Gjuha e
Trupit Njerezor
Njeriu përvec gjuhës së tij ka mësuar në mënyrë instiktive
të përdorë me të njëjtën mënyrë dhe nje
gjuhë tjetër, atë që quajme Gjuhën e Trupit.
Kjo do të thotë se njeriu zotëron aftësinë për të transmetuar mesazhe që behën të kuptueshme jo vetëm
nëpërmes përdorimit të fjalëvë dhe të zërit që janë dy ‘’veglat’’ kryesore për
komunikimin, por edhe duke përdorur lëvizje te fytyrës apo trupit të tij ose
akoma duke përdorur edhe shqisa, si për shembull nuhatjen, dëgjimin etj.
Fytyra dhe sytë tonë shpesh herë pasqyrojnë ndjenjat tona,
frikën, gëzimin, surprizën, të vërtetën dhe gënjeshtrën.
Një mesazh ose një informacion, për ta transmetuar zakonisht
përdorim tre ‘’vegla’’ ashtu sikur thamë edhe më parë. Fjalët, zërin dhe
lëvizjet.
Lëvizjet përbëjnë 55%
të transmetimit të mesazhit në kuadrin e komunikimit, fjalët 7 % dhe 38
% tjetër jepet nga përdorimi i zërit.
Sipas kërkimeve zyrtare psikologjike, cdonjëra nga veglat e
mësipërme që sapo thamë i korrespondon njërës nga 3 sferat apo 3 botët që
Platoni kishte folur 2.600 vite më parë, të cilat janë:
BOTA MENDORE
FJALËT
BOTA PSIKIKE
ZËRI
BOTA
TRUPORE
LËVIZJET
Gjuha e Trupit duket
se njihej që nga vitet e lashta. Në Greqinë e lashtë filozofët dhe sofistët
fshihnin duart e tyre poshtë tibanit (veshjes)
sepse besonin se lëvizjet e duarve
në një bisedë apo në një leksion shprehnin mungesën e
aftësisë retorike, apo argumentash ndërsa ‘’ populli i thjeshtë me sa
duket, përdorte në mënyrë të theksuar duart, ashtu sikurse edhe sot. Ky opinion
bazohej , se sa më shumë të përdorim dhe të lëvizim trupin tonë si një mënyrë
shprehjeje, aq më i varfër është fjalori yne retorik.
Njeriu kur lindi nuk dinte të fliste, atëhere i vetmi mjet
komunikimi i tij ishte trupi i tij. Duke u rritur dhe duke mësuar të flasë kjo
nevojë fillestare kufizohet, meqënëse me anë të fjalëvë mund të shprehet me
qartë dhe saktësisht. Por nuk mund të themi se Gjuha e Trupit do të zhduket meqënëse nuk mund
ta eliminojmë pasi ndodhet e rrënjosur thellë në subkoshiencën tonë.
Njeriu i nxitur nga subkoshienca e tij e përdor trupin
shpesh herë, sidomos gjymtyrët e tij, për të treguar gjendjen e tij
sentimentale. Për shembull kur njeriu ndjen kërcënim kryqëzon duart e tij, ose kur ndjehet i lodhur, kerrus shpinën. Por përtej ngarkimit
sentimental, trupi ynë mund të bëhet objekt
vëzhgimi për dikë që është njohës i kësaj gjuhe dhe të zbulojë më tepër anë të fshehta të karakterit tonë.
Mund të zbulojmë shumë gjëra mbi karakterin tonë gjatë veprimeve tona dhe
sidomos kur vallëzojmë.
Një pikë tjetër shprehëse ( nëse jo më shprehësja)
gjithashtu që dërgon shenja, është koka dhe sidomos fytyra. Me këtë
logjikë mund të merremi pastër dhe
vetëm me shprehjet e ndryshme të
fytyrës, dhe mund të konkludojmë në
konkluzione të ngjashme. Pra mund ta konsiderojmë si një mikrotrup që nëpërmes
drithërimave muskulore të tij , ne
arrijmë të kuptojmë gëzimin, hidhërimin,
qetësinë, frikën, surprizën në krahasim
me të gjithë trupin tjetër, pasi kur flasim me dikë , pjesa që do përqëndrohemi
më tepër është fytyra e tij për të ckoduar
ato që na thotë, se sa në të gjithë pjesët tjera të trupit.Por kjo është
edhe një kurth për vetë bashkëfolesin i cili mund të ketë stërvitur muskujt e
fytyrës së tij, ndërsa i gjithë trupi i tij e përgënjeshtron.
