorimit global nga një civilizim i pazbuluar i periudhës
para-klasike.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.