onsdag 7 oktober 2015

Mënyra më e sigurt për shkatërrimin e fatit bashkëshortor


Prej mënyrave të shumëllojshme për shkatërrimin e dashurisë,mosbesimi dhe kundërshtimi padyshim janë më  shkatërueset.Efekti i tyre është vdekjeprurës si kafshimi i kobrës….

Do t'ju dëshmojë se si e kundërshtimi dhe llomotitja e bashkëshortit mund ta shuajnë dashurinë me të afshtë do t'i marrë disa shembuj nga historia ,shembujt e Napoleonit III,Tolstoit dhe Abraham Linkolnit.
Napoleoni III u martua,nga dashuria me aristokraten e bukur dhe të re spanjolle,me Evgjeninë.Në fillim dashuria lulëzonte,dhe dukej se asgjë nuk do të turbullojë fatin bashkëshortor të bashkshortëve të dashuruar.Evgjenia i kishte të gjitha ato që gruaja mund t'i dëshirojë:bukurinë,pasurinë dhe famën.
Edhe pse perandori e adhuronte,ajo megjithatë vuante nga një dobësi e dëmshme:ishte jashtëzakonisht xheloze.
Përherë e spiunonte,dyshonte dhe e mundonte me xhelozi.Shpesh ndërhynte në dhomën e tij të punës,e ndërprente në takimet e rëndësishme
Shtetërore,vetëm,për shkak të dëshirës që ta nëncmojë dhe ta turpëroj para të tjerëve.Ja se si ia doli që me sjellje të tillë ta shkatërrojë dikur dashurinë e madhe,thotë E.A Rajnharti në librin e tij Napoleoni dhe Evgjenia:Tragjikomedia e një mbretërie.
"Napoleonit në fund nuk i mbeti asgjë tjetër",rrëfen Rajnharti,"përvec se të filloj,që natën të ikë fshehurazi nga pallati.Me kapelën cilindrike
Të futur thellë në ballë,në shoqërim të njërit nga përcjellësit e tij besnik,shkonte me të vërtet të kërkonte ngushllim në krahrorin e ndonjëres
nga bukuroshet apo në shëtitjet e sorollatura nëpër rrugë,në qytetin e fjetur…"

Prej mënyrave të shumëllojshme për shkatërrimin e dashurisë,mosbesimi dhe kundërshtimi padyshim janë më  shkatërueset.Efekti i tyre është vdekjeprurës si kafshimi i kobrës.

Këtë në fund të jetës e kuptoi edhe gruaja e Tolstoit.Por për fat të keq ishte shumë vonë.Para vdekjes ajo ia pranoi këtë vajzave të saja:
"Unë jam fajtore e vetme për vdekjen e hershme të babait tuaj." Vajzat e përlotura heshtin,duke ditur se nëna e tyre e fliste të vërtetën.
E dinin se me kundërshtime të pandërprera,me llomotitje dhe me ankesa,me të vërtetë e kishte dërguar në varrë.
Por megjithëkëte,në vitet e para të jetës Tolstoi dhe gruaja e tij kanë qenë jashtëzakonisht të lumtur.Të rrethuar me famë dhe pasuri,
Knaqeshin në dashuri dhe me fëmijët.Ndonjëherë dukej,madje se fati me të cilin ishin rrethuar ishte për së shumti i madh që të mund të zgjaste.

Dhe vërtet ! Tolstoi në moshën e pesëdhjetë,menjëherë filloi të ndryshojë.Ai hjek dorë nga titulli i kontit dhe fillon të jetoj me jetën e murgut.
Duke predikuar barazinë dhe vllazërinë mes njerëzve.Në pronën e tij në Jasno Poljana përpunonte tokën dhe prodhonte mjete themelore për jetë,duke besuar se pasuria dhe privatizimi janë mëkate.
Nga ai cast filluan problemet bashkëshortore te Tolstojët.E mësuar në shkëlqësi,famë dhe salltanate,gruaja  Tolstoit,Sofia,nuk mund të pajtohej me mënyrën e re të jetesës.Cdo ditë "i shfaqte atij skena",i kërcnohej me vetëvrasje,e mundonte me kundërshtime.U rradhitën vitet e tëra të ferrit
Bashkëshortor të ndërprera vetëm përkohësisht,me kujtime patetike në fatin e humbur.

Më në fund,në moshën tetëdhjetë e dy vjecare,i lodhur nga kundërshtimet e përhershme të gruas.Tolstoi ikë nga shtëpia,duke kërkuar shpëtim në natën me dëborë të tetorit të vitit 1910 - në të vërtet duke mos ditur se ku të shkonte.

 Njëmbëdhjetë ditë më vonë Tolstoi vdes nga ndezja e mushkërive në një    stacion hekurudhor.Ndër fjalët e fundit që i  tha,ishin edhe këto:
               "Mos ma sjellni gruan para syve."

             Ishte ky denim i rëndë për kundërshtimet shumëvjecare,mundimet dhe histerinë.E vërteta,duhet që edhe gruan e tij ta      kuptojmë,por  vetëm aq se cka ka  arritur me sjellje të tilla ? A i ka ndihmuar vetes dhe shoqit të saj,apo,e ka shkatërruar martesën?
              "Mendoj se vëretet nuk kam ditur se cfarë të bëjë",pranoi ajo para fundit të jetës së saj.Por atëherë ishte shumë vonë.
              

Bashkëshortësia e pafat ,shënoi tragjedinë edhe jetës së Linkolnit.Jo atentati,por pikërisht jeta e pafat martesore.
Ngase në castin kur goditi plumbi vdekjeprurrës,Linkolni nuk ishte më i vetëdijshëm për ndodhitë rreth vetes,gjersa plotë njëzetvjet duronte me qëndrueshmëri mundimet,që me kundërshtime thumbonjëse e godiste gruaja e tij Meri.Nuk egzistonte asgjë,për cka nuk ia kishte zënë për të madhe ajo.Përherë e kishte akuzuar se mbahet i kërrosur,se ecë si i pashkathtë,se shumë i ngritë shputat,se i ka veshët e mëdhenjë,duart dhe kembët shumë të mëdhaja,kokën shumë të vogël dhe hundën e parregullt.

Linkolni dhe gruaja e tij gati në gjithcka ishin thelbësisht  të kundërt.Dalloheshin për nga arsimimi,temperamenti,shija dhe vështrimi që kishin për botën.Për këtë nuk kanë mundur që të pajtohen në asgjë të përbashkët.
"Zëri i lartë e i grifsht i zonjës Linkoln shpesh ndëgjohej në rrugë",shkruan një bashkohas i Linkolnit,"ndërsa shfryerjet e pandërprera të tërbimit të saj,u bënë shfaqje të pazakonshme për tërë fqinjësinë.Shpesh,nukkënaqej vetëm me britmë,por shërbehej edhe me metoda tjera të grindjeve."

Në kohën e parë,pasë martesës,Linkolnët kanë jetuar në dhomën e huazuar dhe së bashku me banuesit tjerë ushqeheshin në tryezëne vogël në kuzhinën e pronares,zonjes Erli.Një herë,gjatë kafjallit,gruaja e Linkonit aq ishte hidhëruar,për shkak të një cikërrimi,sa që burrit në fytyrë ia kishte zbrazur filxhanin me kafe.Dhe këtë e kishte bërë para të gjithë banuesve! Linkolni kishte mbetur të qëndrojë pa fjalë.Kafeja i derdhej nëpër flokë,fytyrë dhe rrobe,gjersa më në ¨fund nuk vrapoi zonja Erli dhe e pastroi.

