URSULA SOUTHIEL (1488-1561)
Një pjesë e mirë e jetës së Ursula Southiel, njohur më mirë
me emrin "Nëna Shipton", është e mbuluar nga misteri. Legjenda thotë
se ka shumë gjëra të pazakonshme në zënien dhe lindjen e saj. Lindur në korrik
1488, thuhej se kishte qenë jashtëzakonisht e shëmtuar. Në shkollë kishte qenë
e shkëlqyer, por pamja e shëmtuar dhe talljet dhe fyerjet e shokëve bënë që ajo
ta braktisë shkollën.
Pasi u martua me një marangoz të quajtur Tobia Shipton, ajo
u vendos në Skipton pranë Jorkut. Shumë shpejt ajo do të bëhej e famshme me
parashikimet e saja që përmbusheshin me një saktësi të çuditshme.
Parashikimet e realizuara të Ursula Southiel
1. Ajo parashikoi me saktësi pushtimin në 1513, të Francës
nga Mbreti Henri VIII i Anglisë.
2. Ursula parashikoi me saktësi zjarrin e madh të Londrës në
1666 dhe shkatërrimet e mëdha që shkaktoi.
3. Nëna Shipton parashikoi me saktësi rënien e Kardinalit të
fuqishëm Tomas Volsey, shok i ngushtë i Mbretit Henri VIII. Ajo parashikoi me
saktësi edhe dështimin e planeve të Kardinalit për t'u arratisur për në qytetin
e Jorkut. Volsi u arrestua gjatë rrugës për në Jork.
4. Ajo profetizoi me saktësi thyerjen nga britanikët të
Armatës spanjolle.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.