fredag 10 augusti 2018

Me studimin e egoizmit merret etika

Me studimin e egoizmit merret etika. Njeriu është i pajisur me arsye, sikurse me ndjenja dhe pasione ku shpeshherë ai i dominon dhe i vendos në barazpeshë. Pra, njeriu është krijuar të jetojë në botën e marrëdhënieve me njerëzit e tjerë, sepse jashtë marrëdhenieve me të tjerët ai e ka të vështirë të jetojë, kështu që humanizmi i tij është pasojë e të jetuarit mes njerëzve. Ka nga ata që thonë se njeriu vepron duke u bazuar në interesat e tij, pavarësisht se ai mund të tentojë  qe ti fsheh ato mbas motivesh më të pranueshme, si për shembull, dëshira për ti ndihmuar të tjerët apo ndjenja e detyrës.


Por çfarë shprehin më shumë njerëzit në të përditshmen e tyre ―egoizëm apo altruizëm? Në jetën e përditshmë është shumë e vështirë të diferencojmë përfundimisht një altruist nga një egoist, sepse altruisti i sotëm nesër mund të jetë një deshmitar pasiv. Në qoftë se një person i ndodhur në një situatë të caktuar vepron në mënyrë altruiste apo egoiste, ka shumë të ngjarë që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe shikuesit e tjerë të pranishëm. Tendencat e kundërvënies së egoizmit dhe altruizmit, sikur kemi të bëjmë me natën apo ditën apo me të mirën dhe të keqen, qëndrojnë vetëm nëse flasim për një ―përvetvetësi të subjektit, që me çdo kusht i jepet dashuria e plotë për veten.


Ai pa ndërprerje mendon për vetveten. Për të kapur mirë kuptimin e egoizmit dhe për ta përcaktuar egoizmin si veti negative apo pozitive të moralit, duhet patjetër të kthjellohen nevojat urgjente të subjektit. Në fakt qenia njerëzore ka lindur me egoizmin pasi ajo lind bashkë me instiktin e mbijetesës dhe të reagimit instiktiv ndaj çdo rreziku të mundshëm të perceptueshëm në moshë të vogël, ndaj çdo mosplotësimi nevoje. Me kalimin e viteve niveli i egoizmit ndryshon në raport me gjendjen kulturore dhe emocionale. Por në persona që kanë inteligjencë pak më të lartë se mesatarja, egoizmi shërben si një motor shtytës për arritjen e objektivave që i kanë vënë vetes, e në këtë rast egoizmi është pozitiv.  


Parë në këtë këndvështrim mund të themi se rëndësia për të studiuar këtë temë është shumë e madhe për të kuptuar se cilët janë kufijtë e njeriut si individ në raport me të tjerët dhe cilat janë objektivat apo qëllimet e pranueshme të moralit  në ditët e sotme. Shoqëria moderne duket se çdo ditë e më shumë po përshkrohet nga fryma apo sëmundja e egoizmit. Egoizmi si koncept nënkupton procesin e të reaguarit, duke kufizuar dhe shkatërruar të tjerët për hir të vetvetes. Pra mund të themi se njëriu është krijuar në këtë botë për të qenë gjithmonë në bashkëveprim me të tjerët, sepse jashtë marrëdhënieve më të tjerët ai e ka të vështirë të jetojë, kështu që humanizmi i tij është pasojë e të jetuarit mes njerëzve. E dimë se bota e marrëdhënieve me të tjerët është kusht për ekzistencën e individit. Sepse njeriu rritet, zhvillohet, edukohet dhe formon personalitetin e tij në marrëdhënie me të tjerët. Psikologu i famshëm Adler thotë: individi që nuk interesohet për të tjerët has në jetë vështirësi të mëdha  dhe është ai që dështon më shpesh në qëllimet e tij. 

Lind pyetja: A është egoizmi një kujdes real për vetveten? A është egoizmi dashuri ndaj vetvetes? Asgjë nuk e ilustron më mirë këtë pyetje sa fakti se dashuria në vetvete është një akt thelbësor i shpirtit. Në fakt dashuria mund të karakterizohet si një vrull ose si një lëvizje. Kjo dashuri që shihet si një akt me vlerë na bën që të dallojmë ndërgjegjen morale. Kjo ndërgjegje morale identifikohet me atë që quhet dashuri për veten. Por kjo dashuri për veten nuk ka asgjë egoiste: të dalloj dhe të dua të mirën time të veçantë, të realizoj prirjen dhe shpëtimin tim është e mundur vetëm në qoftë se përmes së njëjtës lëvizje unë e dua tjetrin në veçantinë e tij personale, pra në atë se ai është njëherësh prirja e veçnatë dhe synim i përbashkët. Kur zhduket dashuria, vendi i individit zihet menjëherë nga personi social, nga X i thjeshtë që shpreh marrëdhëniet shoqërore ose një aktivitet shoqëror. Përgjithësisht njeriu përfshihet në një gamë të madhe pasionesh njerëzore. Egoizmi është e keqja më madhe e njeriut.


Sigmund Frojdi  theksonte se egoizmi mund të lidhet më shumë me narcizmin sesa me dashurinë për veten. Narcisti është ai që dashurinë e tij ndaj të tjerëve e ka të drejtuar në personalitetin e tij. Nëse  njeriu e do veten në mënyrë të drejtë dhe reale, nuk mund të mos e dojë dhe respektojë edhe tjetrin. Kurse egoisti bën të kundërtën, do të thotë se ai e do veten, por nuk e do dhe nuk e respekton tjetrin. Egoizmi dhe dashuria ndaj vetes janë larg se qenit identik, ku në të vërtetë janë të kundërta. Problemi qëndror lidhet me motivet që shtyjnë reagime të tilla serioze. Motivet mund të jenë stresi, rreziku dhe mungesa e kompetencave. Nisur nga indicia del e nevojshme që të konceptojmë dhe të analizojmë më mirë disa forma të shfaqjes së egoizmit në natyrën njerëzore, por edhe në shoqërine në raport me të tjerët. 


Sigurisht që ka një mungesë të theksuar të egoizmit etik, racional dhe psikologjik në shoqërinë shqiptare postkomuniste e ku në fakt të gjitha këto forma të egoizmit kërkojnë shtjellim të interesit personal. Problemi qëndron se kjo sjellje njerëzore ka pasoja të dukshme tek individi edhe tek shoqëria. Realiteti shqiptar nuk u shpëton këtyre pasojave. Në aspektin social kemi një mungesë të madhe të egoizmit etik dhe racional. Hendeku i pabarazisë është duke u thelluar. Ky fenomen provokon dëme serioze në shëndetin publik. Në fakt njerëzit sot janë pak të verbuar nga kontrasti që reflekton suksesi material në shoqëritë tona, duke mos marr parasysh një numër të madh falimentimesh sociale.


 Nëse ne u hedhim një sy statistikave në fushën e drogave, të dhunimeve apo të krimit dhe vetëvrasjeve apo statistikave të sëmundjeve mendore, kemi një dështim total të shoqërisë sonë. Në shoqërinë e ditëve të sotme ekziston një pabarazi që të  çon në rënien e një egoizmi psikologjik. Prej saj lindin ndjenjat e inferioritetit apo superioritetit që japin efekte tepër të forta psikologjike dhe sociale. Kjo mund të shkojë në çift me respektin apo mosrespektin në momentin që njerëzit shikohen nga lart. Prandaj edhe dhuna është më e pranishme dhe familjare në shoqëritë me më pak barazi sociale. Dhuna shpërthen më tepër tek njerëzit që ndihen të demoralizuar dhe të parespektuar. Sa më shumë rritet pabarazia aq më shumë shohim të rriten edhe fenomenet negative sociale si krimi, dhuna, sëmundjet mendore etj. Sot njihet gjithnjë e më shumë se stresi kronik ka një influencë përcaktuese në shëndetin tonë, çfarë të bën të shkosh tek ajo që është edhe më e rëndësishme, se cili është burimi i këtij stresi. Kjo është cilësia e marrëdhënieve sociale.