Përpos kësaj,Meri Linkoln ishte e tmerrshëm xheloze,prandaj burrit në prani të tjerëve i shfaqte skena të pabesueshme.E vetmja gjë,me të cilën deri diku mund të arsyetojmë sjelljen e tillë të saj,ishte fakti se,ndoshta kurrë nuk kishte qenë plotësisht e shëndoshë,ngase për fat të keq,në peqëri ajo u cmend.

Por a e ndryshuan Linkolnin kundërshtimet,britmat dhe të shfryerit e tërbimit? Në njëfarë mënyre,po.I ndërruan ndjenjat e tija ndaj gruas dhe e shtynë atë që ti shmanget asaj.Në¨Springfild,ku atëherë punonte si avokat,ndodheshin edhe njëmbëdhjetë avokat të tjerë.Pasi që në një vend aq të vogël nuk kishte punë për të gjithë Linkolni dhe shokët e tij shpesh duke kalëruar shkonin edhe në vendet dhe rrethin fqinjë,ku ishte e nevojshme ndihma e tyre.Dhe gjersa të shtunën të gjithë,gjithnjë ktheheshin në shtëpi,Linkolni përherë mungonte,madje edhe nga disa muaj.Më me ëndje rrinte të qëndronte nëpër bujtinat e ndotura se në shtëpin e vet,ku e priste kundërshtimi i përhershën i gruas dhe shfrenimi i cmendur i tërbimit të saj.

Besi Hamburgeri,e cila kishte përvojë shumëvjecare si avokate në gjyqin e Njujorkut për procesin e shkurorzimit,thotë se kundërshtimet dhe thumbimet janë njëra nga shkaqet e shpeshta të shkurorzimit.Për këtë,nëse dëshironi ta rruani fatin martesor,rregulli i parë thotë:
Mos kundërshtoni.
           



tisdag 6 oktober 2015

Roli Pellazgo-Ilir




Roli Pellazgo-Ilir
në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane
Libër nga Elena Kocaqi



Territoret e mirëfillta pellazgo-ilire


Për të kuptuar më mirë se kush ishin popujt më të vjetër të Evropës dhe lidhjet etnike që ekzistonin midis tyre, së pari do ta fillojmë me popullin e parë evropian, atë pellazgo-ilir.Pellazgët, sipas burimeve historike, janë populli më i vjetër i Evropës. Ata konsiderohen nga autorët antik si të parët që kanë banuar Greqinë. Ndoshta për vjetërsinë dhe fisnikërinë, ata
janë quajtur nga autorët antik me një fjalë “të shenjtë”.
Dionisi i Halikarnasit, thotë se pellazgët afër Dodonës, janë të shenjtë dhe askush nuk
guxon të bëj luftë me ta. Madje autorët antik thonë se ata kanë qënë në territorin e Greqisë së sotme edhe para përmbytjes së madhe. Për herë të parë pellazgët përmenden në Iliadë si aleatë  të Trojanëve.
Homeri i vendos pellazgët në Azi të Vogël në Larisën pjellore (Ilirët dhe Iliria f.9), Argon pellazgjike (Ilirët dhe Iliria f.9), në Dodonë (Po aty f.9) dhe në Kretë. Ai e quan Zeusin e Dodonës si Pellazgjik.
Herodoti i vendos pellazgët në Arkadhinë pellazge, (Ilirët dhe Iliria. f.16), në
Krestonë të Thrakisë (Po aty), në Thesali (Po aty), në Athinë dhe Helespont (Po aty). Plini një autor romak, shkruan për pellazgët se: “Peloponezin e quanin më parë Apia dhe Pellazgjia. Arkadhia, më parë, quhej Drymode dhe pastaj Pelasgia. Vjen pastaj Haimonia që ka ndryshuar shpesh emrin duke u quajtur Pelasges dhe Argo Pellazgjike

(Po aty f.195)
Ishulli i Samothrakës ka qënë banuar më parë nga pellazgët. (Herodoti lib.II f.51)
Ishulli i Samosit ku ka lindur Pitagora, është quajtur si ishull ku kanë banuar pellazgët.
(Herodoti lib. I. f.142) Ishulli i Lesbos që lindi burra si filozofët Pitakus, Theofrasti
historianët Helaniku dhe Theofan si dhe poeteshën Safo, është quajtur Pellazgjia. (Strabon
lib. V. f.2, 4; Herodoti lib. V f.26)

Ishulli i Rodos ku ndodhej një nga shtatë mrekullitë e
botës antike, kolosi i diellit, ishte pellazg. (Diodor Sicialini lib. V f.55; Strabon lib. X f.3) Po kështu edhe në ishullin e Kosit dhe Eubes (Strabon lib. XIII f.3.3)
Straboni thotë se: “Pellazgët kanë qënë një popull madhështor, i cili mund të


dokumentohet edhe nga burime të tjera. Sa për pellazgët, të gjithë janë të mendimit se ishin një fis i vjetër i përhapur në të gjithë Heladën e sotme, e sidomos në vendin e Eolëve afër Thesalisë. Për më tepër Thesalia, e cila gjendet midis grykës së Pineit dheThermopileve, quhet Argo Pellazgjike. Shumë autorë i kanë quajtur edhe Epirotët Pellazgjik, sepse ata shtriheshin deri atje në Epir.

Menecratos Elaita na tregon se e gjithë zona detare që quhet Jonia duke filluar nga
Mykale dhe ishujt fqinjë, kanë qenë banuar dikur nga pellazgët (Straboni lib. XIII 3.3,
Herodoti lib. VII f.94).
Në Efes ndodhej tempulli i Dianës që Jordanes thotë se e kanë ndërtuar Mysët. Ky tempull që ishte një nga mrekullitë e botës së vjetër, paraqet një nënë që ushqen të gjitha qeniet njerëzore dhe për idetë fetare pellazge, ajo e kishte kraharorin të mbuluar me
gjinjë.(Pausania libr. IV f.31.6 dhe VII 5.2).

Muret si ato që quhen pellazgjike gjenden nga Azia e Vogël deri në Spanjë dhe quhen
ciklopike, që do të thotë se ata janë shtrirë deri në Spanjë ashtu siç tregojnë edhe burimet e tjera historike. Një pjesë e madhe e pellazgëve të Atikës së quajtur Jonë, u shpërngulën për në vendet e tjera brenda botës pellazgo-ilire, midis të cilëve themeluan edhe qytete apo koloni për shkak se toka e Atikës ishte e pakët dhe nuk mund t’i ushqente. Brenda territorit ku ka qënë banuar me pellazg, ka pasur lëvizje të këtyre fiseve.

Herodoti thotë se: “Pellazgët u detyruan të braktisin Atikën dhe u shpërndanë në vende
të ndryshme ku një pjesë e tyre shkoi në Lemn...”. (Po aty).

