söndag 29 juli 2018

Mos i ndërprit të tjerët kur flasin dhe mos i përfundo ti fjalitë e tyre

Mos i ndërprit të tjerët kur flasin dhe mos i përfundo ti fjalitë e tyre


JO MË LARG SE DISA VJET MË PARË, vura re se sa shpesh i ndërprisja të tjerët dhe/ose përfundoja fjalitë e tyre. Pa kaluar shumë kohë, kuptova se sa i dëmshëm ishte ky ves, jo vetëm ndaj respektit dhe dashurisë që merr nga të tjerët, por, gjithashtu, edhe për energjinë e madhe që harxhohet duke u përpjekur të jesh brenda mendjes së dy personave njëkohësisht! Mendohu një moment për këtë. Kur e ndërpret di...kë ndërsa flet, ose i përfundon ti fjalitë e atij/asaj, të duhet të mbash nën kontroll jo vetëm idetë e tua, por gjithashtu, edhe të personit që po e ndërpret. Kjo prirje (përgjithësisht haset tek njerëzit me axhendë të ngarkuar) inkurajon të dyja palët të shpejtojnë mendimet e tyre dhe të folurit. Kjo, si pasojë i bën të dy palët nervoze, të irrituar dhe i bezdis dhe është tepër e lodhshme. Gjithashtu, bëhet shkak për shumë debate, sepse njerëzit nuk durojnë dot që personi që kanë përballë nuk u kushton vëmendje dhe nuk i dëgjon çfarë thonë. Dhe, si mund të dëgjosh se çfarë po flet tjetri kur je ti ai që flet gjatë gjithë kohës?
Sapo fillon ta vësh re këtë ves, do të shikosh se kjo prirje tinzare s’është asgjë më shumë se sa një zakon i bezdisshëm që mund të të bëhet refleks. Ky është një lajm i mirë, sepse do të thotë se ajo çfarë mund të bësh është të fillosh të ndryshosh dhe fillon e ia kujton vetes herë pas here që të mos e harrosh. Mos harrro (nëse është e mundur, përpara se të fillojë biseda) të jesh i duruar, thjesht prit. Thuaj vetes se duhet t'i lejosh të tjerët të mbarojnë radhën e tyre përpara se të vijë radha ime. Do të dallosh menjëherë se sa shumë do të përmirësohet bashkëpunimi me njerëzit, si rezultat i drejtpërdrejtë i këtij veprimi të thjeshtë. Njerëzit me të cilët komunikon do të ndihen më mirë me ty kur e kuptojnë se ti i dëgjon. Do të vësh re se edhe ti do të ndihesh i relaksuar kur nuk i ndërpret më të tjerët. Rrahjet e forta të zemrës dhe pulsi do të ngadalësohen, dhe do të fillosh të kënaqesh më shumë me bisedat që bën duke mos i nxitur ato. Kjo është një mënyrë e lehtë për t’u bërë një person shumë më i qetë, dhe i dashur.

Zhvilloje sensin e dhembshurisë




Zhvilloje sensin e dhembshurisë


ASGJË TJETËR NUK NA NDIHMON që të ndërtojmë një perspektivë të mirë më shumë se sa të zhvillojmë sensin e dhembshurisë dhe ta shfaqim këtë tek të tjerët. Dhemshuria është një ndjenjë keqardhjeje. Ajo përfshin gatishmërinë për ta vendosur veten në vendin e tjetrit, duke larguar vëmendjen nga vetja, dhe duke imagjinuar se si mund të jetë po të ndodhesh në situatën e tjetrit dhe njëkohësisht të ndiesh dashuri për atë person. Të pranojmë faktin që... problemet e njerëzve të tjerë, dhimbja dhe shqetësimi, janë po aq reale sa edhe tonat madje, shpesh herë mund të jenë edhe më keq. Duke e ditur këtë, ne përpiqemi të ofrojmë ndihmën tonë, duke hapur zemrën dhe zgjerojmë ndjenjën tonë të mirënjohjes.
Dhembshuria është diçka që mund ta zhvillosh duke u praktikuar. Përfshin dy gjëra: qëllimin dhe veprimin. Qëllimi, do të thotë thjesht t’ua hapësh zemrën të tjerëve; shtjellon se çfarë dhe kush ka rëndësi, duke u nisur nga vetja deri tek të tjerët. Veprimi është thjesht ajo çfarë bën ti konkretisht për ta. Mund të dhurosh një shumë të vogël parash apo pak kohë (ose të dyja) rregullisht, për një çështje që e ke shumë për Zemër. Ose, ndoshta do të dhurosh një buzëqeshje të bukur dhe një ”Tungjatjeta” të sinqertë njerëzve që takon në rrugë. Nuk është aq e rëndësishme se çfarë bën, por fakti që ti bën diçka. Nënë Tereza na ka thënë një gjë shumë të bukur që do ishte mirë ta mbanim mend, ”Ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha në këtë botë. Ne mundemi vetëm të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”
Dhembshuria të zhvillon sensin e mirënjohjes, duke e hequr vëmendjen nga gjërat e vogla që shumica prej nesh janë mësuar t’ i marrin shumë seriozisht. Shpesh, kur gjen kohë për të reflektur për mrekullitë e jetës përfshirë edhe faktin që jeni në gjendje ta lexoni këtë libër dhurata e perceptimit, e dashurisë, dhe gjithë të tjerat, të ndihmojnë për të kujtuar se shumë nga gjërat që i mendon si ”gjëra të mëdha” janë në të vërtetë vetëm ”gjëra të vogla” që ti i kthen në gjëra të mëdha.
 