Dhe, nëse ka një faktor që ul këtë cilësi është pikërisht shtresëzimi socioekonomik i shoqërisë. Shkenca na mëson që pavarësisht nga pasuria materiale, stresi lidhur me jetën në një shoqëri të shtresëzuar çon drejt problemeve të shëndetit fizik dhe psikologjik. Në fakt, politikat socioekonomike dhe mjedisore të klasës sonë politike duket sikur janë  prodhuesi më i madh i dhunës, krimit, luftës, varfërisë, shkatërruesi më i madh i mjedisit apo i ekosistemit, prodhuesi më i madh i mbeturinave, i shpërdorimit dhe i ndotjes, i keqtrajtimit të kafshëve dhe humbjes së humanizmit, krijuesi më i madh i sëmundjeve mendore, depresionit, ankthit, stresit personal, pa harruar burimin më të madh të paralizimit social që na ndalon të avancojmë drejt teknologjive dhe metodave të reja për shëndetin personal, mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë sonë.


Mbi gjithë këtë arsyetim ajo çka mendoj se ka shumë rëndësi të studiohet lidhur me këtë femomen është edhe evoluimi i mendimit filozofik mbi egoizmin si sjellje e natyrës njerëzore. Historia e shoqërisë njerëzore na tregon se struktura dhe funksionimi i pjesëve përbërëse të saj kanë pasur një evolucion që padyshim ka influencuar në mënyrë direkte te egoizmi si sjellje e njeriut në raport me veten dhe mjedisin që e rrethon. Duke u nisur nga kjo në këtë hulumtim shkencor do të trajtohen mendimet e filozofisë së shekullit XVII-XVIII  lidhur me egoizmin. 


Hobsi, Loku, Rusoi, Makiaveli e Kanti e kanë trajtuar gjerë në shkrimet e tyre egoizmin si koncept. E gjithë filozofia e Hobsit lidhet me problemin e gjendjes natyrore të njeriut dhe daljen nga kjo gjendje. Hobsi shprehej se të gjithë njerëzit janë njëherësh egoistë dhe të barabartë. Duke e përcaktuar egoizmin si një preukupim të tepërt ndaj interesit personal, pa marrë parasysh interesat e të tjerëve, apo nëse do të ishim në një rang më të lartë, atë familjar, si një preokupim vetëm të interesit familjar, prej kohësh mendimtarët dhe filozofët kanë shtruar dilemën se çfarë e shtyn sjelljen njerëzore të shkojë drejt këtij egoizmi që kalon nga materialja tek ajo jomateriale, nga e prekshmja tek e padukshmja, nga materia tek shpirti. Ky përkufizim tregon se kemi egoizmin që vendoset midis segmentit materie-shpirt, apo të pasurit të mira që përkthehet në pasuri materiale, pra pronësi, dhe preokupimit që të mos humbasin shpirtin në këtë botë. E para është trajtuar nga filozofia ekonomike, juridike apo politike, dhe e dyta nga filozofia fetare apo teologjia. Kemi shkencën përballë metafizikës. Megjithatë, filozofët debatojnë shumë lidhur me këtë fenomen. Por si qëndron e vërteta? Pse individët kërkojnë të maksimizojnë egon materiale dhe të lënë egon intelektuale?  Problematika mbetet e hapur dhe nevoja për një hulumtim shkencor lidhur me këtë fenomen është shumë e madhe. 




Nga Jetmira FEKOLLI
 

Bëhu më i durueshëm


Marur nga libri :
DR. RICHARD CARLSON
MOS E VRISNI MENDJEN PER GIËRA TË VOGLA
...
13 Bëhu më i durueshëm
CILËSIA E DURIMIT E MBËSHTET QËLLIMI TËND për t’u bërë një person më paqësor dhe i dashur. Sa më shumë durim të kesh, aq më e lehtë do të jetë për ty ta pranosh jetën ashtu siç është në vërtetë. Durimi të ndihmon të mos këmbëngulësh më kot duke pretenduar që jeta duhet të jetë ashtu si do doje ti. Nëqoftëse nuk tregon durimin, jeta të bëhet acaruese. Do të mërzitesh shumë shpejt, do bezdisesh dhe do acarohesh shumë shpejt. Durimi të krijon një dimension qetësie dhe miratimi në jetën tënde. Është një ndër cilësitë thelbësore për të arritur qetësinë e brendshme.
Të bëhesh më i duruar do të thotë të hapësh zemrën tënde në çdo moment të së tashmes, edhe pse nuk të pëlqen ta bësh këtë. Nëqoftëse bllokohesh në trafik, apo je me vonesë për një takim pune, ajo që të ndihmon pët t’u mos acaruar je vetëm ti. Përpara se mendimet e pastaj veprimet të dalin jashtë kontrollit, hyr në mendjen tënde duke mos lejuar të krijohet ”një ortek” me mendime negative që e zmadhojnë situatën. Në këto raste është e përshtatshme ta qetësosh veten dhe të marrësh frymë thellë. Mendo se në gjithë kornizën e madhe të gjërave, të bëhesh vonë është një ”gjë krejt e vogël.” Durimi gjithashtu përfshin edhe të shohësh motivet e sinqerta tek të tjerët. Unë dhe gruaja ime Kris, kemi dy fëmijë të vegjël të
moshave katër dhe shtatë vjeç. Shpesh herë ndërsa shkruaja këtë libër, vajza jonë katërvjeçare hynte në zyrën time dhe më ndërpriste punën. Kjo për një shkrimtar nuk është pak, do të thotë të të presin fillin e mendimeve. Ajo çfarë kam mësuar (në shumicën e kohës) është të shoh çiltërsi në sjelljen e saj, dhe të mos përqëndrohem në ndërlikime të kota (”Unë nuk do ta mbaroj punën, do të humbas fillin e mendimeve, kjo ishte e vetmja mundësi për të shkruar sot,”) e kështu me radhë. I kujtoj vetes arsyen përse ajo vjen të më shohë sepse më do shumë, e jo sepse do të rrënojë punën time. Kur kujtohem të gjej motivet e sinqerta, menjëherë më pushtojnë ndjenja durimi dhe e përqëndroj vëmendjen përsëri tek puna ime. Edhe nëse në mendjen time po krijohej ndonjë ndjenjë acarimi, menjëherë eleminohet, dhe i them vetes se sa me fat jam që kam fëmijë kaq të mrekullueshëm. Kam zbuluar se, nëqoftëse përpiqesh të shikosh pak më thellë, pothuajse gjithmonë do gjesh motive të sinqerta tek të tjerët madje edhe në situata që mund të jenë tepër acaruese. Kur vepron në këtë mënyrë, do të bëhesh person më i duruar dhe më paqësor. Mund të duket disi e çuditshme, por do fillosh të gjesh kënaqësi në momentet e situatat që dikur të acaronin.