Dionis Halikarnasi, tregon gjithashtu për shpërnguljen e një pjese të pellazgëve. Ai
thotë se: “... duke u shpërndarë gjatë ikjes një pjesë e pellazgëve shkuan në Kretë, të tjerët
pushtuan disa nga ishujt ciklade, një pjesë zunë vendet rreth Olimpit dhe Osës, të tjerët shkuan në Beoti, Fokidë dhe Eube kurse ata që u hodhën në Azi, zunë vende pranë brigjeve të Helespontit. Pastaj pellazgët që banonin në të quajturën, Thesali të detyruar të lënë vendin e tyre shkuan dhe u vendosën pranë aborigëve. Aborigët i pranuan ata më tepër se ishin të afërt
nga raca. Raca e pellazgëve ishte nga Peloponezi dhe ishin autokton. (Po aty f.166)

Jonët-pellazg, ndërtuan atë që quhet qytetërimi i Athinës, ku mbizotëronte forma
demokratike e drejtpërdrejt e qeverisjes, në të cilën merrnin pjesë vetëm burrat. Ky kuvend, i cili ishte më i madhi, është tipik me kuvendin e malësive të Shqipërisë, që gjithmonë kryesohej nga një pleqësi, që merrte dhe vendimet më të rëndësishme. Pavarësisht se ajo ishte më e zhvilluar se kaq, pasi kemi formimin e një qytet-shteti, ngjan me kuvendet e maleve shqiptare,
të cilat ishin për një zonë të caktuar. Jonët-pellazg, i kanë dhënë qytetërimit botëror arritje tepër të larta kulturore dhe mendje të mëdha, të cilat kanë hedhur bazat e shkencave të ndryshme shoqërore dhe natyrore.


Pra, pellazgët, janë shtrirë në të gjithë territorin e Greqisë antike, Maqedonisë, Epirit,
ishujve të Egjeut, Azisë së Vogël si dhe në Itali, siç do e shikojmë më pas ku do jepet më qartë shtrirja dhe kultura e tyre. Shohim shtrirjen e ilirëve sipas autorëve antik.
Mendoj se emri Ilir, për ilirët është një emër shqip dhe do të thotë i-lirë, pasi ata ishin
një popull luftarak që nuk vihej dot nën pushtetin e të tjerëve dhe shpesh kanë pushtuar botën.
Disa studiues mendojnë se kështu i kanë quajtur helenët e lashtë ndaj dhe nuk mund të jetë një fjalë shqipe. Studiuesit duhet të dinë mirë se helenët e lashtë ishin të gjithë pasardhës të fiseve pellazgo-ilire dhe patjetër kanë folur shumë mirë këtë gjuhë. Por lidhur me etnicitetin pellazgoilir të Grekëve antik, do të flasim më pas.


Apianit, i cili është i vetmi studiues romak që ka shkruar një vepër për Ilirinë, thotë se:
“Bijtë e Ilirit janë Enheleu, Autari, Dardani, Medi, Taulanti dhe Perrebi, vajzat e tij ishin
Partha, Daortha, Dasara dhe të tjera nga kanë rrjedhur Taulantët, perrebejt, enhelejt,autariatët, dardanët, parthinët, dasaretët, dhe darsejt. Thonë se Autari pati për bir Panonin ose Paionin dhe ky i fundit pati për bir Skordiskun dhe Tribalin nga të cilët morën emrat fiset.


Sa për fiset Ilire këta janë edhe tani shumë të dëgjuara siç është e natyrshme në
një vend kaq të gjerë, këta banojnë ndër krahinat e Skordiskëve dhe Tribalëve. Pas
Ardianëve janë Liburnët, një tjetër fis ilir. (Apiani, Illyrike f.2-3).

Apiani vazhdon: “…Thashë gjer këtu se cilët konsideroheshin ilirë prej helenëve,
ndërsa për romakët, jo vetëm ilirët po edhe paionët që janë afër tyre edhe retët, edhe morikët edhe myzët që janë në Evropë edhe tërë fiset që janë kufitare me këta që banojnë nga e djathta e atij që lundron nëpër Istër nga lart-poshtë, i dallojnë nga helenët siç bëjnë edhe helenët vet dhe i quajnë secilin me emrat e tyre të veçantë, por viset e gjithë këtyre i  quajnë me emrin e përbashkët Ilir. (Po aty f.6)






Pra Apiani e shtrin konceptin Ilir, në të gjithë Ballkanin deri në Norikum që është edhe
Austria e sotme. Ilirët kanë banuar edhe në Itali si Mesapët, Japigët, Daunët, Venetët, Retët,Vendolikët etj. Autorët gjermanë i konsiderojnë ilirët si një etni që janë formuar në Lusace krahinë në Polonin perëndimore, pasi ka ngjashmëri kulturore midis ilirëve, të kulturës së vjetër Hungareze dhe asaj të Luzacit (Arsim Spahiu, Ilirët dhe Pellazgët në Greqin e vjetër


2006, f.31)
Disa studiues e lidhin krijimin e tyre në Ilirinë e veriut në territoret e sotme
Hungareze.Por siç do e shikojmë, ata gjenden kudo në Evropë dhe është e vështirë të përcaktosh se
ku u krijuan saktësisht ata. Ilirët patën një nivel të lartë shtrirje në epokën e bronzit dhe ata
dallohen për varrimet tumolare si dhe për sëpatën dytehëshe, të cilat nga të dhënat
arkeologjike tregohen se ndodhen në të gjithë Evropën, nga Skandinavia në Mesdhe dhe nga Anglia deri në Azi të Vogël dhe Ukrainë, madje deri në Azinë Qëndrore.
Kultura e hekurit e Hallshtatit në Austrinë e shekullit të VII p.k., ka ngjashmëri me
kulturën ilire. Ajo është quajtur iliro-kelto-venete, pasi këto popuj ishin të njëjtë nga pikpamja etnike dhe kjo duket edhe nga kultura materiale. Ka ngjashmëri në metalurgji midis ilirëve dhe Bohemëve, Moravës e Bavarisë. Nga të dhënat tregohet se ilirët kanë populluar të gjithë
Evropën gjatë periudhës së bronzit dhe në ato territore që janë quajtur Kelte më pas.


Por keltët çfarë janë?


Keltët nuk janë gjë tjetër veçse ilirë të cilët mund të jenë quajtur më pas me këtë emër,
pasi ata dalin në histori shumë vonë. Edhe dakët nuk quheshin ilirë, por siç do e shikojmë, ata ishin të një etniciteti me ilirët. Vetëm disa studiues e pranojnë se Hallshtati i shekullit të shtatë ishte edhe kulturë kelte, pasi nuk ka pasur të dhëna më para për një kulturë arkeologjike kelte.


Pra, mendoj se kanë qënë një degë e ilirëve dhe siç do e shikojmë më pas kjo vërtetohet, jo vetëm nga të dhënat arkeologjike, por dhe nga ato historike.


Sot nuk janë vetëm shqiptarët pasardhës të ilirëve pasi, siç do e shikojmë, shtrirja e tyre ishte gjigande dhe nga ata kanë gjak, pothuajse të gjitha kombet e Evropës së sotme. Evropa në antikitet ka patur një substrakt etnik dhe mesa del, të vetmit që kanë ruajtur gjuhën e popullsisë që ka folur pjesa më e madhe Evropës, janë shqiptarët e sotëm. Pra, me një fjalë shqiptarët, janë të vetmit që ruajnë gjuhën e ilirëve më pastër se të tjerët, ndërsa, kombet e tjera kanë trashëguar nga ilirët përsa i përket gjakut dhe gjuhës. Shumë studiues e lidhin këtë me faktin se shqiptarët i ruajtën malet nga mosasimilimi nga popullsitë barbare që emigronin nga Azia nëdrejtim të Evropës.


A kanë lidhje pellazgët me ilirët?


Të dhënat tregojnë se kanë qënë të një etnie. Kështu epirotët, maqedonasit, thrakët,
dakët quheshin me emra të ndryshëm, por ishin etni e njëjtë. Kjo ndodh edhe me pellazgët.
Maqedonët antik, janë quajtur nga autorët antik si Pellazg, pra automatikisht të një etnie me epirotët.