5 sinjale që ke një personalitet që tremb të tjerët


5 sinjale që ke një personalitet që tremb të tjerët



Dikush që duket shumë i pavarur dhe pak shqetësues. Apo ndoshta ai person je ti. Nuk ka asgjë të keqe të dish se çfarë dëshiron dhe të kesh guximin të shkosh kudo, por dikush me një karakter të fortë ose një personalitet frikësues shpesh mund të duket agresiv ose i pasjellshëm. Një person i fortë mund të ketë një zemër të madhe, por elementët e tij të ashpër mund të frikësojnë dhe të shkaktojnë një përshtypje të parë jo të mirë.
Ja shenjat:

1. Nuk toleroni injorancën e vullnetshme
Që të jesh i sinqertë ose të shkakton një zemërim brenda vetes (të cilin nuk mund ta shtypësh), ose të bën që të largohesh pa thënë ndonjë fjalë. Kjo mund të ndodhë sepse shumica e njerëzve me karakter të fortë janë gjithashtu shumë të arsimuar. Pasi kanë bërë çdo gjë për të kuptuar botën sa më shumë që të jetë e mundur (gjë e cila kërkon një mendje të hapur), kur shohin dikë që është injorant ose i njëanshëm, ata thjesht nuk mund ta përballojnë atë dhe nuk do ta tolerojnë.

2. Fjalimet e shkurtra ju bezdisin
Bisedat që ju ftojnë për të diskutuar në mënyrë intelektuale janë gjithmonë të mirëseardhura, ndërsa tema të parëndësishme rreth kohës ose bisedat për të famshmit që po martohen mund t’ju bëjnë të ndiheni të irrituar dhe të mërzitur.
Dhe po, ata me personalitete të forta janë të prirur t’u tregojnë të tjerëve saktësisht se çfarë mendojnë. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur përqendroheni në një detyrë të rëndësishme dhe dikush të ndërpret fjalimin. Këta persona nuk kanë durimin ose kohën për t’u marrë me detaje të parëndësishme.

3. Gjeni mundësi atje ku të tjerët nuk i shohin
Një nga avantazhet e të pasurit një mendje të hapur është të shohësh mundësi kur të tjerët shohin dyer të mbyllura. Çdo gjë mund të ndodhë me mentalitetin e duhur.
Kjo veçori mund t’ju ndihmojë të mbijetoni (dhe të lulëzoni) kur kohët bëhen të vështira. Problemi i vetëm që mund të ballafaqoheni nëse keni një personalitet frikësues është kur të tjerët tregojnë armiqësi dhe xhelozi për aftësinë tuaj për të arritur sukses.

4. Përqendroheni në zgjidhjet, jo në problemet
Njerëzit që kanë një personalitet të fortë janë të njohur për punën e palodhshme që bëjnë për të arritur qëllimet e tyre. Kur lind një problem, përqendroheni te zgjidhja e problemit. Për shkak të këtij lloji mentaliteti, këta njerëz nuk i tolerojnë justifikimet e të tjerëve.
Nëse dikush përpiqet të ankohet te dikush me një personalitet të fortë, pa marrë parasysh zgjidhjen e problemeve të tij, ai do ta gjejë veten vetëm. Personalitetet e forta nuk favorizojnë individë të dobët.

5. Fjala juaj është gjithçka
Nëse keni një personalitet të fortë, ju jeni një nga pak njerëzit, të cilët me të vërtetë thonë atë që ndien dhe ndien atë që thotë. Ju kurrë nuk keni qenë ai që shkel premtimet ose gënjeni ndaj një miku (edhe kur e dini se e vërteta do të dëmtojë) dhe njerëzit e respektojnë ndershmërinë tuaj. Por ndoshta ata nuk e kanë çmuar atë në kohë.
/bota.al