HOMER LEA (1876-1912)
Lindur në Cripple Creek, Kolorado, SHBA, Homer Lea vuajti
qysh foshnjë prej një defekti në shtyllën kurrizore që në moshën 12 vjeç e bëri
të ishte një kurrizo. Megjithëse ishte kurrizo dhe vetëm një metër e gjysëm i
gjatë, Homer ëndërronte të shkonte ushtar. Përpjekjet e shqetësuara të të jatit
për t'ia ftohur idenë e karrierës ushtarake dështuan.
Ndërsa studionte në një kolegj, Homer mësoi gjuhën kineze
nga një guzhinier kinez që ai njohu atje. Homer iu vu studimeve të strategjisë
ushtarake për të cilën kishte prirje të mëdha. Më vonë, ndërsa studionte në
Universitetin Stanford, Homer u përfshi në një organizatë kineze që po
komplotonte rrëzimin e qeverisë së atëhershme kineze me mjete ushtarake. Kaq
shumë u përfshi në politikën kineze sa që ai më vonë u bashkua me lëvizjen e
Dr. Sun Jat Senit, qëllimi i të cilit ishte të "çlironte Kinën
ushtarakisht".
Homer u bë mik me Sun Jat Senin dhe ky i fundit e zgjodhi
atë Shef të Shtabit. Homer e ndoqi Sun Jat Senin dhe revolucionarët e tij deri
në Kinë ku aktiviteti i tij ushtarak çoi në rrezikun real të arrestimit dhe
ekzekutimit të tij. I ndjekur nga autoritetet kineze, Homer ia mbathi për në
Amerikë në 1901 ku vazhdoi të mbështeste revolucionarët kinezë dhe nisi të
shkruajë librin e tij të parë.
Në librin e tij të quajtur "Vlera e Injorancës",
ai bëri parashikimet e mëposhtme, të cilat dolën që të gjitha:
1. SHBA dhe Japonia do të bëjnë luftë me njëra-tjetrën.
2. Në atë luftë, Japonia do të sulmonte fillimisht Filipinet
dhe pastaj do të bënte një sulm të befasishëm mbi Havai duke i shkaktuar
flotave amerikane humbje shumë të mëdha. Të gjithë e dinë se ç'dëme kolosale i
solli amerikanëve sulmi djallëzor i japonezëve mbi Përl Harbër vite më vonë.
3. Gjermania do ta humbiste Luftën I Botërore.
Homer Lea shkroi më vonë një libër të dytë profetik të cilin
e quajti "Dita e Saksonit". Në këtë libër ai parashikoi me saktësi
rënien e perandorisë britanike.
Në librin e tij "Vërshimi i Sllavëve" (që ai
kishte planifikuar ta botonte shumë më përpara se të vdiste më 1 nëntor 1912)
Homer bëri këto parashikime:
1. SHBA dhe
Anglia do të përballen me rrezikun e fuqisë ushtarake ruse.
2. Rusia do të pushtojnë Afganistanin dhe do të shtyhen më
në jug drejt Indisë dhe Persisë (Iranit). Homer Lea besonte se interesave të
SHBA-së i shërbehej më mirë nëse forca e saj ushtarake do të ishte e madhe.
Fjalët e tij të fundit përpara se të vdiste ishin: "Mbroni
Amerikën!".
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.