Kështu Justini thotë se: “Maqedonasit ishin Pellazgë. (Justinin lib.VII 1.1)

Maqedoni del në gjenealogjinë e dhënë nga autorët antik, si pasardhës i Pellazgut”
(Apollodorus lib.II. 8.1)
Herodoti thotë se pellazgët që jetojnë në rajonin e Pindusit janë quajtur
Maqedon(Herodoti lib. I f.56).
Nga ana tjetër Maqedonia është quajtur edhe Paioni pra Ilire, kjo do të thotë se nuk ka
pasur dallim etnik midis pellazgëve dhe ilirëve, thjesht ata janë quajtur me emra të ndryshëm,por kanë qënë etni e njëjtë.
Disa kërkime bashkëkohore i lidhin Dryopët si me pellazgët dhe me ilirët. Disa
autorë i konsiderojnë si pellazg që kanë zënë vend në jug të Thesalisë dhe disa, si ilirë pasikanë prapashtesën iop. Ky emër ka lidhje me fjalën shqip dru.(Arsim Spahiu, Pellazgët dhe Ilirët në Greqin e vjetër, f.36)
Jazoni është vëllai i Pellazgut sipas legjendës së Argosit. Por sipas një tradite tjetër ai është vëllai i Dardanit Ilir. Jazi është quajtur dhe një krahinë e Panonis së Ilirisë.


Pellazgët njëlloj si ilirët, aplikonin fenë Druide, ashtu siç aplikonin në atë kohë e gjith Evropa.


Hesiodi thotë se nga i biri pellazgut, nga hyjnori Lykaon, lindën gjashtë djem”.
Thesproti ishte i biri i Lykaonit dhe se nga ai rrjedhim nipi i Pellazgut. Kaonët
dalin si fis Trojan, por edhe epiroto-pellazg, edhe si fis ilir në Itali.

Haemoni është banori i Haemonis dhe është i biri i Pellazgut dhe ati i Thesalit.
(Straboni, IX, 5.23) Nga ana tjetër ai është nipi i Polidorit dhe është ilir, pasi Polidori është vëllai i Ilirit.



Të dhënat gjuhësore që janë të pakta nga gjuha që kanë folur pellazgët, janë vetëm disa
fjalë apo emra vendesh të cilat kanë lidhje me shqipen, si fjala aspet që përdoret për Akil
këmbë shpejtin dhe që lidhet po me fjalën shpejt të shqipes që ka po këtë kuptim. Fjala pelia
për pleqtë, e cila lidhet me fjalën pleq të shqipes. Kodra që quhet po një qytet pellazgjik që
lidhet me fjalën kodra të shqipes. Shumë studiues serioz kanë përkthyer mitologjinë dhe emrat
e heronjve dhe toponimisë së pellazgëve me shqipen e sotme.

Shqiptarët e sotëm, janë popull pellazgo-Ilir, flasin në të njëjtën gjuhë, që tregon se në
antikitet pellazgët dhe ilirët kanë qënë të njëjtë etnikisht. Kështu, kombi shqiptar është epirot,pra pellazg pasi Epiri antik zë pjesën më të madhe të atij që quhet shtet shqiptar, është Maqedon, pasi shqiptarët etnik banojnë në një territor të gjerë në Maqedoninë antike. Pra meqë janë maqedon, janë pellazgë, pasi maqedonët quhen si pellazg. Nga ana tjetër nga të dhënat e tjera, maqedonët janë quajtur edhe si paion që nga Homeri, Herodoti, Straboni etj. Por paionët ishin një fis ilir, që do të thotë se maqedonët janë edhe ilirë. Dardanët ishin një nga fiset më të rëndësishme të ilirëve, që janë autokton dhe sot quhen shqiptar ashtu si dhe epirotë dhe maqedonët pellazg. Kjo tregon se nga etniciteti, pellazgët dhe ilirët kanë qënë të njëjtë.


Lidhur me autoktoninë e shqiptarëve në këto territore nuk ka diskutim nga historianët
që ata janë pasardhës të popullsisë së vjetër ilire, por edhe pellazge, përderisa një pjesë e shqiptarëve të sotëm rrjedhin nga ata. Faktet historike dhe gjuhësore tregojnë se shqiptarët si komb janë krijuar në territoret që kanë. Lidhur me këtë çështje do flasim veç.


Disa studiues sllav, të cilët me doemos duan të nxjerrin sllavët si pasardhës të ilirëve,
sulmojnë origjinën ilire të shqiptarëve, duke pretenduar se shqiptarët në këtë territor kanë
ardhur me turqit, pra pas sllavëve. Se gjoja shqipja nuk ka fjalë tek greqishtja dhe latinishtja  dhe kjo tregon se shqiptarët nuk kanë qënë këtu në kohët e lashta. Kjo tingëllon sa absurde aq edhe qesharake. Pse?
Shqipja sot ka fjalë si tek greqishtja dhe latinishtja dhe siç do e shohim në këtë studim
shumë fjalë të latinishtes së vjetër dhe të re si dhe greqishtes së vjetër dhe të re janë të përbashkëta me shqipen.
Por ajo që është edhe më e madhja nga të gjitha shqipja i shpjegon kuptimin e këtyre
fjalëve që tregon qartë se ato janë gjuhë derivative të shqipes. Shqipja jo vetëm ka qënë krijuar këtu, por është ajo që lindi këto gjuhë. Ndaj disa historian amator bëjnë mirë të studiojnë shqipen përpara se të flasin për të. Pasi të mësojnë shqip, të flasin për shqipen se aty i kanë të gjitha misteret historike dhe gjuhësore të gjuhëve dhe qytetërimit Evropian.

Kjo që pamë më sipër ishte shtrirja e pellazgo-ilirëve sipas të dhënave direkte të
autorëve antik, pra shtrirja de jure.
Për të parë shtrirjen e vërtetë të ilirëve, atë de facto, duhet të studiojmë të dhënat
historike dhe gjuhësore që tregojnë lidhjen midis tyre dhe popujve të tjerë të Evropës antike si thrakët, dakët, skithët, trojanët.

Do analizojmë një për një të gjitha faktet e shumta historike për të nxjerrë lidhjet etnike midis këtyre popujve të antikitetit për të përcaktuar qartë shtrirjen e etnisë ilire në kuptimin më të gjerë, në atë real. Iliria që njihet nga autorët antik me emrin Iliri, ka një koncept më të gjerë nga kufijtë që i kanë vendosur historianët e më vonshëm. Shumë popuj si maqedonët, epirotët,dakët, thrakët nuk janë quajtur ilirë, por të dhënat tregojnë se ato kanë qënë të një etniciteti me to.

Fillojmë duke trajtuar së pari qytetërimet më të ndritura të epokës së bronzit dhe
etnicitetin pellazg të tyre.

Etniciteti pellazgo-ilir i Kretës dhe Mikenës.

Kretasit prehistorik kanë krijuar një nga qytetërimet më të vjetra të botës dhe sigurisht
qytetërimin më të vjetër Evropian. Shkalla e nivelit kulturor të qytetërimit Kretas ka qënë e përmasave të larta dhe paraqitet me cilësi origjinale Evropiane. Qytetërimi i Kretës i zhvilluar rreth 3000 deri në 1400 vjet p.k. paraqet një nga shkallët më të larta të historisë së qytetërimit botëror. Ai është quajtur ndryshe dhe si qytetërim pallator pasi jeta e qytetit organizohej rreth disa pallateve madhështore dhe tepër luksoze edhe për kohën që jemi sot. Qytetërimit të Kretës,përsa i përket etnicitetit, nuk i është vënë emri se kujt i përket, pasi në këtë kohë nuk ekzistonte nocioni grek, pasi nëse do të kishte ndonjë shenjë edhe më të vogël, padyshim do e kishinquajtur Grek.