Gjuha e Trupit tejkaloi shpejt kuadrin e kërkimeve shkencore
, dhe gjeti zbatime të stërmëdha në marketingun bashkëkohor, në politikë,
reklamë dhe në sociologji.
Por leximi që mund ti bëjë dikush mendimeve të tij ,
nëpërmes një ushtrimi mbi vëzhgimin e gjuhës së trupit , nuk është vetëm dicka
interesante por arrin dhe të bëhet edhe e frikshme. Sepse tregon nivelin që ne
si njerëz të thjeshtë mund të bëhemi
marrës dhe të mos arrijmë të
balancojmë mijra mesazhe jo verbale që marrim për cdo ditë nga njerëz ekspertë që
mundohen të na imponojnë mendimet e
tyre, artikujt e tyre, nëpërmes reklamave, Medias, kinemasë dhe shumë mënyrave
të tjera.
Por shumë njerëz mund të pyesin veten , nëse shenjat jo
verbale i kemi që në lindje apo i kemi përvetsuar , janë trashëgimtare apo u
arritën me ndonje mënyrë tjetër?
Është kryer një hetim – studjim nga një skuadër
shkencëtarësh duke përdorur një shumë të madhe të dhënash të mbledhura nga
vëzhgimi i njerëzve të shurdhër ose të verbër të cilët nuk do të mund ti kishin
mësuar këto shenja nëpërmes një kanali dëgjues apo shikues, dhe gjithashtu nga
vëzhgimi i gjesteve të popujve të
ndryshëm dhe qytetërimeve të ndryshme, por edhe nga studjimi i të afërmëve më
të ngushtë të njeriut sic janë majmunët. Rezultatet e këtij hetimi treguan
se disa gjeste janë të fituara më vonë
dhe disa të tjera i kemi që nga lindja.
Gjithashtu shkencëtari gjerman Eibesfeldt zbuloi se shprehjet
e buzëqeshura të fëmijëve që sapo lindin
të shurdhër apo të verbër ndodhin
pa u mesuar apo imituar, pra janë të përvetësuara.
Shumë shkencëtarë të tjere
mbështetën mendimin e Darvinit, përsa u përket shprehjeve të lindura kur
ata studjuan shprehjet e fytyrës së individëve
nga pesë qytetërime të ndryshëm. Dhe kështu arritën ne konkluzionin se
përsa u përket emocioneve bazore të
individëve, mënyra e shprehjes është e njëjtë.
Për shembull kur kryqëzojmë duart tona , vëmë të djahtën apo
të majtën poshtë? Shumica e njerëzve nuk mund të përgjigjet saktë nëse nuk e
provon përsëri. Gjë që do të thotë se është një veti që e kemi nga natyra.
Gjithashtu krijohet një pyetje më tepër,
nëse lëvizjet tona janë veti të zotëruara nga qytetërimi në të cilin jemi
rritur, apo jane nga natyra apo na janë bërë ves? Për shembull kur një njeri parakalon nje
femër të bukur në një rrugë të mbushur
me njerëz, zakonisht ai kthen kokën pas
duke e parë përsëri atë, ndërsa
femra kthehet nga ana tjetër. Ndoshta e bën në mënyrë instiktive për të
mbrojtur trupin e saj, apo ndoshta i është bërë ves duke parë femrat e tjera.
Ashtu sikurse dhe thamë më lart, disa gjeste apo pozicione në qytetërime të ndryshme mund
të jenë të përbashkëta dhe të tjera jo, me pasojë të keqkuptohen nga popujt respektivë. Për shembull shprehjet e
përbashkëta janë: Kur njerëzit janë të lumtur qeshin, kur janë të mërzitur ose
të nxehur janë të ngrysët. Ulja e kokës do të thotë po, e kundërta jo. Një
fëmijë kthen kokën anash ose nga ana tjetër kur të ketë mbaruar ushqimin,
sikurse nëse pi nga e ëma ose jo.