...lexoi:Hysni Baliu


onsdag 8 augusti 2018

TEMA TË NDRYSHME!...lexoi:Hysni Baliu


Individualizmi

 Individualizmi
Siç edhe e përkufizuam më lart, individualizmi ka të bëjë me faktin kur individi shqetësohet vetëm për interesat dhe përfitimet e tij personale. Meqenëse individit i është dhënë një vend i rëndësishëm në shpjegimin e realitetit të jetës brenda botëkuptimit njerëzor, etika perëndimore thekson shumë dhe mbron fuqishëm moralin brenda vetë interesit. Midis tyre, Spinoza e sheh ruajtjen e qenies ose të aktivitetit - conatus essendi - si parimi i fundit i natyrës sonë dhe baza e të gjitha veprimeve të virtytshme. Sipas Spinozës, të jetosh në përputhje me natyrën e dikujt në mënyrë të tërthortë të çon edhe drejt kërkimit të përfitimit personal që gjithashtu konsiderohet edhe si një praktikë e moralit. Ai e konsideron interesin e vetvetes si një pasuri të madhe shoqërore për shkak se aktet egoiste do të ishin të dobishme për veten dhe për të tjerët. Kjo pikëpamje e interesit vetjak është mbrojtur shumë nga themeluesi i filozofisë së tregut të lirë Adam Smith. Citimi i tij i famshëm është: ―Nuk është nga dashamirësia e kasapit ose bukëpjekësit se ne presim darkën tonë, por nga aspekti i tyre për interesin e tyre. Ne i drejtohemi vetes jo për njerëzimin e tyre, por për vetëdijen e tyre dhe nuk flasim me ta për nevojat tona por për avantazhet e tyre.


Mesazhi kryesor i këtij teksti është se duke kërkuar mirëqenien e tyre, individët sigurojnë jo vetëm të mirën e tyre por edhe mirëqenien publike. Me fjalë të tjera, nëse dëshirojmë mallrat që bukëpjekësi ka për të na ofruar, nuk është humanizmi i tij me anë të të cilit ne duhet t'i drejtohemi vetes, por interesit vetjak të bukëpjekësit. Përmes këtij perceptimi të marrëdhënieve ekonomike Adam Smith përpiqet të sigurojë që veprimi për interesin vetjak ka rezultate të dobishme si për veten ashtu edhe për shoqërinë në tërësi. Çështja është se individët janë më të aftë të ndjekin arsyetimin e tyre duke arritur kështu pa dashje bonum commune në një mënyrë më efektive sesa nëse kërkohet nga politikat publike. Duke pasur këtë premisë prapa, në diskursin bashkëkohor moral, një numër filozofësh moral mbrojnë moralin e një akti të individualizmit. Për Tara Smith, ajo që krijon një ndjenjë të moralit nuk është ndonjë vlerë që i atribuohet jetës në përgjithësi, por vetëm interesit të vetë personit.


 Ajo argumenton se morali është thelbësisht egoist. ―Egoizmi ka qenë pjesë e moralit që nga fillimi, në vetë natyrën e vlerës dhe logjikës së ndjekjes së tij. Nuk ka një argument për moralin dhe një argument tjetër për egoizmin. Përkundrazi, qëllimi egoist i sigurimit të jetës përcakton përgjigjet për të gjitha pyetjet më të veçanta të moralit lidhur me atë që përbëjnë virtytet dhe veset dhe si duhet të veprojë një person. Meqenëse egoizmi nuk është një politikë sociale, ajo këmbëngul se mandati themelor për moralin nuk buron nga veprimi në raport me të tjerët ose nga ekzistenca e njerëzve të tjerë, por nga kërkesat themelore të jetesës për veten.Përkrahësit e tjerë të kësaj pozite argumentojnë gjithashtu se ekziston mundësia e identifikimit me të tjerët në sferën e interesit vetjak. Richard Volkman pohon se ―një egoist mund dhe duhet të vlerësojë dhe të identifikojë menjëherë mirëqenien e miqve të familjes.


Argumentimi i tij themelor është se nëse dikush interesohet për interesat e atyre që ai/ajo do, (për shembull, një burrë interesohet për gruan ose djalin e tij), jeta e tij do të shkojë më mirë. Ai i konsideron raste të tilla si ―shqetësim të thellë dhe të menjëhershëm për njerëzit e tjerë. Lester Hunt ngre një pyetje të arsyeshme: ―se si e mira e të tjerëve mund të bëhet e mirë për veten në një mënyrë jokonsekuenciale? Megjithatë, në përpjekjen e tij për t'u përgjigjur, ai duket se sugjeron një realitet që nuk mund të mbështetej në fakt nga një akt interesash: ―Edhe pse trupi i mikut tim nuk përputhet me trupin tim, jeta e tij nuk përputhet me jetën time. Përtej kësaj, shumë nga ngjarjet e tjera në jetën e mikut tim, ato të cilat unë nuk i ndaj me të, janë gjëra për të cilat unë jam i vetëdijshëm dhe mirëqenia ime rritet ose ulet nga kjo ndërgjegje.


Për këto arsye, gjërat e mira në jetën e mikut tim do të përbëjnë diçka të mirë edhe në jetën time. Ai u përpoq të sjellë në vizion mirësinë e shokut të tij ndaj tij, jo në aspektin e një objekti të vlefshëm, por të karakteristikave të jetës së tij, të mënyrës se si ai jeton dhe funksionon. Pyetja themelore që shtrohet në këtë rast është: sa mundet një veprim dhe qëndrim individualist t'i mundësojë personit të identifikojë veten me të tjerët? Si mund të justifikohet akti i të ndihmuarit të të tjerëve me një veprim individualist?
Individualizmi duket të jetë një koncept i paqartë. Kur koncepti vjen për t'u përdorur si bazë për marrëdhëniet njerëzore, ai në mënyrë të konsiderueshme sfidon arsyetimin moral.


Për të demonstruar vendin e individualizmit në moral, duhet të dallojmë, bazuar në argumentet e mësipërme, tre implikime të ndryshme, domethënë, (1) të bëjmë diçka vetëm për veten pa ndonjë pasojë pozitive ose negative për mirëqenien e të tjerëve; (2) duke bërë diçka për veten me qëllimin e vetëm për të konsideruar veten dhe për t'i ndihmuar të tjerët në mënyrë të paqëllimshme si një efekt anësor i veprimit të dikujt ndaj vetes; (3) duke bërë diçka për veten me qëllimin e plotë për të shqyrtuar ose ndihmuar të tjerët jashtë identifikimit të tyre me veten. Ekziston një dallim i madh midis këtyre tre rasteve. Shenja që dallon njërin nga tjetri është motivimi ose qëllimi i veprimit.Rasti i dytë dhe i tretë bazohen në të parin. Duke parë vetëm pasojat e paqëllimshme pozitive të një akti të individualizmit për mirëqenien e të tjerëve, filozofët moralë racionalizojnë dhe justifikojnë moralin e interesit vetjak.


 Ndërkohë që rasti i dytë pohon se mirëqenia e të tjerëve përqafohet në mënyrë indirekte në një akt egoizmi, rasti i tretë, që shkon përtej kësaj ideje, supozon se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë dhe e menjëhershme e vetes me të tjerët brenda individualizmit. Në këtë diskutim, pasi theksuam shkurtimisht neutralitetin moral të një akti të egoizmit, pra, pretendimin e çështjes së parë, ne e vumë në dyshim besueshmërinë e dy pikëpamjeve të mëvonshme, të cilat mbahen dhe mbrohen fuqishëm nga filozofët moralë të lartpërmendur.


