Gjuha e Trupit Njerezor
Njeriu përvec
gjuhës së tij ka mësuar në mënyrë instiktive të përdorë me të njëjtën
mënyrë dhe nje gjuhë tjetër, atë që quajme Gjuhën e Trupit.
Kjo do të thotë
se njeriu zotëron aftësinë për të transmetuar mesazhe që behën të
kuptueshme jo vetëm nëpërmes përdorimit të fjalëvë dhe të zërit që janë dy
‘’veglat’’ kryesore për komunikimin, por edhe duke përdorur lëvizje te fytyrës
apo trupit të tij ose akoma duke përdorur edhe shqisa, si për shembull
nuhatjen, dëgjimin etj.
Fytyra dhe sytë
tonë shpesh herë pasqyrojnë ndjenjat tona, frikën, gëzimin, surprizën, të
vërtetën dhe gënjeshtrën.
Një mesazh ose
një informacion, për ta transmetuar zakonisht përdorim tre ‘’vegla’’ ashtu
sikur thamë edhe më parë. Fjalët, zërin dhe lëvizjet.
Lëvizjet
përbëjnë 55% të transmetimit të mesazhit në kuadrin e komunikimit, fjalët
7 % dhe 38 % tjetër jepet nga përdorimi i zërit.
Sipas kërkimeve
zyrtare psikologjike, cdonjëra nga veglat e mësipërme që sapo thamë i korrespondon
njërës nga 3 sferat apo 3 botët që Platoni kishte folur 2.600 vite më parë, të
cilat janë:
BOTA MENDORE
|
FJALËT
|
BOTA PSIKIKE
|
ZËRI
|
BOTA TRUPORE
|
LËVIZJET
|
Gjuha e Trupit duket se njihej që nga vitet e lashta. Në Greqinë e lashtë filozofët dhe sofistët fshihnin duart e tyre poshtë tibanit (veshjes) sepse besonin se lëvizjet e duarve në një bisedë apo në një leksion shprehnin mungesën e aftësisë retorike, apo argumentash ndërsa ‘’ populli i thjeshtë me sa duket, përdorte në mënyrë të theksuar duart, ashtu sikurse edhe sot. Ky opinion bazohej , se sa më shumë të përdorim dhe të lëvizim trupin tonë si një mënyrë shprehjeje, aq më i varfër është fjalori yne retorik.
Njeriu kur
lindi nuk dinte të fliste, atëhere i vetmi mjet komunikimi i tij ishte trupi i
tij. Duke u rritur dhe duke mësuar të flasë kjo nevojë fillestare kufizohet,
meqënëse me anë të fjalëvë mund të shprehet me qartë dhe saktësisht. Por nuk
mund të themi se Gjuha e Trupit do të zhduket meqënëse nuk
mund ta eliminojmë pasi ndodhet e rrënjosur thellë në subkoshiencën tonë.
Njeriu i nxitur
nga subkoshienca e tij e përdor trupin shpesh herë, sidomos gjymtyrët e tij,
për të treguar gjendjen e tij sentimentale. Për shembull kur njeriu ndjen
kërcënim kryqëzon duart e tij, ose kur ndjehet i lodhur, kerrus
shpinën. Por përtej ngarkimit sentimental, trupi ynë mund të bëhet objekt
vëzhgimi për dikë që është njohës i kësaj gjuhe dhe të zbulojë më tepër
anë të fshehta të karakterit tonë. Mund të zbulojmë shumë gjëra mbi karakterin
tonë gjatë veprimeve tona dhe sidomos kur vallëzojmë.
Një pikë tjetër
shprehëse ( nëse jo më shprehësja) gjithashtu që dërgon shenja, është koka dhe
sidomos fytyra. Me këtë logjikë mund të merremi pastër dhe
vetëm me shprehjet e ndryshme të fytyrës, dhe mund të konkludojmë
në konkluzione të ngjashme. Pra mund ta konsiderojmë si një mikrotrup që
nëpërmes drithërimave muskulore të tij , ne arrijmë të kuptojmë
gëzimin, hidhërimin, qetësinë, frikën, surprizën në krahasim me të gjithë
trupin tjetër, pasi kur flasim me dikë , pjesa që do përqëndrohemi më tepër
është fytyra e tij për të ckoduar ato që na thotë, se sa në të gjithë
pjesët tjera të trupit.Por kjo është edhe një kurth për vetë bashkëfolesin i
cili mund të ketë stërvitur muskujt e fytyrës së tij, ndërsa i gjithë trupi i
tij e përgënjeshtron.