Ngritja e supeve gjithashtu është një shembull i mirë i shprehjes botërore që
përdoret ateherë kur individi nuk e di
ose nuk kupton se për cfarë po i flasin. Por lëvizjet dhe gjestes ndryshojnë nga
qytetërimi në qytetërim. Është i njohur shembulli me dy gishta ose V , apo edhe
gjesti ok që bejmë me duke rrumbullakosur gishtat. Gjesti ok është përhapur në
të gjitha vëndet anglishtfolëse, por
gjithashtu edhe në Europë dhe në Azi në disa vënde mund të ketë një kuptim
krejt tjetër. Për shembull ne Francë ky
gjest nënkupton zero ose asgjë, në
Japoni nënkupotn para, dhe në disa vende të mesdheut zakonisht nënkupton vrimë,
që është mënyra që i drejtohen një mashkulli që është homoseksual.
Një gjest tjetër gjithashtu i njohur është edhe ai i ngritjes së gishtit të madh
të dorës në SHBA, Australi
dhe në Britani, gjest i cili ka 3 kuptime: Përdoret si shenjë për autostop, si
shenjë për ok – gjithcka në rregull, dhe gjithashtu përdoret si sharje.
Gjithashtu në Itali përdorin gishtin e madh si numrin një
dhe gishtin tregues si dyshin, ndërsa në Amerikë dhe në Angli përdorin gishtin
tregues për njëshin dhe të mesmin për dyshin. Shenja me dy gishtat – V, që
folëm më lart, në Britaninë e Madhe dhe në Australi është sharje. Ndërsa
Churcill e imponoi gjatë luftës së dytë botërore si një shenjë fitoreje por me
dorën e drejtuar nga jashtë, ndërsa sharja e ka dorën e drejtuar nga ai që e
bën.
SHEMBUJ INTERPRETIMI TË GJUHËS SË TRUPIT:
Kryqëzimi i duarve- zakonisht nënkupton mbrojtje ose kundërsulm. Së bashku me
uljen e kokës nënkupton absolutitet
Lëvizja e duarve sipas fuqisë nënkuptojnë
ndjenjat respektive si për shembull, admirim, zemërim, habi, frikë.
Pozicioni
embrionik – nënkupton pasiguri dhe ndjenjë rreziku
Ecje krenare me supe të ngritura, trupin drejt
– nënkupton vetëbesim dhe ndjenjë mbizotërimi
Shikim i ultë – nënkupton fajësi, përpjekje
fshehjeje sekretesh
Vendosje e duarve në mes – nënkupton
Triumf nëse bëhet me duar, dhe zemërim
nëse bëhet me grushta.
Mbështetje e kokës tek duart – nënkupton mërzitje
Mbulim i trupit me duar – nënkupton paptritmësi
ose shokim. Ose kur shoqërohet nga fjalë nënkupton gënjeshtër.
Ndërthurje gishtash dhe mbështetje koke –
nënkupton reflektim
Kruajtje koke dhe levizje mekanike – nënkupton
bezdisje të vogla gjatë dialogut – siklet, nervozitet, ankth dhe mendim
Sigurisht nuk duhet të harrojmë se në fjalët
verbale, shumë fjalë kanë rëndësi të ndryshme dhe kështu edhe tek gjuha e
trupit shumë pozicione tonat mund të
keqkuptohen sepse bazohen edhe tek
faktorë të tjerë të jashtëm dhe mjedisorë. Për shembull kryqëzimi i duarve, që
zakonisht nënkupton agresivitet dhe mbyllje ne vetvete, ka një tjetër kuptim kur personi ka të
ftohtë.
Kryqëzimi i këmbëve konsiderohet një levizje e
permbajtjes seksuale kur bëhet nga femra
dhe sidomos kur ky kryqëzim bëhet anash, por ndodh edhe kur njeriu është
mpirë pasi qëndron i ulur për një kohë
të gjatë. Gjithashtu në një shtrëngim
duarsh, ka rëndësi se cili do ta fillojë por edhe ka të bëjë me pozicionin e
duarve, duart mund të jenë të shtrënguara
fort ose lirshëm, dora e njërit
lart dhe e tjetrit poshtë, që kjo nënkupton kontrollin e marëdhënies, por edhe
dikush mund të bëjë një shtrëngim duarsh të lehtë pasi mund të vuajë nga
artriti dhe mundohet të shmangë
shtrëngimin e duarve që nuk do të
thotë një lehtësi ndjenjash kundrejt bashkëbiseduesit të tij.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.