Cila është etnia që ka ngritur këtë qytetërim?
Qytetërimi i Kretës ka qënë një qytetërim pellazg. Nga të gjitha burimet antike,
Pellazgu mbahet si njeriu autokton dhe që ka lindur nga dheu. Meqë kjo kulturë është kaq e lashtë nuk ka se si të mos jetë ndërtuar nga i vetmi popull i lashtë, që kanë njohur autorët antik në atë dhe. Le të shikojmë të dhënat historike në lidhje me etnicitetin e Kretës së vjetër. Homeri përmend në Iliadë, midis disa fiseve të tjera dhe pellazgun, i cili është autokton në territoret e Egjeut.

Me të vërtetë vazhdon Straboni, shikojmë pellazg në Kretë sikur dëshmon Homeri duke
i vënë Odiseut në gojë këto fjalë: “Në këtë ishull ku banojnë Akejtë, eteokretët trima, kydonët, dorët trefish edhe pellazgët hyjnorë”. (Straboni, gjeografia lib. V, f.152)

Kreusi, sundimtari që i dha emrin Kretës ishte i biri i Tegetit nipit të Lykaonit (Pauzania, lib. VIII, f.53.2). Pra me origjinë pellazgo-ilire, pasi Kaonët janë quajtur dhe pellazg dhe ilirë.


Minosi, themeluesi i qytetërimit Minoan, është i biri i Zeusit dhe i Evropës, motrës së Ilirit, pra ai është nipi i Ilirëve.




Të dhënat që japin autorët antik, tregojnë se në Kretë kanë banuar disa fise të tjera ilire

si Mesapët, Japigët, Daunët, Peuketët.

Pasi Dedali u arratis në Itali, Minosi iu vu në ndjekje. Kretasit organizuan një



ekspeditë ndëshkimore ndaj Italisë, por u mundën dhe në kthim e sipër i nxori stuhia në

brigjet e Italisë ku u quajtën Mesap. (P.Grimal vep. e cit. f.298).
Pra Mesapët e Kretës quhen ilirë në Itali. Siç thuhet Japyksi dhe të vëllezërit, Dauni e
Peuketi eponime fisesh ilire janë bijtë e Ilirit Lykaonë të birit të Pellazgut (A.Spahiu,


Pellazg. f.126).

Dardani stërgjyshi i Trojës dhe Romës ka lindur në Kretë, por Dardani del fis ilir në Iliri.
Ashtu si pjesa e bronzit, e Ilirisë dhe gjithë Evropës, Kreta nuk ka qendra fetare, pasi

praktikohej besimi fetar druid, i cili ashtu si dhe në Dodona e deri tek Baltët dhe Britanikët,
nuk kishte tempuj, por vende në natyrë apo shpella. Varrimi në Kretë, zhvillohej si në pjesën

tjetër të Evropës me tuma, për shkak të ngurtësisë së tyre të madhe, pasi atje dominon guri,


janë quajtur tholosi.

Disa autorë mendojnë se Tholosi i Kretës ka ardhur nga ngurtësimi i tumës dhe varri me dhomëza, nga zhvillimi i natyrshëm i kisteve dhe gropave të mëparshme. Pra edhe ceremonitë e varrimit janë si të ilirëve.

Perëndeshat mbanin titullin potnia që shqip është zotnia që tregon dhe zotin apo


perëndeshën. Hyjnitë që adhuroheshin, ishin pellazge. Simbol është gjarpri, një simbol ilir, të cilët shqiptarët me emrin gjarpri i shtëpisë, e nderojnë edhe sot. Kreta ka pasur dy lloj shkrimesh, në fillim atë piktorografik më pas atë linear A. Të dy këto lloje të shkrimeve nuk janë deshifruar, megjithëse për linearin janë bërë përparime në identifikimin e disa shkronjave.



P.Fauer nga 100 emrat e qyteteve të Kretës, 93 janë pellazg. Në listën e tij ai paraqet

emrat si: Albe, Arbis, Istron, Lisos, Malla, Kidonia etj. (G.Rachet, 1993, f.253).
Fjala Kretë mund të shpjegohet edhe me fjalën Kret e shqipes, që tregon kryet apo


kokën, pasi ajo ishte edhe komanduesja e Egjeut dhe Mesdheut Lindor, ndoshta mund ta ketë marrë këtë emër se është në krye të të gjithëve. Drer, quhet një vend në Kret që lidhet me fjalën
drer të shqipes që edhe kaprolli, Thes me thesin, Fest me fest, Rethimno ka kuptimin si rrethim etj.



Edhe të dhënat që japin autorët antik tregojnë se ishin pellazgët që e ngritën këtë kulturë nga zero.


Kështu Diodor Siçiliani thotë se: “Në Kretë tregohet se fiset pellazge qenë të parat



që u mësuan njerëzve të ndërtonin anije dhe të zbusnin kafshët, u mësuan njerëzve artin e shigjetës dhe të jetonin në një shoqëri të përbashkët. Ata kanë qenë iniciatorët e zakoneve

të mira dhe të një jete të rregullt dhe të moderuar.” (Diodor Sicilius lib. V f.64).


“… Ata ishin të parët që kanë bërë sakrifica dhe ceremoni fetare për zotat.


(Herodoti lib. II f.52) – thotë Herodoti – grekët i huazuan këto tradita nga Pellazgët


(Herodoti libr. II f.51-53).

Pauzania thotë se: “Burri i parë që ka lindur në botë ka qënë Pellazgu, një burrë i



dalluar për përmasat dhe bukurinë e figurës së tij që i kalonte të gjithë të vdekshmit e tjerë për kualitetet e shpirtit. Pellazgu ishte i pari që u mësoi njerëzve që të ndërtonin shtëpi dhe të mbroheshin nga të ftohtit, ai u mësoi njerëzve që të bënin rroba nga lëkura e

deles. Pellazgu ka lindur nga dheu për të qënë filluesi i genit të vdekshëm”. (Pausania lib.VIII.1.4)


Herodoti thotë se: “Grekët nuk e dinë sot, që unë kam shkruar këto se nga e ka



origjinën çdo zot, ose nëse ata kanë jetuar gjithmonë dhe se çfarë forme kanë patur.

Emrat e shenjtorëve të cilët egjiptianët thonë se nuk i njohin, grekët i kanë marrë nga pellazgët”.(Herodoti, lib. II f.50-53).




Pra edhe për autorët antik, pellazgët, janë të parët që shpikën dhe ndërtuan qytetërimin e Kretës. Pellazgo-ilirët e Kretës, arritën t’i japin botës një nga qytetërimet më të lavdishme, që shërbeu si baza ku u mbështet qytetërimi i Mikenës dhe ai Antik.







Mikena








Mikena ishte një qytet në veri-perëndim të Argos Pellazgjike në Peloponez. Ky qytet

nuk dihet kur është themeluar, por mendohet se më herët se 1500 vjet p.k. Termi qytetërim Mikenas, është vendosur nga autorët e mëvonshëm, pasi popullsia e asaj kohe quhej si akease,danaj, argiane. Mikena zhvilloi shkrimin linear B, i cili është deshifruar, por nuk është përkthyer ende. Janë bërë përpjekje që ta shpjegojnë me greqishten, por nuk kanë arritur rezultat. Madje disa studiues naiv, ende dhe sot e quajnë shkrim grek, por pa përkthyer asnjë fjalë nga greqishtja. Askush nuk di edhe sot, të thotë se kush është greqishtja që nuk përkthen dialektet e antikitetit dhe jo më të flitet për të përkthyer shkrimin e Mikenës.



