Letra që duhet lexuar çdo Një
Shtator
E cili prind i sotëm nuk do të kishte dashur t’i
drejtohej mësuesit të fëmijës së tij, ashtu si Abraham Lincoln mësuesit të të
birit, para 184 vjetësh!? Prandaj, meqë sot është 1 shtatori, dita e parë e
vitit të ri shkollor, kjo letër ia vlen të lexohet sërish, të paktën nga
prindërit dhe mësuesit.
Presidenti i
16-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Abraham Lincoln, e dinte vlerën e
dijes dhe të mësuarit në jetë.
Për këtë, ai
kishte vendosur që mësuesit të djalit të tij, t’i shkruante në formë përkujtimi
rreth mënyrës se si duhet trajtuar një fëmijë i vogël.
Lincoln i
kishte renditur mësuesit të djalit të tij, pikërisht në ditën e parë të
shkollës, një sërë arsyesh e mësimesh të arta të cilat dëshironte që djali i
tij t’i mësonte nga mësuesi.
Lexoni më
poshtë letrën e Abraham Lincoln të shkruar në vitin 1830
Mësues i
nderuar,
Djali im sot
e fillon shkollën.
Pas pak,
gjithçka do të jetë për të e çuditshme dhe e re, prandaj do të doja ta
trajtonit butësisht.
Është një
aventurë që ai do ta marrë me vete nëpër të gjitha kontinentet.
Të tilla
aventura që ndoshta mund të përfshijnë luftëra, tragjedi dhe fatkeqësi. Ta
jetosh këtë jetë, të duhet besim, dashuri dhe kurajo.
Për këtë, i
dashur Mësues, do t'ju lutesha ta merrnit përdore e t'i mësoni gjëra që do t’i
duhen t’i dijë, mësojeni atë – por butësisht, nëse mundeni.
Mësojeni se
për çdo armik, ekziston një mik.
Atij do t‘i
duhet të mësojë se jo të gjithë njerëzit janë të drejtë, se jo të gjithë
njerëzit janë të sinqertë.
Megjithatë
mësojeni se për çdo faqezi ka një hero dhe se për çdo politikan egoist, jeton
një lider i përkushtuar.
Mësojeni
nëse mundeni se 10 centë të fituar kanë shumë më tepër vlerë se një dollar i
gjetur. Në shkollë, mësues, është shumë më e ndershme të dështosh se të
mashtrosh.
Mësojeni atë
si të humbë hijshëm, dhe si t'i gëzohet fitores kur ai fiton.
Mësojeni të
jetë i mirë me njerëzit e mirë, dhe i ashpër me njerëzit e ashpër. Mundohuni
t’i qëndrojë sa më larg zilisë, nëse do të mundeni dhe mësojani sekretin e një
buzëqeshjeje të çiltër.
Mësojeni po
të jetë e mundur – si të qeshë kur të jetë i trishtuar, dhe se të derdhësh lotë
nuk është aspak turp.
Mësojeni se
mund të ketë dështim të ndershëm dhe fitore të turpshme.
Mësojeni t'i
përqeshë cinikët.
Mësojeni
nëse mundeni të zbulojë mrekullinë e leximit të librave, por gjithashtu i jepni
edhe kohën e mjaftueshme për të kundruar misterin e përjetshëm të fluturimit të
zogjve në qiell, të bletëve në diell e të luleve mbi një kodër të gjelbër.
Mësojeni të
këtë besim në idetë e tij edhe nëse të gjithë do t`i thonë se janë të gabuara.
Mundohuni
t`i mësoni birit tim forcën për mos e ndjekur turmën edhe kur të gjithë
vrapojnë pas fitimtarit.
Mësojeni të
dëgjojë me vëmendje çdo njeri, por gjithashtu të shoshisë të gjithë atë që
dëgjon në sitën e së vërtetës dhe të marrë veç të mirën.
Mësojani
atij sesi të shesë talentin dhe zgjuarësinë e tij tek ofertuesi më i lartë, por
mos të pranojë kurrë asnjë lloj çmimi për shpirtin e zemrën.
Lejojeni të
ketë kurajën për të qenë i padurueshëm. Lejoheni të ketë durimin për të qenë
trim.
Mësojeni atë
të ketë besim sublim te vetvetja, sepse atëherë ai do të ketë gjithmonë besim
sublim në njerëzimin dhe në zotin. Këto janë kërkesat, mësues, por ju bëni më
të mirën që mundeni. Ai është fëmijë i vogël dhe i mirë. Dhe është biri
im".
Me respekt,
Abraham Lincoln
Abraham Lincoln
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.