Rasti i parë është një qëndrim i cili është moralisht neutral, sepse ne jemi të motivuar natyrshëm për të kënaqur çdo gjë që promovon mirëqenien tonë. Meqë kjo përbën avantazh ndaj tij dhe e lëviz personin të angazhohet në një akt të dobishëm, shumica pajtohet me këtë pohim si atë që nënkuptojmë me konceptin e interesit vetjak. bëjmë një sërë gjërash për ta bërë jetën tonë të lumtur, për të zhvilluar aftësinë tonë për të bërë përparim në jetë, për të ruajtur shëndetin tonë të mirë dhe për të pasur një jetë të shënuar me arritje të rëndësishme. Mark Waymack thotë, ―Ne gjithashtu jemi të pajisur psikologjikisht me një varg të fortë të interesit vetjak, por egoizmi, në vetvete, është moralisht neutral. Me fjalë të tjera, nuk ka asgjë moralisht të gabuar në ndjekjen e interesit të vetvetes përderisa nuk shkel mirëdashjen.


Këto gjëra nuk mund të konsiderohen në mënyrë rigoroze si diçka morale, por më tepër duhet të shihen si promovimi i vlerave para-morale. Sipas L. Janssens, vlerat paramorale si jeta, shëndeti fizik dhe mendor, miqësia, njohuritë shkencore, teknologjia, artet etj. - të quajtura tradicionalisht bona physica- nuk janë morale apo amorale, por e rëndësishme është mënyra se si ne i promovojmë ato në veprimet që bëjmë. Në të njëjtën kohë duhet të shmangim sa më shumë të jetë e mundur parimet para-morale (mala physica) të tilla si uria, etja, dhimbja dhe vuajtja, sëmundjet mendore, dhuna, përjashtimi etj. Ne i quajmë ato paramorale sepse personat mund të veprojnë në mënyrë etike edhe nëse ata vuajnë nga sëmundja. Sidoqoftë, është në vetë interesin e personit që të promovojë sa më shumë vlerat e para morale dhe të shmangë sa më shumë të jetë e mundur vlerësimet paramorale.


Duke folur në mënyrë teologjike, ne thjesht gjykojmë rastin e dytë pasi nuk i përket aspak një veprimi të moralshëm, për arsye se kërkesa nuk përmbush atë që zakonisht quhet "tre bazat e moralit" që përcaktojnë natyrën morale të veprimit njerëzor, domethënë, qëllimi (finis operantis), veprimi në vetvete (finis operis), dhe rrethanat31. Dy karakteristikat e mëvonshme të moralit quhen pjesa e jashtme ose elementet materiale të veprimit moral, ndërsa i pari është pjesa e brendshme ose elementi formal.
Qëllimi i veprimit tonë është qëllimi që i jep kuptim personal veprimit. Një akt i egoizmit mund të jetë i dobishëm për mirëqenien e të tjerëve. Sidoqoftë, meqenëse të tjerët nuk janë bërë pjesë e të menduarit të individit, veprimi nuk është moralisht i pashmangshëm. Dikush mund të argumentojë në mënyrë të arsyeshme shqyrtimin e mirëqenies së vet si qëllim i një veprimi të egoizmit.


 Në fakt, qëndrimi ynë i vetëkuptimit është i domosdoshëm dhe vlen të merret parasysh si qëllimi i veprimit tonë moral. Meqenëse veprimi i gjërave sipas interesave tona është një aktivitet i lirisë sonë, që përcakton humanizmin tonë, nuk mund të shpërfillet. Sidoqoftë, fakti që ne nuk jemi të veçuar, por qenie komunale që ndërveprojmë në rrjetin e marrëdhënieve komplekse personale dhe shoqërore, i bën të tjerët të konsiderohen si një faktor përcaktues në përmbajtjen e moralit. Daniel Maguire dhe Nicholas Fargnoli me të drejtë pohojnë se "në nivelin themelor të etikës mund të theksohet se ne jemi qenie shoqërore nga natyra, jo sepse ne kemi zgjedhur të jemi të tillë apo jemi detyruar të veprojmë në atë mënyrë. Përvoja thelbësore morale e (1) vlerës së vetes, (2) vlerës së të gjithë të tjerëve, dhe (3) lidhja midis 1 dhe 2 vendos fazën për një diskutim të tillë. Është qenia ose prania e të tjerëve që e kanë bërë moralin shqetësimin e çështjes sonë. Aktet tona do të vlerësohen si moralisht të drejta apo të gabuara në lidhje me qëllimin tonë; Ne do të justifikoheshim si persona të mirë apo të këqij në bazë të efektit të qëllimshëm mbi të tjerët si pasojë e veprimeve tona të vetë interesuara....




UNIVERSITETI I TIRANES
FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE


Paraqitur në kërkim të gradës shkencore ―Doktor


Nga Jetmira FEKOLLI

söndag 29 juli 2018

Mos i ndërprit të tjerët kur flasin dhe mos i përfundo ti fjalitë e tyre

Mos i ndërprit të tjerët kur flasin dhe mos i përfundo ti fjalitë e tyre


JO MË LARG SE DISA VJET MË PARË, vura re se sa shpesh i ndërprisja të tjerët dhe/ose përfundoja fjalitë e tyre. Pa kaluar shumë kohë, kuptova se sa i dëmshëm ishte ky ves, jo vetëm ndaj respektit dhe dashurisë që merr nga të tjerët, por, gjithashtu, edhe për energjinë e madhe që harxhohet duke u përpjekur të jesh brenda mendjes së dy personave njëkohësisht! Mendohu një moment për këtë. Kur e ndërpret di...kë ndërsa flet, ose i përfundon ti fjalitë e atij/asaj, të duhet të mbash nën kontroll jo vetëm idetë e tua, por gjithashtu, edhe të personit që po e ndërpret. Kjo prirje (përgjithësisht haset tek njerëzit me axhendë të ngarkuar) inkurajon të dyja palët të shpejtojnë mendimet e tyre dhe të folurit. Kjo, si pasojë i bën të dy palët nervoze, të irrituar dhe i bezdis dhe është tepër e lodhshme. Gjithashtu, bëhet shkak për shumë debate, sepse njerëzit nuk durojnë dot që personi që kanë përballë nuk u kushton vëmendje dhe nuk i dëgjon çfarë thonë. Dhe, si mund të dëgjosh se çfarë po flet tjetri kur je ti ai që flet gjatë gjithë kohës?
Sapo fillon ta vësh re këtë ves, do të shikosh se kjo prirje tinzare s’është asgjë më shumë se sa një zakon i bezdisshëm që mund të të bëhet refleks. Ky është një lajm i mirë, sepse do të thotë se ajo çfarë mund të bësh është të fillosh të ndryshosh dhe fillon e ia kujton vetes herë pas here që të mos e harrosh. Mos harrro (nëse është e mundur, përpara se të fillojë biseda) të jesh i duruar, thjesht prit. Thuaj vetes se duhet t'i lejosh të tjerët të mbarojnë radhën e tyre përpara se të vijë radha ime. Do të dallosh menjëherë se sa shumë do të përmirësohet bashkëpunimi me njerëzit, si rezultat i drejtpërdrejtë i këtij veprimi të thjeshtë. Njerëzit me të cilët komunikon do të ndihen më mirë me ty kur e kuptojnë se ti i dëgjon. Do të vësh re se edhe ti do të ndihesh i relaksuar kur nuk i ndërpret më të tjerët. Rrahjet e forta të zemrës dhe pulsi do të ngadalësohen, dhe do të fillosh të kënaqesh më shumë me bisedat që bën duke mos i nxitur ato. Kjo është një mënyrë e lehtë për t’u bërë një person shumë më i qetë, dhe i dashur.