Aty janë gjetur disa maska prej ari të quajtura të Atreut dhe Agamemnonit, por ato

datojnë rreth shekujve XVII-XVI, pra shumë herët. Në këto shekuj ka një teknikë të mirë të përpunimit të arit, por dhe në ndërtim siç shihet tek varret me kupolë. Mikena e ngritur pranë Argos Pellazgjike nuk ka se si të mos jetë veçse një qytetërim pellazg dhe të dhënat e tregojnë qartë këtë.



Të dhënat antropologjike dëshmojnë që në Mikenën e kësaj kohe popullsia ishte

brachycefalas, ashtu siç ishte e gjithë popullsia e Evropës së vjetër. Sot, brachycefalas në Evropë janë shqiptarët, gjermanët, austriakët, zviceranët si dhe disa zona të veçanta malore.



Kjo tregon se shqiptarët janë pasardhës të tyre.

Pra, edhe nga të dhënat antropologjike, tregohet se popullsia e Mikenës e asaj kohe ka

qënë e njëjtë nga etniciteti me gjyshërit e shqiptarëve apo me shqiptarët sot.

Të dhënat arkeologjike tregojnë se në Mikenë dhe në Peloponez, ku u shtri ky

qytetërim, është gjetur varrimi me tuma, i cili në këtë kohë lulëzoi në të gjithë Evropën.
Tumat në Greqi janë zbuluar në Kersoneza, Lerna, Argolid, Peloponez, Kos. Gjatë epokës së bronzit të mesëm tumat përhapen në Greqinë kontinentale si nëMesinë,Argolidë, Atik,

Fokid. Varrimi me tuma vazhdon edhe në bronzin e vonë në Beoti dhe në Peloponez pranë
Mikenës. Ato nuk ndryshojnë nga tumat Ilire. Kjo është një provë e fortë se Mikena ka pasur një kulturë të njëjtë me pellazgo-ilirët.

Në epokën e bronzit, në Mikenë, nuk ka faltore si në epokën klasike dhe disa studiues

mendojnë se nuk ka fe. Në fakt fe ka patur në epokën e bronzit në të gjithë Evropën, por ajo
është quajtur me emrin shqip si fe druide nga emri dru, që tregon se drurin e lisit, ata e kishin si të shenjtë.






Heroi i Mikenës është Mikeneu nipi i Froneut, që ishte pasardhës i Pellazgut


(Pauzania, II 15.5). Pra, meqë heroi nga ka marrë emrin Mikena, është pellazg, atëherë

sigurisht, që e kanë themeluar pellazgët, popullsia që në Peloponez ka lindur nga dheu.

Në Spartë ndodhet faltorja e Zeus Messapeus që tregon se edhe në Spartë ka patur

fise ilire. Kjo faltore ndodhej edhe tek fisi ilir i Mesapëve.


Tek Homeri, skena e vendetës dhe mbledhja e kuvendit të pleqve për të vendosur për

pagimin e gjakut, i cili në kohën e Homerit edhe blihej, është i njëjtë me atë të shqiptarëve sot

në disa zona të veriut ku gjaku edhe blihet. Këtë e ka vënë në dukje Nikolla Hamond.
(N.Hamond 1993, f.217-218). Kjo tregon se ata kanë pasur zakone si të ilirëve, të cilat janë ruajtur në Shqipëri në disa zona të thella malore, të cilat dallohen për ruajtjen e traditave prehistorike.

Siç e pamë, popujt, që gjatë luftës së Trojës kanë banuar në Peloponez ishin Akejt,

Argejt dhe Danajt. Le të shikojmë me radhë origjinën e tyre sipas të dhënave historike.





Akejt






Me emrin Akej quhen Mikenasit gjatë luftë së Trojës. Kështu quhet Ake, Atreu,

Menelau, Agamemnoni. Por të dhënat që jep Straboni, tregojnë se dinastia e Mikenës, ishte me

origjinë nga Frigjia në Trojë të Azisë së Vogël. Kështu ai e sqaron qartë se gjatë luftës së Trojës në Mikenë qeverisin pellazgo-ilirët.


Ai citon Hekateun, nga Mileti, i cili thotë për Peloponezin se “... këtu para helenëve



kanë banuar barbar. Kështu Pelopi solli popullin nga Frigjia në vendin e quajtur sipas tij Peloponez, Danau erdhi nga Egjipti, kurse dryopët, kaukanët, pellazgët, lelegët e të tjerë,

ndanë midis tyre viset brenda Ismit. Atikën, e pushtuan thrakët.”(Ilirët dhe Iliria f.157).


Siç dëshmon Straboni në kohën e luftës së Trojës nuk ka fare koncept grek, pasi vet

dinastia e Mikenës ishte nga Frigjia dhe pjesa tjetër e saj ishte nën pushtetin e fiseve të tjera pellazgo-ilire. Homeri e quan Menelaun leshverdh dhe Ake. Nëse këta Akej do ishin jashtë botës pellazgo-ilire dhe me origjinë aziatiko-afrikane, sigurisht që nuk ka sesi të ishte Menelau me lesh të verdha, pasi që andej nuk ka popullsi të tillë.


Akeu është vëllai i pellazgut dhe i Fthiut.(Herodoti, f.56). Pra, Akeasit janë pellazgë.
M.Saqellariu vë në dukje se: “... është e pamundur të jepen shpjegime për gjuhën e akeasve


me anë të greqishtes dhe të dhënave greke. Gjuha e akeasve vjen nga substrakti parahelenik indo-evropian.”(M.Saqellariu 1977, f.321)






Argejt




Ishin një popull që banonte në Argo të Peloponezit. Të dhënat që japin autorët antik e

quajnë Argon Pellazgjike. Pra të dy këto fise të epokës së luftës së Trojës ishin pellazge. Eskili,në Iktidet dhe Danaidet thotë se: “… raca e pellazgëve kishte dalë nga Argo pranë Mikenës.
Efori pretendon se dikur Peloponezi kishte mbajtur emrin Pellazgjia.”(Straboni,


Gjeografia, lib. V f.152)





Danau




Ky është i vetmi fis në Greqinë e lashtë që nuk është pellazg, por egjiptian. Të dhënat

tregojnë se danajt kanë emigruar nga Egjipti për në Pellazgji.

Eskili pranon prejardhjen egjiptiane të danajve, pasi ai tregon se ata ishin krejt të

ndryshëm fizikisht, nga popullsia vendase.(Eskili, Lutset f.219-237). Kur Danau mbërrin nga

Egjipti në Pellazgji, mbreti i vendit Pellazgu iu tha: “Si mund të jeni ju të një race me ne? Ju



ngjasoni me shumë libianë, pra jo grave të vendit tonë, sepse vetëm Nili mund të ushqejë

një racë të tillë. Më tregoni që të bindem më mirë si mund të jenë argiane zanafilla dhe


gjaku yt”.(Euripidi Suppliantes 277-290). Danai, ishte i biri i Belit mbretit të Egjiptit dhe vëlla


binjak i Aegipti. Mbreti i Egjiptit para se të vdiste e bëri Danaun mbret të Libisë, pasi kishte ngritur në Libi faltoren e Amonit.

