NOSTRADAMUS (1503-1566)
"Nostradamus"
është emri i latinizuar i Michel de Nostredame, doktor dhe astrolog francez që
jetoi nga 1503 deri 1566 dhe që u bë një nga profetët më të mëdhenj që ka
njohur bota. Nostradamus lindi në St. Remy në Francë në 13 dhjetor 1503 nga
prindër të pasur.
Thuhet se
të dy gjyshërit e tij kanë qenë parashikues, ndonëse jo aq sa do të bëhej nipi
i tyre. Gjyshërit e Nostradamusit kishin parashikuar ngjarje nëpërmjet
vizioneve që kishin patur. Të dy ishin astrologë të mirë dhe pikërisht prej
tyre Nostradamus mësoi astrologji.
Në moshën
21 vjeç, Nostradamus filloi studimet në mjekësi, në universitetin Montpelier,
në Francën jugore. Ishte student i mirë dhe punonte shumë, por iu desh t'i
ndërpriste studimet dy vjet më vonë për shkak të Murtajës së Zezë që vrau
njerëz të panumërt në Francë dhe në Evropë.
Nostradamus
la studimet dhe filloi të kurojë njerëzit e prekur nga epidemia. Me këtë ai
fitoi respekt të madh në rrethet mjekësore dhe kudo. Nostradamus u bë një
katolik i zjarrtë.
Prandaj,
kur Nostradamus hapi një klinikë në qytetin francez të Agen në 1529, pasi ishte
kthyer në universitet për të plotësuar studimet e tij mjekësore, të gjithë
menduan se ai sapo kishte nisur një karrierë të gjatë dhe brilante mjekësore.
Por nuk qe
e thënë të ndodhte kështu sepse, shumë shpejt, Nostradamus e braktisi praktikën
mjekësore, ndoshta për shkak të vdekjes së papritur të gruas dhe dy fëmijëve të
tij, vdekje për të cilat Nostradamus dënonte veten sepse besonte se nuk u
kishte kushtuar shumë vëmendje.
Ai brodhi
nëpër Evropë për dhjetë vjet duke shkuar nga njëri qytet në tjetrin. Për të
mbajtur veten, merrej nga pak me mjekësi, ndonëse preferonte ta kalonte pjesën
më të madhe të kohës me astrologë dhe filozofë.
Në 1555,
Nostradamus shkroi librin e tij të famshëm të profecive të quajtur
"Shekujt" ku ai përshkruan profecitë e tij në formën e citimeve me
rimë. Në këto profeci, ai përdori shumë anagrama, alegorira, kalambura, fraza
me kuptime sekrete dhe zhargon shkencor për të fshehur kuptimet e profecive.
Pse e bëri këtë, akoma nuk është e qartë, por shumë besojnë se arsyeja ishte të
mbronte veten nga autoritetet kishtare të atyre viteve.
Profecitë e
vërtetuara të Nostradamusit
1. Gjatë
bredhjeve të tij nëpër Europë, Nostradamus takoi në Itali një prift të ri
franciskan me emrin Feliçe Përetti. Për habinë e kalimtarëve dhe të vet
priftit, Nostradamus u gjunjëzua papritur përpara tij duke i thënë,
"Hirësia Juaj" duke shtuar se ky prift i ri do të bëhej Papë. Asnjëri
nuk e besoi, por prifti i ri u bë Papë (Papa Sikstus V) në 1585 - 50 vjet pas
bërjes së parashikimit dhe 19 vjet pasi Nostradamusi vet kishte vdekur.
2.
Nostradamus ka parashikuar me emër lindjen dhe bërjen të famshëm të Lui Pastër,
kimist dhe bakteriologjist francez me famë (1822-1895). Ky parashikim është
bërë 200 vjet më parë se të lindte Lui Pastër.
3.
Nostradamus ka parashikuar me saktësi lindjen e prindërve të Hitlerit, hipjen e
Hitlerit në fuqi, rënien e tij dhe pasigurinë lidhur me fatin e tij.
Nostradamus ia thoshte emrin Hister.
4. Ka
parashikuar me saktësi zjarrin e madh që i ra Londrës në 1666 dhe faktin që do
të digjeshin shumë kisha. Gjeti edhe ngjarjen edhe datën me saktësi.
5.
Parashikimi i Nostradamusit se mbreti Henri II i Francës do të dëmtohej
padashje në sy dhe në një pjesë të trupit njëkohësisht dhe se ai do të vdiste
më vonë për shkak të plagëve doli i vërtetë në 1559. Atë vit, mbreti i ri
francez u plagos aksidentalisht në sy dhe në fyt, plagë nga të cilat ai vdiq më
vonë.
6.
Nostradamus parashikoi me saktësi lindjen e Napoleonit dhe hipjen e tij në fuqi
në Francë. Ai parashikoi gjithashtu pamëshirëshmërinë e tij si politikan,
ngjadhnjimet e tij ushtarake dhe frikën që do t'u shtinte ai Italisë, Spanjës,
Anglisë dhe gjithë Evropës, internimin e tij, arratisjen dhe mposhtjen e tij në
betejën e Vaterlosë (1815). Ai parashikoi gjithashtu vdekjen e Napoleonit në
ishullin e Shën Helenës dhe madje edhe faktin se do t'i mbante flokët të prera
shkurt. Profeti i madh përmendi dhe emrin e tij, Napoleon.
7. Profeti
i madh parashikoi abdikimin, në 1936, të mbretit Eduard VIII të Britanisë për t'u
martuar me gruan që dashuronte dhe hipjen pa dëshirë në fron të vëllait të tij
që u bë mbreti Xhorxh VI.
8.
Nostradamus parashikoi me emër diktatorin spanjoll Franko si edhe refuzimin që
do t'i bënte ai në 1941, në një mbledhje të anëtarëve të boshtit, për t'i dhënë
Gjermanisë dalje në Rivierë nëpërmjet Spanjës.
9.
Nostradamus parashikoi madje edhe vdekjen e tij. Kur një natë më 1 korrik 1566,
një nxënës i tij, i quajtur Shavinjy, i tha natën e mirë, Nostradamus iu
përgjigj me emfazë, "Nesër, kur të lindë dielli, unë nuk do të jem
këtu". Të nesërmen në mëngjes ai u gjet i vdekur. Ai u varros vertikalisht
sepse ai nuk donte që dikush të ecte mbi trupin e tij. Pas 134 vjetësh, varri i
tij në kishën e Shën Marthës në Salon, u hap për t'u varrosur në një vend
tjetër. Punëtorët gjetën së bashku me kockat edhe një pllakë metalike ku ishte
gërvishtur data "1700", pikërisht viti që atij i hapën varrin. Ai e
kishte parashikuar edhe këtë gjë.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.