Zhvilloje sensin e dhembshurisë




Zhvilloje sensin e dhembshurisë


ASGJË TJETËR NUK NA NDIHMON që të ndërtojmë një perspektivë të mirë më shumë se sa të zhvillojmë sensin e dhembshurisë dhe ta shfaqim këtë tek të tjerët. Dhemshuria është një ndjenjë keqardhjeje. Ajo përfshin gatishmërinë për ta vendosur veten në vendin e tjetrit, duke larguar vëmendjen nga vetja, dhe duke imagjinuar se si mund të jetë po të ndodhesh në situatën e tjetrit dhe njëkohësisht të ndiesh dashuri për atë person. Të pranojmë faktin që... problemet e njerëzve të tjerë, dhimbja dhe shqetësimi, janë po aq reale sa edhe tonat madje, shpesh herë mund të jenë edhe më keq. Duke e ditur këtë, ne përpiqemi të ofrojmë ndihmën tonë, duke hapur zemrën dhe zgjerojmë ndjenjën tonë të mirënjohjes.
Dhembshuria është diçka që mund ta zhvillosh duke u praktikuar. Përfshin dy gjëra: qëllimin dhe veprimin. Qëllimi, do të thotë thjesht t’ua hapësh zemrën të tjerëve; shtjellon se çfarë dhe kush ka rëndësi, duke u nisur nga vetja deri tek të tjerët. Veprimi është thjesht ajo çfarë bën ti konkretisht për ta. Mund të dhurosh një shumë të vogël parash apo pak kohë (ose të dyja) rregullisht, për një çështje që e ke shumë për Zemër. Ose, ndoshta do të dhurosh një buzëqeshje të bukur dhe një ”Tungjatjeta” të sinqertë njerëzve që takon në rrugë. Nuk është aq e rëndësishme se çfarë bën, por fakti që ti bën diçka. Nënë Tereza na ka thënë një gjë shumë të bukur që do ishte mirë ta mbanim mend, ”Ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha në këtë botë. Ne mundemi vetëm të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”
Dhembshuria të zhvillon sensin e mirënjohjes, duke e hequr vëmendjen nga gjërat e vogla që shumica prej nesh janë mësuar t’ i marrin shumë seriozisht. Shpesh, kur gjen kohë për të reflektur për mrekullitë e jetës përfshirë edhe faktin që jeni në gjendje ta lexoni këtë libër dhurata e perceptimit, e dashurisë, dhe gjithë të tjerat, të ndihmojnë për të kujtuar se shumë nga gjërat që i mendon si ”gjëra të mëdha” janë në të vërtetë vetëm ”gjëra të vogla” që ti i kthen në gjëra të mëdha.
 

5 sinjale që ke një personalitet që tremb të tjerët


5 sinjale që ke një personalitet që tremb të tjerët



Dikush që duket shumë i pavarur dhe pak shqetësues. Apo ndoshta ai person je ti. Nuk ka asgjë të keqe të dish se çfarë dëshiron dhe të kesh guximin të shkosh kudo, por dikush me një karakter të fortë ose një personalitet frikësues shpesh mund të duket agresiv ose i pasjellshëm. Një person i fortë mund të ketë një zemër të madhe, por elementët e tij të ashpër mund të frikësojnë dhe të shkaktojnë një përshtypje të parë jo të mirë.
Ja shenjat:

1. Nuk toleroni injorancën e vullnetshme
Që të jesh i sinqertë ose të shkakton një zemërim brenda vetes (të cilin nuk mund ta shtypësh), ose të bën që të largohesh pa thënë ndonjë fjalë. Kjo mund të ndodhë sepse shumica e njerëzve me karakter të fortë janë gjithashtu shumë të arsimuar. Pasi kanë bërë çdo gjë për të kuptuar botën sa më shumë që të jetë e mundur (gjë e cila kërkon një mendje të hapur), kur shohin dikë që është injorant ose i njëanshëm, ata thjesht nuk mund ta përballojnë atë dhe nuk do ta tolerojnë.

2. Fjalimet e shkurtra ju bezdisin
Bisedat që ju ftojnë për të diskutuar në mënyrë intelektuale janë gjithmonë të mirëseardhura, ndërsa tema të parëndësishme rreth kohës ose bisedat për të famshmit që po martohen mund t’ju bëjnë të ndiheni të irrituar dhe të mërzitur.
Dhe po, ata me personalitete të forta janë të prirur t’u tregojnë të tjerëve saktësisht se çfarë mendojnë. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur përqendroheni në një detyrë të rëndësishme dhe dikush të ndërpret fjalimin. Këta persona nuk kanë durimin ose kohën për t’u marrë me detaje të parëndësishme.

3. Gjeni mundësi atje ku të tjerët nuk i shohin
Një nga avantazhet e të pasurit një mendje të hapur është të shohësh mundësi kur të tjerët shohin dyer të mbyllura. Çdo gjë mund të ndodhë me mentalitetin e duhur.
Kjo veçori mund t’ju ndihmojë të mbijetoni (dhe të lulëzoni) kur kohët bëhen të vështira. Problemi i vetëm që mund të ballafaqoheni nëse keni një personalitet frikësues është kur të tjerët tregojnë armiqësi dhe xhelozi për aftësinë tuaj për të arritur sukses.

4. Përqendroheni në zgjidhjet, jo në problemet
Njerëzit që kanë një personalitet të fortë janë të njohur për punën e palodhshme që bëjnë për të arritur qëllimet e tyre. Kur lind një problem, përqendroheni te zgjidhja e problemit. Për shkak të këtij lloji mentaliteti, këta njerëz nuk i tolerojnë justifikimet e të tjerëve.
Nëse dikush përpiqet të ankohet te dikush me një personalitet të fortë, pa marrë parasysh zgjidhjen e problemeve të tij, ai do ta gjejë veten vetëm. Personalitetet e forta nuk favorizojnë individë të dobët.

5. Fjala juaj është gjithçka
Nëse keni një personalitet të fortë, ju jeni një nga pak njerëzit, të cilët me të vërtetë thonë atë që ndien dhe ndien atë që thotë. Ju kurrë nuk keni qenë ai që shkel premtimet ose gënjeni ndaj një miku (edhe kur e dini se e vërteta do të dëmtojë) dhe njerëzit e respektojnë ndershmërinë tuaj. Por ndoshta ata nuk e kanë çmuar atë në kohë.
/bota.al

tisdag 5 juni 2018

Si ta gjeni paqen shpirtërore dhe kuptimin e jetës



 
1.Shumë njerëz e konsiderojnë jetën luftë,megjithëse ajo nuk është luftë po lojë.
Jeta është lojë që nuk mund ta lozim me sukses,nëse nuk e njohim logjinshpirtëror.
Kjo do të thotë se cka do që shprehim me fjalët dhe me veprat tona,ajo na kthehet.
Atë që e japim,atë do ta fitojmë.Nëse japim urrejte,do ta marrim urrejtjen.
Nëse e japim dashurinë,do të marrim dashurinë.
 
2.Për të luajtur me sukses lojën e jetës,duhet ta përkryejmë aftësinë e imagjinatës.
Personi që ka aftësinë e imagjinatës të ushtruar të mendojë mirë,fut në jetën e vet
“cdo dëshirë të arsyeshme të zemrës së vet”-shëndetin,pasurinë,dashurinë,miqësinë,
Vetëbesimin e përkryer,idealet më të larta.

