torsdag 18 januari 2018

Egoizmi

Relaterad bild


Egoizmi është dashuria për veten dhe për çdo gjë në funksion të vetvetes; i bën njerëzit idhuj të vetvetes dhe do t’i bënte tiranë të të tjerëve nëse fati do t’u jepte mjetet për këtë gjë; nuk qëndron aspak jashtë vetvetes dhe ulet sapak mbi të huajt vetëm për të shkëputur prej tyre, ashtu si bletët nga lulet, aq sa i duhet. Asgjë nuk është më e vrullshme se dëshirat e tij, asgjë më e fshehtë sesa qëllimet e tij, asgjë më dinake se sjellja e tij; dinalëritë e tij nuk mund të përshkruhen, shndërrimet e tij i kapërcejnë ato të metamorfozave, truket e tij ato të kimisë.




Nuk mund të vëzhgosh thellësinë as të depërtosh hijet e honeve të veta ku, jashtë rrezikut të vështrimeve më depërtuese, kryen mijëra dredhi të pandjera. Shpesh është i padukshëm edhe prej vetvetes, sajon, ushqen e rrit, pa e ditur, një numër të madh dashurish e urrejtjesh, disa herë aq monstruoze saqë, kur dalin në dritë, nuk i njeh; ose nuk gen guximin t’i pranojë.


Nga kjo natë që e fsheh lindin bindje qesharake që ka për veten; prej andej vijnë gabimet, padituria, trashamanësia dhe leshkosia që ushqen për llogari të vet; bindja se ndjenjat e tij të jenë të vdekura ndërsa janë thjesht në gjumë, iluzioni se nuk ka më dëshirë për të vrapuar fill pas çlodhjes dhe siguria se i humbur të gjitha dëshirat që ka përmbushur. Porse ky terr i dendur që e fsheh nga vetvetja nuk e pengon të shohë persosurisht atë çka qëndron jashtë tij dhe në këtë aspekt u ngj an syve tanë që zbulojnë gjithka dhe janë të verbër vetëm për vetveten.


Në fakt, kur janë në lojë interesat e tij më të larta dhe punët e tij më të rëndësishme ku furia e dëshirave të tij thërret gjithë vëmendjen e vet, ai sheh, ndjen, urren, imagjinon, pandeh, depërton, pikas gjithçka, aq sa të rreket të besojë se çdo pasion i vet të ketë një lloj magjie të vetën. Asgjë nuk është kaq intime dhe e fortë sa lidhjet që kërkon më kot të thyejë kur ndihet i kërcënuar nga fatkeqësi të rënda. Megithatë disa herë bën në pak kohë e pa asnjë sforcim sa nuk ka mundur të bëjë në shumë vjet dhe me sforcimë të mëdha. Gjë nga e cila do të mundej gjasash të konkludohej që është ai vetë që i ndez dëshirat e veta e jo bukuria dhe vlera e gjërave; se është shija e tij vlera që i ngre dhe ornamenti që i zbukuron; që rend pas vetvetes dhe që ndjek kënaqësinë e vet kur ndjek gjërat që ia ka qejfi.


Egoizmi i ka të gjitha kontradiksionet: është autoritar dhe ibindur, i sinqertë e tinzar, i mëshirshëm e mizor, i druajtur dhe kokëkrisur. Ka prirje të ndryshme sipas larmisë së temperamenteve që e orientojnë dhe e vënë në shërbim të lavdisë apo të pasurisë a të“ kënaqësive dhe ato i ndërron me kalimin e moshës, të fatit e të përvojave; por për të atë s’ka rëndësi nëse ka syresh shumë apo një të vetme, sepse ndahet midis të shumtave dhe përqëndrohet në njërën kur i duhet dhe si i pëlqen. Është i paqëndrueshëm dhe përveç ndërrieve për shkaqe të jashtme, ka një pafundësi syresh që lindin nga thelbi i tij; është i paqëndrueshëm për paqëndrueshmëri, për lehtësi, për dashuri, për risi, për lodhje e për neveri; është trillant dhe shpesh e sheh të punojë me shkathtësi të skajshme për të kryer punëra të pabesueshme për të mbajtur gjëra që i janë të panevojshme e madje të dëmshme, ama që s’u ndahet sepse i do.


Është i çuditshëm dhe shpesh angazhohet plot zell në ndërmarrjet më të kota; gjen kënaqësi në më bajatet dhe e ruan gjithë kryelartësinë e vet në më të papërfillshmet. Ai .endet në të tëra fazat e jetës dhe në të gjitha kushtet; jeton gjithandej dhe jeton për gjithça e për asgjë. U gëzohet gjërave dhe mungesës së tyre; kalon deri nga ana e armiqve të vet, merr pjesë në planet e tyre dhe, gjë e mahnitshme, urren vetveten me ata, komploton ndaj humbjes së vet, punon për rrënimin e vet.


Shkurt, preokupohet vetëm të ekzistojë dhe, veç të ekzistojë, pranon madje të jetë armik i vetes. Nuk duhet çuditur pra nëse ndonjëherë i Vihet me rreptësinë më të sertë qëllimit për t’u shkatërruar, sepse, kur humbet nga njëra anë, rilind nga ana tjetër. Kur mendohet të ketë braktisur atë çka i pëlqen, vetëm se i lejon vetes një pauzë apo drejtohet gjetkë dhe, edhe kur është i mundur dhe besohet të jëtë çliruar prej tij, e gjen tek triumfon në disfatën e vet. Ja portreti i egoizmit, për të cilin krejt jeta jonë nuk përfaqëson tjetër veçse shqetësimin e madh e të gj atë; atë mund ta përfytyrojmë konkretisht si detin, sepse egoizmi gjen në fluksin e rifluksin e valëve të tij të pandërprera nje shprehje besnike të varganit të kreshpëruar të mendimeve të veta dhe të lëvizjes së vet të përjetshme.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.