Danajt kur erdhën nga Egjipti, i thonin Pellazgut, që ata ishin të një race me Argët, por

ai u tregonte atyre se ata ishin një racë afrikane, që nuk kishin të bënin me pellazgët. Për këtë mund të ketë edhe një shpjegim tjetër.

Nga burimet historike, raca pellazgo-ilire, ka qënë krijuesja e dinastive të vjetra si në

Egjipt, por edhe në Mesopotami e Indi. Ndoshta Danau që ishte bir mbreti mund të pretendonte se origjinën e kishte nga këto vende, por me qëndrimin e dinastisë së tij atje ata ishin


afrikanizuar, pasi ishin përzier me popullsinë vendase. Ndaj dhe pellazgu i thotë se gratë tuaja

nuk ngjajnë si gratë e Argosit që ishin të bardha, por si gratë e Libisë, që dalloheshin për

lëkurën e tyre, të zezë midis të kuqes dhe kjo sigurisht nuk e bindte dot Pellazgun që ta

pranonte atë si të një race me veten. Vetë Danau, mund të pretendonte një origjinë pellazge, se ishte bir mbreti, por populli që ai solli mbas ishte i racës egjiptiane.

I vetmi element i huaj etnik në Mikenën apo Peloponezin antik, janë danajt, të tjerët

janë pellazgët. Kështu që Mikenasit dhe qytetërimi i tyre ishte pellazg.

Euripidi, tek Arhelau, thotë se: “Danau, i ati i 50 vajzave, si erdhi në Argo u vendos



në qytetin Inah dhe urdhëroi që pellazgët të linin emrat e tyre dhe të quheshin danaj”.


(Straboni, lib. V, f.4) Pra një pjesë e pellazgëve mund të jenë përzierë me këtë racë egjiptiane dhe sigurisht dhanë dhe morën nga kulturat e njëri-tjetrit. Se sa janë përzierë pellazgët vendas
me këtë popullsi me origjinë egjiptiane dhe sesa ndikoi kjo në krijimin e kombit antik Grek, kjo mbetet për t’u verifikuar nga të dhëna të tjera. Shumë studiues mendojnë se veprat e Homerit janë shkruar shumë vonë dhe ndoshta janë shtuar disa gjëra që kanë ndodhur më pas. Ajo që vlen të theksohet është fakti se Mikenën e themeluan dhe ndërtuan pellazgo-ilirët dhe ishin ata  që krijuan atë qytetërim.

Megjithatë sërish pjesa më e madhe e pellazgëve e ruajtën identitetin e tyre dhe

vazhduan të quheshin me emrat e tyre si Arge, Pellazg apo dhe emrat e fiseve të tjera.

Po japim disa fjalë nga gjuha Homerike të cilat nuk kanë lidhje me greqishten e sotme,
por me shqipen e sotme.(A.Kola, Arvanitët, f.171)..........








Drejtimet më të rëndësishme psikologjike





Strukturalizmi
Wilhelm Wundt.jpg
Wilhelm Wundt








“Wilhelm Wundt, sikurse Aristoteli, ka konkluduar se psiqika është dukuri

natyrore, që mund të studiohet shkencërisht si dhe drita, ngrohtësia dhe qarkullimi i

gjakut. Wundt ka shfrytëzuar introspeksionin duke u përpjekur t’i zbulojë elementet
hemelore të përjetimit. I ballafaquar me drita dhe tinguj të ndryshëm, ai dhe kolegët e tij kanë vrojtuar vetveten se si do t’i përshkruanin ndijimet dhe ndjenjat e veta.

Wundi dhe nxënësit e tij e kanë themeluar shkollën psikologjike të njohur si
strukturalizëm. Strukturalizmi përpiqej të caktonte organizimin e përjetimeve të
vetëdijshme. E ka zbërthyer përjetimin në ndijime objektive siç janë të parit ose

shijimi dhe ndjenjat subjektive si reaksione emocionale, të vullnetit dhe të

parafytyrimeve mentale (për shembull kujtimet ose ëndrrat). Strukturalistët besonin se
mendja funksionon me kombinimin kreativ të elementeve të përjetimit.


Një nga nxënësit amerikan të Wundtit ka qenë edhe G. Stanley Hall (1844-1924). Interesimi kryesor i Hallit përfshinte zhvillimin psikologjik në fëmijëri, adoleshencë dhe në moshën më të shtyrë. Hallit zakonisht i atribuohet themelimi i fushës së psikologjisë së fëmijëve. Ai është edhe themelues i Shoqatës psikologjike amerikane(APA).





                                   Funksionalizmi

Kam dëshiruar që, duke vepruar me psikologjinë si me shkencë natyrore,
t’i ndihmoj të bëhet e tillë.




WILLIAM JAMES


Nga fundi i shekullit 19, William James (1842-1910), vëllai i shkrimtarit Henry
James, miraton një pikëpamje të gjerë mbi psikologjinë, duke u orientuar në raportet
midis përjetimit dhe sjelljes. James pohon se ekziston një rrymë e pandërprerë e rrjedhës së vetëdijes. Introspeksioni e ka bindur se përjetimi nuk mund të zbërthehet në njësi, siç mendonin strukturalistët.


James ka themeluar shkollën e funksionalizmit që merret me sjelljen si dhe me
vetëdijen. Funksionalizmi shqyrton mënyrat me të cilat përjetimet dhe përvoja na
mundësojnë përshtatjen e sjelljes ndaj rrethinës në të cilën gjendemi. Funksionalizmi
shfrytëzon vrojtimet laboratorike si plotësim i introspeksionit. Strukturalistët praktikonin të pyetnin: “Cilat janë pjesët e proceseve psikike?”, kurse funksionalistët ishin më të prirur të pyetnin: “Cili është qëllimi (funksioni) i sjelljes dhe i proceseve psikike? Cilat janë efektet e tyre?”.


Funksionalistët mendojnë se ndërthurjet adaptative të sjelljes janë të mësuara dhe
të pandryshueshme. Sjellja e papërshtatur anon kah zhdukja ose ndërprerja. Veprimi i
përshtatur anon kah përsëritja dhe bëhet shprehi. James ka shkruar se “shprehia është një rrotë jashtëzakonisht balancuese e shoqërisë”. Shprehia e mban shoqërinë nga dita në ditë.


Krijimi i shprehive pasqyrohet në veprimet siç janë futja e lugës në gojë ose
shtypja e dorëzës së derës. Së pari, ato veprime kërkojnë kujdes të plotë. Nëse jeni në
dilemë, ndaluni me facoletën e letrës në dorë dhe vështroni pak fëmijën gjatë përpjekjes së tij që për herë të parë të ushqehet vetë. Me anë të përsëritjes, veprimi që paraqet të ushqyerit e pavarur bëhet automatik, d.m.th. bëhet shprehi. Veprimtaria e shumëfishtë e përfshirë në të mësuarit e drejtimit të automjetit me anë të përsëritjes bëhet gjithashtu rutinore. Pas kësaj mund ta realizojmë pa ndonjë kujdes të veçantë. Atëherë lirisht mund të orientohemi në konverzim interesant ose në ndonjë radio emision. Ideja mbi të mësuarit me anë të përsëritjes është ide themelore edhe për traditën bihevioriste.