Gjuha e Trupit
tejkaloi shpejt kuadrin e kërkimeve shkencore , dhe gjeti zbatime të stërmëdha
në marketingun bashkëkohor, në politikë, reklamë dhe në sociologji.
Por leximi që
mund ti bëjë dikush mendimeve të tij , nëpërmes një ushtrimi mbi vëzhgimin e
gjuhës së trupit , nuk është vetëm dicka interesante por arrin dhe të bëhet
edhe e frikshme. Sepse tregon nivelin që ne si njerëz të thjeshtë mund të
bëhemi marrës dhe të mos arrijmë të balancojmë mijra mesazhe jo verbale
që marrim për cdo ditë nga njerëz ekspertë që mundohen të na imponojnë
mendimet e tyre, artikujt e tyre, nëpërmes reklamave, Medias, kinemasë dhe
shumë mënyrave të tjera.
Por shumë
njerëz mund të pyesin veten , nëse shenjat jo verbale i kemi që në lindje apo i
kemi përvetsuar , janë trashëgimtare apo u arritën me ndonje mënyrë tjetër?
Është kryer një
hetim – studjim nga një skuadër shkencëtarësh duke përdorur një shumë të madhe
të dhënash të mbledhura nga vëzhgimi i njerëzve të shurdhër ose të verbër të
cilët nuk do të mund ti kishin mësuar këto shenja nëpërmes një kanali dëgjues
apo shikues, dhe gjithashtu nga vëzhgimi i gjesteve të popujve të
ndryshëm dhe qytetërimeve të ndryshme, por edhe nga studjimi i të afërmëve më
të ngushtë të njeriut sic janë majmunët. Rezultatet e këtij hetimi treguan
se disa gjeste janë të fituara më vonë dhe disa të tjera i kemi që nga
lindja.
Gjithashtu
shkencëtari gjerman Eibesfeldt zbuloi se shprehjet e buzëqeshura të fëmijëve që
sapo lindin të shurdhër apo të verbër ndodhin pa u mesuar apo
imituar, pra janë të përvetësuara.
Shumë
shkencëtarë të tjere mbështetën mendimin e Darvinit, përsa u përket
shprehjeve të lindura kur ata studjuan shprehjet e fytyrës së individëve
nga pesë qytetërime të ndryshëm. Dhe kështu arritën ne konkluzionin se përsa u
përket emocioneve bazore të individëve, mënyra e shprehjes është e
njëjtë.
Për shembull
kur kryqëzojmë duart tona , vëmë të djahtën apo të majtën poshtë? Shumica e
njerëzve nuk mund të përgjigjet saktë nëse nuk e provon përsëri. Gjë që do të
thotë se është një veti që e kemi nga natyra. Gjithashtu krijohet një
pyetje më tepër, nëse lëvizjet tona janë veti të zotëruara nga qytetërimi në të
cilin jemi rritur, apo jane nga natyra apo na janë bërë ves? Për shembull
kur një njeri parakalon nje femër të bukur në një rrugë të mbushur me
njerëz, zakonisht ai kthen kokën pas duke e parë përsëri atë,
ndërsa femra kthehet nga ana tjetër. Ndoshta e bën në mënyrë instiktive për të
mbrojtur trupin e saj, apo ndoshta i është bërë ves duke parë femrat e tjera.
Ashtu sikurse
dhe thamë më lart, disa gjeste apo pozicione në qytetërime të ndryshme
mund të jenë të përbashkëta dhe të tjera jo, me pasojë të keqkuptohen nga
popujt respektivë. Për shembull shprehjet e përbashkëta janë: Kur njerëzit janë
të lumtur qeshin, kur janë të mërzitur ose të nxehur janë të ngrysët. Ulja e
kokës do të thotë po, e kundërta jo. Një fëmijë kthen kokën anash ose nga ana
tjetër kur të ketë mbaruar ushqimin, sikurse nëse pi nga e ëma ose jo.