3.Mendja ka tri pjesë:vetëdijen.nënvetëdijen,dhe mbivetëdijen.Mendja e vetëdijshme
Quhet mendje e vdekshme dhe karnale.Kjo është mendja njerëzore që e sheh jetën
Ashtu si është në dukje të parë.Ajo sheh vdekjen,fatkeqësinë sëmundjen,mjerimin dhe
Kufizimin e cdo lloji,dhe me këtë ndikon në nënvetëdijen.Nënvetëdija është shpirti,fuqi
Pa orientim.Ajo është si paraja ose si rryma elektrike,dhe punon vetëm cka i urdhërohet.
Cdo gjë që ndjen njeriu në thellësi të shpirtit ose që paraftyron qartë,ngulitet në mendjen
E nënvetëdijshme dhe zbatohet në detajet më të imta.

4.Mendja e mbivetëdijshme ose tejvetëdijshme është mendje e zotit,universit,në cdo njeri
dhe kjo është fushë e ideve të përkryera.Në të është ”shmbulli i përkryer”:
të cilën Platoni e përmend si ”Plani i Zotit”,sepse plani i zotit ekziston për cdo njeri.
 
5.Intuita është mësim i brendshëm,që do të thotë të jesh i udhëzuar nga brenda.
Ajo është prijëse e pagabuar e njeriut.

söndag 6 maj 2018

TË GJITHË NJERËZIT E BOTËS E KANË NJË MENDJE TË PËRBASHKËT (Emersoni)


TË GJITHË NJERËZIT E BOTËS E KANË NJË MENDJE TË PËRBASHKËT (Emersoni)

 

Fuqitë çudibërëse të ndërdijes kanë ekzistuar qysh para se të lindim ne të gjithë, para çfarëdo feje, madje edhe para krijimit të botës. Të vërtetat dhe principet e përjetshme u kanë paraprirë të gjitha religjioneve. Duke u nisur pikërisht nga ky qëndrimi i tillë, do të përpiqem që, në kaptinat vijuese, t’ju udhëzoj kah përvetësimi i forcës së fshehtë misterioze, vezulluese të ndryshimit, e cila do t’ju shërojë të gjitha plagët mendore dhe fizike, do t’jua asgjësojë frikën, si dhe do t’jua ndërprejë varferine, mossuksesin, vuajtjen dhe të penguarit shpirtëror. Është e nevojshme që ta bëni vetëm bashkimin shpirtëror e emocional të vetvetes me dëshirat tuaja pozitive dhe fuqia krijuese e ndërdijes suaj, aty për aty, do te' futet në aksion. Mos ngurroni, filloni që tash! Le të ndodhin edhe në jetën tuaj çudirat. Qendroni këmbëngulës! Mos u tërhiqni! Përpiquni që, përgjithmonë, me të aguar të ditës, t'ju zhduken të gjitha hijet!

söndag 22 april 2018

Këshilla të pakënaqurve dhe të zhgënjyerve






Këshilla psikologjike Shumëkush mund të ketë përjetuar ndjenjën e pakënaqësisë dhe të ndjerë i dështuar në jetë. Të gjithë dëshirojmë të jemi të suksesshëm por nuk është e lehtë të ndjekësh gjithnjë shtigjet që të çojnë në këtë udhë. Ti do që “të arrish”. Por për të arritur duhet “të nisesh”. E për të nisur na duhet kurajo: veçanërisht kur nisesh për një qëllim të guximshëm e të largët. Tek çdo njëri ekzostojnë antipodet e ambicies që e shtyjnë të provojë fatin: një lloj frike e brendshme, një lloj dembelizmi i qetë moral që e përmbajnë, e largojnë nga ëndrrat e tij të fuqishme e madhështore duke i pikturuar me bojra magjepëse kuadrin idilik të një ekzistence të qetë, të sigurtë nga të gjitha shtrëngatat e pështjellimet… Kjo formë frike e dembelizmi moral quhet në mënyrë mistike, kënaqësi me gjendjen aktuale: dhe kjo përbën aspektin më të zakonshëm, më të ulët dhe më të qortueshëm të mediokritetit njerëzor.

Mos lër të sigurtën për të pasigurtën

“Më mirë një vezë sot se një pulë mot; kush kënaqet gëzon”: mjaftojnë këto proverba mediokre për të treguar gjithë shtrirjen e budallallëkut të atyre që ndjekin filozofinë e meskinitetit e të nënshtrimit. Në realitet, megjithatë “të kënaqurit me gjendjen e tyre” nuk janë kurrë plotësisht të kënaqur siç duan të hiqen, sepse kushtet e tyre të jetës nuk janë kurrë kaq të shkëlqyera sa t’i tregojnë në thellësi të shpirtit ata që kanë diçka më shumë. Është në natyrën e njeriut që të ndodhë kështu. Ai fenomen i miopisë morale që konsiston në mosparjen e asgjëje jashtë apartamentit tënd është mjaft më i rrallë sesa besohet. “I kënaquri me gjendjen e vet” nuk mund të mos vërë re të paktën se fqinji i tij ka një shtëpi të bukur ndërsa ai s’e ka; se përgjegjësi i tij merr 800 euro në muaj e udhëton me makinë, ndërsa ai vetëm 80 dhe ecën me këmbë; se një i njohuri i tij vesh një peliçe luksoze, ndërsa ai nuk ka veç një pallto të vjetër. E këto konstatime, për inat të të gjitha proverbave të botës nuk janë bërë për të favorizuar kënaqësinë e gjendjes vetjake.

Merrni iniciativa

Iniciativa është, zakoni, metoda, mëyra për të vepruar përpara, spontanisht, sipas të dhënave të eksperiencës personale dhe aftësisë mbartëse e njohurive vetjake. Të dalësh nga shtigjet e rrahura tepër, të përçmosh traditat dhe rutinën, të përpiqesh të krijosh, të vësh diçka personale në tërë atë që bëhet, të influencosh në mentalitetin e publikut, të restaurosh sisteme e mënyra të harruara e të braktisura prej vitesh, të vësh në plan të parë atë që të tjerët kanë përcaktuar të padobishme, të vihesh në krye të një lëvizjeje, të drejtosh inteligjencën dhe vetëdijen, të grumbullosh e të bashkosh në koalicion vetëm prirje divergjente, t’i japësh turmës atë që dëshiron në formë të mjegullt dhe të pasaktë, të kryesh xhestin që presin të gjithë e që askush nuk ka kurajon ta kryejë. Ky është kuptimi i fjalës “iniciativë”. Nëse ti do të kesh në shoqëri rëndësinë tënde e pjesën tënde dominuese, përpiqu të formosh e të zhvillosh aktivisht në veten tënde shpirtin e iniciativës.

Vetëm mediokrit janë të kënaqur

Kam qenë 20 vjet një i pakënaqur. Si të gjithë të pakënaqurit e kësaj bote, kam ndërruar zanat dhjetëra herë, kam përshkuar botën gjërë e gjatë në kërkim të diçkaje që nuk e gjeja kurrë, jam endur si gjilpëra e një busulle e turbulluar nga tërheqje të shumëfishta, nga një ekstrem në tjetrin. E megjithatë e arrita suksesin. Ja, ajo që ka rëndësi. Prandaj disponoj një farë kompetence e një farë ekperience personale, për t’iu drejtuar me autoritet të pakënaqurve dhe të zhgënjyerve të të gjitha zanateve dhe të të gjitha aktivitetetve. Edhe këtyre mund t’u mësoj diçka. Gjëja e parë që dua t’u them është kjo: se e vlerësoj pakënaqësinë e tyre e që shoh tek ata shenjën me të qartë e më të dukshme të epërsisë së tyre morale e të parashikimit të suksesit të tyre. Vetëm mediokrit janë të kënaqur me gjendjen e tyre, e kam thënë tashmë diku, e për pasojë, të privuar në mënyrë të pandreqshme nga suksesi.

