EDGAR CAYCE (1877-1945)
Edgar Cayce
ishte padyshim shëruesi psikik dhe fallxhori më i famshëm që ka njohur shekulli
XX deri më sot. Edgar Cayce ka lindur më 18 mars 1877, në një fermë të vogël
pranë Hopkinsville, në Kentaki, ShBA. Ishte një djalë i qetë dhe fetar.
Rezultatet e tij në shkollë ishin nën mesatare.
Gjatë jetës
së tij si shërues psiqik, Edgar Cayce diagnostikoi dhe sugjeroi me sukses
kurime efektive për gati 15.000 njerëz të sëmurë, për shumicën e të cilëve,
mjekët e tyre kishin hequr shpresat. Edgar Cayce zakonisht punonte falas. Kur
diagnostikonte dhe sugjeronte kurën, ai ishte në gjendje ekstaze. Diagnozat dhe
kurimet e tij ishin kaq të suksesshme sa që fama e tij u përhap në të gjithë
Amerikën e Veriut dhe në Evropë. Mijëra vetë i shkonin në shtëpi për ndihmë,
ndonëse shumë të tjerëve ai u dërgonte diagnozën dhe kurën me postë.
Edgar Cayce
nuk ishte vetëm një shëronjës me famë. Ai u bë edhe një profet i
mirënjohur. Shumë prej parashikimeve të tij janë vërtetuar dhe disa presin të
vërtetohen. Të gjitha parashikimet e tij, Edgar Cayce i bëri në çaste ekstaze dhe,
për fatin tonë të mirë, ai i shënoi të gjitha.
Profecitë e vërtetuara të Edgar Cayce
1. Ka parashikuar me saktësi fillimet dhe fundet e të dy
luftave botërore.
2. Ai
profetizoi me saktësi zbulimin e Pergameneve të Detit të Vdekur. (Pergamenet e
Detit të Vdekur janë një grumbull dorëshkrimesh në gjuhët hebraishte dhe
aramaike, të cilat u zbuluan në disa shpella pranë Detit të Vdekur, një liqen
që shtrihet midis Izraelit dhe Jordanisë, midis viteve 1947 dhe 1956. Shumë
ekspertë besojnë se Pergamenet e Detit të Vdekur janë shkruar diku midis viteve
100 p.e.r dhe 68 pas erës së re dhe përmbajnë dëshmira të rëndësishme biblike).
3. Ka parashikuar me saktësi kolapsin e bursës në Amerikë në
1929. Në 1929, bursa në SHBA kishte vite që lulëzonte dhe dukej se ky lulëzim
do të vazhdonte. Në prill të atij viti, një aksioner i suksesshëm vajti te
Cayce për ta pyetur për të ardhmen e bursës. Pasi hyri në ekstazë, Cayce
parashikoi një rënie të bursës brenda disa muajve dhe e nxiti aksionerin që t'i
shiste të gjitha aksionet e tij. Aksioneri nuk i shiti aksionet e tij se nuk
besoi që kjo do të ndodhte. Sidoqoftë, pas gjashtë muajve ndodhi kolapsi i
bursës, i ashtuquajtur "e Premtja e Zezë". Aksioneri që nuk dëgjoi
këshillën e Cayce falimentoi.
4. Ka parashikuar me saktësi vdekjen e Presidentit amerikan,
Franklin Ruzvelt. Ka parashikuar gjithashtu me saktësi vrasjen e Kenedit.
5. Ka parashikuar me saktësi krijimin e shtetit të Izraelit
dhe pavarësinë politike të Indisë.
6. Ka parashikuar me saktësi shpikjen e lazerit, ardhjen e
një dallge të madhe baticore në ishujt Filipine në 1926 dhe një tërmet në
Kaliforni.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.