                                     Biheviorizmi
John Broadus Watson.JPG


John Broadus Watson



John Broadus Watson (1878-1958) konsiderohet themelues i biheviorizmit
amerikan. Funksionalizmi ishte përhapur në vend dhe dominonte në Universitetin e
Çikagos. Funksionalistët merreshin me rrjedhën e vetëdijes si dhe me sjelljen e vëzhguar.


Watson hidhërohej me përpjekjet introspektive të funksionalistëve në studimin e
vetëdijes, sidomos të vetëdijes së kafshëve të ulta. Pohonte se psikologjia, nëse ka për
qëllim të bëhet shkencë natyrore, si fizika ose kimia, duhet të kufizohet në dukuritë e
vërejtura, të matshme. Duhet të kufizohet në sjellje. Ato sjellje janë publike dhe mund të maten me anë të vrojtimit të thjeshtë ose me instrumente laboratorike. Psikologjia nuk ka nevojë të merret me “elemente të vetëdijes”. “Elementet” e tilla janë të arritshme vetëm për organizmin që i vrojton . (Bihevioristët definojnë psikologjinë si studim shkencor i sjelljes, e jo të sjelljes dhe të proceseve psikike).




Psikologu B.F.Skinner (1904-1990) nga Universiteti i Harvardit aplikon në bihoviorizëm nocionin e mbështetjes. Organizmat, konsideronte Skinner, mësohen të sillet në mënyrë
të caktuar sepse janë të mbështetur të sillen ashtu. Shumë psikologë kanë pranuar
pikëpamjen e tillë sipas të cilës, në parim, sjellja ndërlikuar njerëzore mund të sqarohet
me grumbullin e të mësuarit individual me anë të mbështetjes.








                                                   Geshtalt psikologjia
Max Wertheimer.gif





Max Wertheimer







Në Gjermani në vitet 1920 dallohej edhe një shkollë e psikologjisë – Geshtalt
psikologjia. Viteve të tridhjeta tre themelues të asaj shkolle – Max Wertheimer (1880-
1943), Kurt Koffka (1886-1941) dhe Wolfgang Kohler (1887-1967) e braktisin Evropën
në mënyrë që t’ju shmangen kërcënimeve naziste. E vazhdojnë punën e vet në shtetet e
Bashkuara.
Wertheimer dhe kolegët e tij ishin orientuar në percepcionin dhe në ndikimin e
percepcionit në të menduarit dhe në zgjidhjen e problemeve. Për kundër bihevioristëve,
geshtalt psikologët pohonin se askush nuk mund të shpresojë që të kuptojë karakterin e
njeriut duke u orientuar vetëm në sjellje. Përkundër strukturalistëve, konkludojnë se
askush nuk mund ta sqarojë percepcionin e njeriut, emocionet ose proceset mendore me anë të njësive bazike. Percepcionet janë më të shumta se shuma e pjesëve të tyre.


Geshtalt psikologët e kuptonin percepcionin si tërësi që u jep domethënie pjesëve.
Geshtalt psikologët dëshmonin se si jemi të prirur t’i vërejmë pjesët e veçuara të
informatave si tërësi të bashkuara, duke përfshirë edhe kontekstin e pranishëm. Ata
pohonin se percepcioni i njeriut nuk mund të sqarohet në bazë të njësive bazike sepse
kemi prirje të interpretojmë vrojtimin tonë të gjërave si tërësi në kuadër të kontekstit të
pranishëm. Në mënyra të ndryshme do ta interpretoni vrapimin e njeriut drejt jush
varësisht nga ajo se a gjendeni në një rrugë të zbrazët në mes të natës ose në stacionin e
tramvajit në mëngjes kur shkoni në punë.


Geshtalt psikologët besonin se të mësuarit mund të jetë aktiv dhe i përshtatshëm,
jo vetëm pasiv dhe mekanik si në eksperimentet e Pavlovit me qentë. Wolfgang Kohler
dhe të tjerët kanë dëshmuar se të mësuarit është arritur shumë herë me anë të
vërejturit e jo me anë të përsëritjes mekanike.








                                    Psikoanaliza
Sigmund Freud LIFE.jpg

Sigmund Frojd



Psikoanaliza është shkollë e psikologjisë që e ka themeluar mjeku i cili në vitet
1930 ishte strehuar në Angli që t’i shmangej tiranisë naziste – Sigmund Frojd (1856-
1939). Teoria e Frojdit ka depërtuar shumë më shumë në kulturën e përgjithshme se
teoritë e tjera. Ndoshta tashmë jeni njohur me të. Për shembull, ndonjë person jostabil do të bëjë vrasje masive së paku në një TV-seri kriminalistike për çdo sezonë. Konkluzioni tipik i psikiatrit në seri do të jetë se vrasësi në mënyrë të “pavetëdijshme” e ka eliminuar nënën ose babait e tij. Ose ndoshta miku juaj është përpjekur “t’ua sqarojë” gabimin gjuhësor që e keni bërë ose ka pyetur çka mendoni çfarë do të mund të ishte domethënia simbolike e ndonjë ëndrre.


Ideja që njerëzit i lëvizin impulset e fshehura, dhe se gabimet verbale edhe
ëndrrat i paraqesin si dëshira të pavetëdijshme në masë të madhe shpreh ndikimin e
Frojdit. Psikologët akademikë i zbatojnë hulumtimet e veta kryesisht në laborator.
Ndërkaq, Frojdi i kupton njerëzit me anë të bisedave klinike. Ishte i hutuar me faktin që njerëzit kanë aq pak njohuri mbi motivet e veta. Disa njerëz arsyetojnë, ose
racionalizojnë sjelljen më të neveritshme me sqarime absurde. Të tjerët nuk e humbin
rastin që të fajësojnë vetveten pothuaj për çdo fatkeqësi që e ka goditur gjininë njerëzore.


Frojd krijon bindjen se proceset e pavetëdijshme, sidomos impulset primitive
seksuale dhe agresive, kanë ndikim shumë më të madh në sjelljen e njeriut sesa të
menduarit e vetëdijshëm. Frojd konsideronte se shumica e psikikës është e
pavetëdijshme. Ajo përbëhet nga ena e kaldajës së vluar të impulseve, të nxitjeve dhe
dëshirave konfliktuoze. Njerëzit janë të motivuar t’i kënaqin ato impulse, sado që disa
prej tyre do të ishin të këqija. Por njëkohësisht, njerëzit janë të motivuar që vetveten ta
vlerësojnë si person të ndershëm dhe të moralshëm. Aq shpesh e mashtrojnë vetveten në aspektin e motiveve të veta reale. Për shkak të forcave të supozuara themelore lëvizëse të personalitetit, teoria e Frojdit është quajtur teori psikodinamike.


Frojdi e definon veprimin psikoterapeutik të quajtur psikanaliza. Qëllimi i
psikanalizës është t’u ndihmojë njerëzve të kenë mbikëqyrje mbi konfliktet e vendosura thellë dhe të gjejnë mënyrën e pranueshme shoqërore të shprehjes së dëshirave dhe të plotësimit të nevojave. Terapia psikoanalitike është proces që mund të zgjasë me vite.


Duke debatuar për strukturën e personalitetit Frojdi i definon tri instanca ose
struktura:


1. “Id” ose ajo;
2. “Ego” ose unë;
3. “Super ego” ose mbi unë, që ka dy nënstruktura:
a) Egon ideale
b) Vetëdijen.


Lidhur me zhvillimin e personalitetit, Frojdi i definon pesë faza ose etapa të zhvillimit të personalitetit.


1. Faza orale;
2. Faza anale;
3. Faza faluse;
4. Faza e latencës ose e pushimit;
5. Faza e gjenitale.