Si të jesh njeri i veprimit

Bota është e njerëzve të veprimit. Në qoftë se ti nuk je i tillë, nevoja më urgjente, për ty, është që të bëhesh deomos i tillë. Nëse je, duhet të preokupohesh që të bëhesh më tepër. Ja disa metoda:

  1. Të duash punën, energjinë, lëvizjen: Të urresh dembelizmin, rehatllëkun, mënyrat e panumërta të humbjes së kohës (kafe, diskutime të padobishme, spektaklet banale, miqtë mendjelehtë, klubet, zbavitjet e kota, gjumin e drekës).
  2. Të jesh i pasionuar me aktivitetin tënd professional: t’i kushtosh tërë kohën tënde, tërë mendimet e tua, tërë forcat e tua. Kur të kesh rrojtur shumë e të kesh njohur kotësinë e trishtuar të tërë atyre gjërave e tërë atyre preokupimeve të cilave u kemi dhënë gabimisht aq shumë rëndësi do ta çmosh më shumë punën tënde e do të pendohesh që je preokupuar kaq pak e kaq keq. Koha kushtuar punës është e vetmja e harxhuar mirë, sespe është e vetmja që pjell diçka.
  3. Të mos mërzitesh kurrë: Ose mos e lër veten të mposhtet nga mërzia. Mërzia na zë në momente kur truri ynë është i plogët. Të mbash vazhdimisht trurin në aktivitet, mos e lejo në asnjë moment të ndalojë, mos i krijo as pretekste, as mënyra të hutohet. Njerëzit që mërziten, janë për t’u mëshiruar dhe përçmuar në të njëjtën kohë.
  4. Mos i lër kurrë asgjë rastit: Parashiko gjithçka. Mos merr vesin e shëmtuar të varësh shpresat tek fati, tek rrethanat, tek e papritura: është një mënyrë shkatrrimtare që të çon në pasojat më të dëmshme.
  5. Mësohu të gjykosh dhe të vendosësh me shpejtësi: Në jetën kontemporane, gjithçka zhvillohet në kohë rekord. Mekanizmi dhe ritmi i punëve kërkojnë sot që një njeri të dijë të përcaktojë qëndrimin e tij e të formulojë masat paraprake në një të dhjetën e sekondës.
Të veprosh dhe të përtërihesh

Të veprosh: Ja fjala e ditës në epokën në të cilën jeton. Njeriu që arrin sukses është njeri i veprimit. Një shekull më parë mund të arrinte sukses edhe një idnivid që “dinte të fliste”. Sot, të dish të flasësh nuk është më mjaftueshëm; bile më tepër të bën dëm. Duhet të dish të veprosh. O të veprosh, o të pranosh humbjen. Nuk është më e mundur t’i shmangesh kësaj alternative të hekurt. Të krijosh, të provosh, të shesësh, të blesh, të lëvizësh, të sajosh idera e t’i kthesh në fakte, pa pushim, pa asnjë çast plogështie dhe shkujdesjeje: tërë jeta aktuale kalon nëpër furrën e kësaj nevoje, zhvillohet në këtë atmosferë të ethshme e tërë ankth. Njeriu i epokës tonë është një idnivid që e ka kuptuar me kohë këtë aspekt të realitetit dhe e ka pranuar. Punon me zell, mendon papushim të ngjallë interesa të reja rreth vetes, lufton me këmbëngulje për të mposhtur një rival apo konkurrent. Punët përfaqësojnë për të, tërë jetën e tij: në këtë fjalë ai sintetizon universin.

Vlerësojeni veten

Nëse do të dallosh në jetë, të kapërcesh nivelin e ambjentit shoqëror në të cilin je burgosur aktualisht, të dominosh të tjerët në vend që të jesh shërbëtor i përjetshëm, mbi të gjitha vendose veten mbi tjetrin. Vlerësoje veten më shumë se të gjithë, syno të bëhesh një nga njerëzit më të mëdhenj të kohës tënde, përfytyro veten vazhdimisht në një post komandues. Pozicioni që ti do të arrish të fitosh në shoqëri është ai që ti ndjen, deri në kohën që do mundesh e do duash ta arrish. Duke menduar shumë e në mënyrë të pandërprerë për energjinë, ka mundësi të bëhesh energjik; duke menduar në mënyrë të palodhur për bukurinë, ti brumos një mentalitet dhe një temperament prej artisti; duke menduar me bindje të thellë dhe me entuziazëm të papërmbajtur për ambicien, ti bëhesh i aftë të përfaqësosh në rrethin e hiearkive më të larta shoqërore një pjesë në planin e parë. Nëse mendimi yt dominues është “të arrish sukses”, të gjithë përbërësit e personalitetit tënd, të inteligjencës tënde, të instiktit tënd do të ndikojnë drejt këtij mendimi, do t’i nënshtrohen me ëmbëlsi, do ta forcojnë me ndihmën e energjive të tyre të shumëfishuara e do të marrin nga ai një gjurmë të vetme. Ti do të bëhesh në këtë mnyrë tipi ideal i njeriut të prirur për sukses: i vendosur, agresiv, e i pathyeshëm.



Kërkimet tregojnë se zgjedhjet në jetën romantike...


Kërkimet tregojnë se zgjedhjet në jetën romantike janë më të ndërlikuara nga sa duken. Ja përse disa njerëz kërkojnë partnerë që i mbizotërojnë dhe që marrin vendime për ta


