Studim: Shqiptarët janë popull
dembelë, 9 orë në gjumë dhe 5 orë në kafe
Studimi për përdorimin e kohës në Shqipëri: Lexojmë
shumë pak. Meshkujt e privilegjuar, paguhen për punën më shumë se gratë. Popull
gjumash dhe dembel.
Kështu
rezultojnë të jenë shqiptarët, të paktën në statistika. Flenë 1 orë më shumë se
mesatarja e mbi të gjitha, mund të jenë ndër të vetmit që gati gjysmën e ditës
e kalojnë kafeneve.
Të dhënat
vijnë nga studimi për përdorimin e kohës, i publikuar dje nga Ministria e
Punës, INSTAT dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara(UNFPA). Sipas studimit, shqiptarët
ia kushtojnë plot 38% të kohës, ose 9 orë gjumit. Nga pjesa tjetër e ditës,
20%, pra rreth 5 orë në ditë, e kalojnë në kafe.
Sa për
punën, në gjithë hapësirën kohore, vetëm 13% e zë aktiviteti që sjell të
ardhura, pra punë e paguar. Sa i përket kohës së lirë, ajo konsumohet në mënyrë
joeficiente nga të dyja gjinitë. Në Tiranë, mesatarisht 1 orë e 15 minuta në
ditë i kushtohet studimit, e nga këto, leximi për kënaqësi numëron vetëm 11
minuta, ndërsa rreth 2 orë shpenzohen para televizorit. Kohën më të madhe,
rreth 12 orë, e zënë aktivitet personale, konkretisht, kujdesi ndaj fëmijëve,
ushqimi, punët e shtëpisë, pazari etj., ndërsa pjesa tjetër është qëndrim në
kafene.
Nga studimi
rezulton se në familjet me një fëmije nën 7 vjeç, ky fakt për mashkullin është
një element i papërfillshëm në kohën e ditës së tij. Për sa i përket ndarjes
mes femrave dhe meshkujve, burrat janë ata që punojnë më pak, por janë më të
paguar. Pavarësisht përpjekjeve, burrat vazhdojnë të jenë pakicë, kur bie fjala
për punët e shtëpisë, pasi ajo që ndodh brenda 4 mureve vazhdon të mbetet
detyrë e grave.
Në këtë
pikë, 95% e fermave të moshës 15-64 vjeçe dhe vetëm 37% e meshkujve 15-64 vjeç
janë të përfshirë në punët e shtëpisë, kujdesi për fëmijët, përgatitjen e
ushqimit. Për orë të barabarta të shpenzuara në punë të paguar nga burrat dhe
gratë, orët e punës totale për gratë i tejkalojnë orët e punës totale të
meshkujve (turni i dytë i punës për gratë është “puna e papaguar”.
Meshkujt
shpenzojnë shumë më shumë kohë në punë të paguar se femrat, si për sa i përket
numrit të orëve dhe minutave, ashtu edhe në terma përqindjeje të personave që
kryejnë punë të papaguar në një ditë mesatare. Vetëm 32% e femrave shpenzojnë
kohë për punë të paguar, krahasuar me 56% të meshkujve. Femrat dhe Meshkujt në
zonat rurale shpenzojnë më shumë kohë duke punuar sesa ato të zonës urbane. I
vetmi grup që kalon më shumë kohë në punën totale si në ditët e javës, si në
fundjavë, janë gratë rurale.
Të pasurit e
fëmijëve më të vegjël se 7 vjeç ka një ndikim shumë të madh në mënyrën e
përdorimit të kohës për femrat. Ato bëjnë shumë më shumë punë të papaguar,
krahasuar me ato që kanë fëmijët më të rritur. Për meshkujt, të pasurit apo jo
fëmijë përbën një diferencë të papërfillshme. Shprehur në terma relative, rreth
50% e një dite mesatare në Shqipëri i kushtohet aktiviteteve personale, 25%
punës dhe 21% aktiviteteve të kohës së lirë. Rreth 15% e kohës i kushtohet
studimeve pa asnjë lloj diference femra dhe meshkuj.
Studimi jep
një rrafsh krahasues edhe me vendet e tjera. Për këtë janë marrë nën shqyrtim 3
shtete. Një në Ballkan (Sllovenia), një në Europën Jugore(Italia) dhe një në
bllokun Nordik (Suedia). Mes katër vendeve, meshkujt shqiptarë shpenzojnë më
shumë kohë nga të gjithë gjinitë për punë të paguar. Arsyeja për këtë është
puna edhe në fundjave. Ndërsa sa i përket femrave, ka rreth 2 orë diferencë.
Studimi Procesi i mbledhjes së të dhënave në terren zgjati për një periudhë
12-mujore, duke filluar nga muaji mars 2010 deri në javën e parë të marsit të
vitit 2011. Nga 2 250 familjet e zgjedhura për të marrë pjesë në studim, 91.5 %
e tyre iu përgjigjën pyetësorëve të studimit. Dy ditarë u plotësuan nga të
gjithë individët 10 vjeç e lart në familje, një ditar për një ditë jave të
zakonshme (një nga ditët, nga e hëna deri të premten) dhe ditari i dytë për një
nga ditët e fundjavës (të shtunë ose të diel).
SI
SHPENZOHET KOHA NE ORE Mosha 15 vjeç e lart mesatarisht (sipas arsimimit) Punë
e paguar Arsimi fillor 2:42 Arsimi i mesëm 3:43 Arsimi i lartë 4:31 Aktivitete personale
Arsimi fillor: 11:54 Arsimi i mesëm 11:49 Arsimi i lartë 11.34 Përgatitja e
ushqimit Arsimi fillor 1:21 Arsimi i mesëm 1:01 Arsimi i lartë 00:45 Pastrimi
Arsimi fillor 00:46 Arsimi i mesëm 00:39 Arsimi fillor 00:27 Tv dhe video
Arsimi fillor 2:01 Arsimi i mesëm 1:51 Arsimi i lartë 1:45 Lexim Arsimi fillor
00:20 Arsimi i mesëm 00:09 Arsimi i lartë 00:28 Sporte Arsim fillor 00:18 Arsim
i mesëm 00:20 Arsim i lartë 00:22 Kompjuter Arsim fillor 00:06 Arsim i mesëm
00:12 Arsim i lartë 00:16/ /Drini.mk
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.