Ngritja e
supeve gjithashtu është një shembull i mirë i shprehjes botërore që
përdoret ateherë kur individi nuk e di ose nuk kupton se për cfarë po i
flasin. Por lëvizjet dhe gjestes ndryshojnë nga qytetërimi në qytetërim. Është
i njohur shembulli me dy gishta ose V , apo edhe gjesti ok që bejmë me duke
rrumbullakosur gishtat. Gjesti ok është përhapur në të gjitha vëndet
anglishtfolëse, por gjithashtu edhe në Europë dhe në Azi në disa vënde mund të
ketë një kuptim krejt tjetër. Për shembull ne Francë ky gjest nënkupton zero
ose asgjë, në Japoni nënkupotn para, dhe në disa vende të mesdheut
zakonisht nënkupton vrimë, që është mënyra që i drejtohen një mashkulli që
është homoseksual.
Një gjest
tjetër gjithashtu i njohur është edhe ai i ngritjes së gishtit të madh të
dorës në SHBA, Australi dhe në Bretani, gjest i cili ka 3 kuptime: Përdoret si
shenjë për autostop, si shenjë për ok – gjithcka në rregull, dhe gjithashtu
përdoret si sharje.
Gjithashtu në
Itali përdorin gishtin e madh si numrin një dhe gishtin tregues si dyshin,
ndërsa në Amerikë dhe në Angli përdorin gishtin tregues për njëshin dhe të
mesmin për dyshin. Shenja me dy gishtat – V, që folëm më lart, në Bretaninë e
Madhe dhe në Australi është sharje. Ndërsa Corcill e imponoi gjatë luftës së
dytë botërore si një shenjë fitoreje por me dorën e drejtuar nga jashtë, ndërsa
sharja e ka dorën e drejtuar nga ai që e bën.
SHEMBUJ INTERPRETIMI TË GJUHËS SË TRUPIT:
Kryqëzimi i
duarve- zakonisht nënkupton mbrojtje ose kundërsulm. Së bashku me uljen
e kokës nënkupton absolutitet
Lëvizja e
duarve sipas fuqisë nënkuptojnë ndjenjat respektive
si për shembull, admirim, zemërim, habi, frikë.
Pozicioni
embrionik – nënkupton pasiguri dhe ndjenjë rreziku
Ecje krenare me
supe të ngritura, trupin drejt – nënkupton vetëbesim dhe ndjenjë
mbizotërimi
Shikim i ultë –
nënkupton fajësi, përpjekje fshehjeje sekretesh
Vendosje e
duarve në mes – nënkupton Triumf nëse bëhet me duar, dhe
zemërim nëse bëhet me grushta.
Mbështetje e
kokës tek duart – nënkupton mërzitje
Mbulim i trupit
me duar – nënkupton paptritmësi ose shokim. Ose kur shoqërohet nga fjalë nënkupton
gënjeshtër.
Ndërthurje
gishtash dhe mbështetje koke – nënkupton reflektim
Kruajtje koke
dhe levizje mekanike – nënkupton bezdisje të vogla gjatë
dialogut – siklet, nervozitet, ankth dhe mendim
Sigurisht nuk
duhet të harrojmë se në fjalët verbale, shumë fjalë kanë rëndësi të ndryshme
dhe kështu edhe tek gjuha e trupit shumë pozicione tonat mund të
keqkuptohen sepse bazohen edhe tek faktorë të tjerë të jashtëm dhe
mjedisorë. Për shembull kryqëzimi i duarve, që zakonisht nënkupton agresivitet
dhe mbyllje ne vetvete, ka një tjetër kuptim kur personi ka të ftohtë.
Kryqëzimi i
këmbëve konsiderohet një levizje e permbajtjes seksuale kur bëhet nga
femra dhe sidomos kur ky kryqëzim bëhet anash, por ndodh edhe kur njeriu
është mpirë pasi qëndron i ulur për një kohë të gjatë. Gjithashtu
në një shtrëngim duarsh, ka rëndësi se cili do ta fillojë por edhe ka të bëjë
me pozicionin e duarve, duart mund të jenë të shtrënguara fort ose
lirshëm, dora e njërit lart dhe e tjetrit poshtë, që kjo nënkupton
kontrollin e marëdhënies, por edhe dikush mund të bëjë një shtrëngim duarsh të
lehtë pasi mund të vuajë nga artriti dhe mundohet të shmangë shtrëngimin
e duarve që nuk do të thotë një lehtësi ndjenjash kundrejt
bashkëbiseduesit të tij.
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.