QESHU VETËM ATËHERË
KUR PËR ATË NDIEN NEVOJË
Osho i dashur!
Ndonjëherë kur qeshi e ndiej se këtë e bëj
përkundër ndjenjave të mia. Atëherë vazhdoj të qesh, por shkaku i kësaj ndihem
keq.
Po,
po... kjo është e mundur. Kjo është e mundur te shumë njerëz, sepse shoqëria në
ty ka shkaktuar përçarje – në të gjithë. Shoqëria pret që ti të qeshësh edhe në
momentet kur të qeshurit nuk është kurrsesi i mundur. Kjo është bërë një mani
shoqërore. Disa njerëz aq shumë qeshin saqë nuk dinë më se a vjen ajo vërtet
prej qenies së tyre apo jo. Ata thjesht vazhdojnë që formalisht të zgërdheshen
dhe kështu e këpusin sinkronizimin me brendinë e tyre. Ndonjëherë ndihesh i
palumtur, por buzëqeshja edhe më tej qëndron mbi fytyrën tënde. Kjo është
sjellje turbulente, si të funksiononin në ty dy persona.
Prandaj
në kohën prej një muaji bëje një gjë: përpiqu që të jesh sa më i vetëdijshëm.
Qeshu vetëm atëherë kur të ndiesh se ajo është nevojë jotja e vërtetë. Madje
edhe po ta ndiesh se ajo është kundër karakterit tënd, kundër rutinës tënde të
të sjellit, për një muaj, pikërisht atëherë kur e zë vetveten sesi qeshesh kur
ajo nuk vjen nga brendia jote, dhe kur për të nuk ndien nevojë, ndërprite atë
në çast, në mesin e asaj të qeshure. Madje edhe nëse kjo të duket jo lehtë e
realizueshme dhe nëse të tjerët do të mendojnë se je pak i çuditshëm, mos u
brengos për këtë. Kjo do të jetë vështirë sepse qeshja është mirë e paguar. Kur
iu qesh njerëzve, qoftë edhe duke mos menduar ashtu, dhe kur ata ndihen mirë,
bëjnë që edhe ti të ndihesh mirë. Kur dikujt i buzëqesh, ai mendon se ti je i
lumtur që po e sheh atë – kurse ti vetëm i buzëqesh me atë buzëqeshjen tënde të
mjerë dhe të zbrazët. Kjo nuk ka të bëj asgjë me të! Por ai ndihet mirë, e kur
të ndihet mirë, edhe ai të buzëqeshë ty. Ai të flet gjëra të bukura: se ti je
njeri i mirë, se je i këndshëm – kurse ti për këto buzëqesh, dhe kjo shkon në
pafundësi.
Nëse e ndërpret të
qeshësh me buzëqeshjen tënde të rrejshme ke për ta ndier sesi një gjë e
çuditshme ka ndodhur. Njerëzit nuk do të jenë më aq miqësor ndaj teje. Ti ke
për t’u bërë i veçantë në shoqëri; njerëzit do të tentojnë të të largohen. Dhe
këtë konfirmoje, pranoje edhe këtë. Për një muaj, pavarësisht se me çfarë
çmimi, qeshu vetëm atëherë kur për këtë ndien nevojë. Kjo ka për të sjellë
nivelimin e kohës.
Osho: I dashuri i zemrës sime
Inga kommentarer:
Skicka en kommentar
Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.