Psikologji


Jeni të tërhequr nga një partner që është në kontroll, i fuqishëm, i vendosur dhe që merr gjithnjë drejtimin? Apo preferoni dikë që është më pak mbizotërues? Përgjigjja do të varet nga gjinia dhe personaliteti juaj. Gratë preferojnë “djemtë e këqij” dominantë dhe disa burra preferojnë “vajzat e këqija”. Gra të ndryshme kanë arsye të ndryshme përse kërkojnë një partner dominues, ashtu sikurse të tjera kërkojnë të kundërtën.
Ka mënyra të ndryshme si një person është dominant, por kërkuesit e konsiderojnë mbizotërimin social si diçka që përfshin të qenët autoritarë, në kontroll dhe gjithnjë në kërkim të lidershipit. Megjithatë, të tilla karakteristika nuk lidhen gjithnjë me njerëzit e sjellshëm dhe që u interesojnë të tjerët.
Personat dominantë priren të jenë më të orientuar nga vetja dhe të mos preken nga ndjenjat e të tjerëve, tipare këto që shumica prej nesh nuk i kërkon te një partner romantik. Që dominantët të shihen si partnerë të dëshirueshëm, ata duhet të kombinojnë personalitetin komandues me disa tipare të tjera si vullneti për të qenë bujar dhe ndihmues. Gratë duan një partner që është konkurrues me të tjerët, por që i trajton ato mirë.
Psikologët evolucionarë pretendojnë se femrat preferojnë partnerë dominantë sepse të tillë burra kanë gjene superiore. Provat kanë treguar se gratë preferojnë burra dominues kur ato vetë janë në pikën më pjellore të ciklit menstrual, ndërsa burrat nuk kërkojnë po sipas kësaj mënyrë gra dominante.
Kërkimi i ri i Gilda Geibel dhe kolegëve të saj shkon përtej këtyre shpjegimeve evolucionare, që përqendrohet vetëm në dallimet gjinore dhe ekzaminon si karakteristikat e personalitetit tonë ndikojnë preferencën e partnerëve dominantë. Kërkuesit spekuluan se nëse një partner pasiv, por i sjellshëm shihet si “i mërzitshëm”, atëherë njerëzit që kundërshtojnë mërzinë në jetën e tyre do të kërkojnë partnerë dominantë.
Ata parashikuan se njerëzit që kërkojnë të renë dhe aventurën, si dhe eksperienca të rrezikshme kanë më shumë gjasa të preferojnë partnerë dominantë. Ata kërkuan edhe mënyrën si ndikon ankthi, veçanërisht për femrat, në këto preferenca.
Në një studim, 172 të rritur gjermanë plotësuan pyetësorë personaliteti dhe më pas matën preferencat për një partner dominant. Pjesëmarrësit vlerësuan se sa shumë janë dakord me deklarata si “Një burrë/grua shumë i/e sjellshme është shpesh i/e mërzitshëm/me”, “Më pëlqen kur partneri/ja merr drejtimin në lidhjen tonë” dhe “ndihem i/e tërhequr ndaj grave/burrave nën kontroll”.
Për të vlerësuar kërkimin e sensacionit, pjesëmarrësit plotësuan një matës të këtij tipari, që përfshin katër kategori:
  • Emocioni dhe kërkimi i aventurës. Tendenca për t’u përfshirë në sjellje që shmangin frikën si për shembull hedhja me parashutë dhe ngjitja e një mali.
  • Përfshirja në sjellje impulsive si droga, alkooli apo seksi i pambrojtur.
  • Kërkimi për eksperienca. Kërkimi i eksperiencave më pak të rrezikshme por që të entuziazmojnë, eksperiencave të reja si udhëtimi apo eksperiencat artistike.
  • Ndjeshmëria ndaj mërzisë. Tendenca për t’u mërzitur shpejt dhe nevoja për të pasur stimulim të vazhdueshëm nga të tjerët ose nga ngjarje.
Rezultatet treguan se ata që kërkojnë eksperienca nga të dyja gjinitë ishin më të prirë të preferojnë një partner dominant. Veçanërisht, ndjeshmëria ndaj mërzisë dhe shfrenimi lidheshin me një preferencë për partnerë dominantë, ndërsa dëshira për emocion nuk lidhej me këtë dëshirë.
Kjo do të thotë se ata që mërziten lehtë dhe që përfshihen në sjellje impulsive mund të zgjedhin partnerë më dominantë. Partnerë të tillë mund të ofrojnë entuziazmin që ata kërkojnë të jenë të stimuluar.
Kërkuesit ekzaminuan nivelet e përgjithshme të ankthit te pjesëmarrësit. Në veçanti, ata hipotetizuan se femrat që kishin më shumë ankth mund të preferonin partnerë dominantë për mbrojtjen që ato kërkojnë.
Rezultatet e tyre zbuluan se kishte dy lloje femrash që preferonin partnerë dominantë, ato që shfaqnin mërzi dhe ankth. Këto tipare nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, duke ofruar prova se këto dy lloje femrash mund të kenë motive të ndryshme që kërkojnë partnerë dominantë.
Femrat në ankth duket se preferojnë partnerë dominantë sepse ata i ofrojnë mbrojtje dhe siguri, ndërsa femrat që mërziten shpejt për shkak se ata janë entuziazmues.
Jo të gjitha femrat në ankth preferojnë partnerë dominantë. Për të qenë sa më pranë së vërtetës lini mënjanë stereotipat dhe njihini personat nga afër.

onsdag 4 april 2018

Tetë shprehje motivuese për një shëndet të mirë

Shëndeti është kaq i rëndësishëm për ne saqë natyrisht çdo lloj problemi sa më i vogël të jetë ndikon në mendjen dhe jetën tonë. Ndaj, para se gjithash duhet të kemi një mendje të shëndetshme për t’u kujdesur edhe për fizikun.
Ndodh që një problem i caktuar apo sëmundje, qoftë e lehtë apo e rëndë ndikon negativisht në gjendjen tonë emocionale. Për këtë shkak humori ynë ndryshon dhe mendime negative na pushtojnë kokën. Mirëpo, është mirë gjithmonë që përveç vrapit në ajër të pastër dhe ushtrimit në palestër, ju bën mirë të lexoni edhe disa nga këshillat përmes shprehjeve të autorëve që e kanë cilësuar shëndetin më të rëndësishëm se puna, paraja dhe dashuria.


Për të gëzuar shëndet të mirë, për të sjellë lumturi të vërtetë tek familja e dikujt, tu përcjellësh paqe të gjithëve, duhet së pari të disiplinosh veten duke kontrolluar mendjen tënde. Nëse një njeri mund të kontrollojë mendjen e tij, ai mund të gjejë rrugën drejt ndriçimit, dhe të gjitha urtësitë dhe virtytet e mira natyrisht do të vijnë tek ai- Buda.


Mendja e qetë sjell forcën e brendshme dhe vetëbesimin, kështu që kjo është shumë e rëndësishme për një shëndet të mirë - Dalai Lama.
Shëndeti është dhurata më e madhe, kënaqësia pasuria më e madhe, besnikëria është marrëdhënia më e mirë- Buda.


Shëndeti i mirë dhe kuptimi i mirë janë dy nga bekimet më të mëdha të jetës- Publilius Syrus.


Sëmundja është mjeku më bindës. Në mirësi dhe urtësi japim vetëm premtime. Në dhimbje bindemi - Marcel Proust.


Të rinjtë kërkojnë dashuri, para dhe shëndet. Një ditë ata do të duan: Shëndet, para dhe dashuri- Paul Lefevre Geraldy


Të mbash trupin tënd në shëndet të mirë është detyrë ... përndryshe ne nuk do të jemi në gjendje ta mbajmë mendjen të fortë dhe të qartë- Buda.


Pa shëndet nuk ka jete, është vetëm një gjendje plogështie dhe vuajtjeje - një imazh i vdekjes – Buda.


Shprehje motivuese për shëndetin


Burimi i stresit është në të ardhmen. Në qoftë se ju mund të mbani të ardhmen larg nga mendja juaj, ju mund të harroni shqetësimet tuaja.


Vendosa të jem i lumtur sepse bën mirë për shëndetin.


Lumturia nuk është asgjë më shumë se një shëndet i mirë dhe kujtesë paciente.


Spitali nuk është vendi më i përshtatshëm për të qenë i sëmurë.


Përbërësit e zakonshëm të shëndetit të mirë dhe jetëgjatësisë janë: Humori i mirë, ajri i freskët, jo punë e rëndë dhe pak ankth.

Shprehje motivuese nga Charlie Chaplin !




Kam falur gabime gati te pafalshme, kam provuar te zevendesoj persona te pazevendesueshem dhe kam harruar persona te paharrueshem. Kam vepruar sipas momentit dhe jam zhgenjyer nga persona qe nuk e mendoja kurre se mund te zhgenjehesha, por edhe une kam zhgenjyer.


Kam mbajtur dike mes kraheve te mi per ta mbrojtur, jam bere mik perjete. Kam qeshur kur nuk ka qene e nevojshme, kam dashuruar, me kane dashuruar, por edhe me kane refuzuar. Me kane dashuruar dhe nuk kam ditur si t'jua kthej dashurine.


 Kam bertitur dhe jam hedhur perpjete nga gezimi. Kam perjetuar dashurine e kam bere premtime te perjetshme, por me eshte thyerzemra kaq e kaq here!

Kam qare duke degjuar muzike e duke pare disa fotografi te mbushura me kujtime. Kam telefonuar thjesht per te degjuar nje ze. Jam dashuruar perseri me nje buzeqeshje. Kam besuar perseri me nostalgji dhe kam patur frike te humbas nje person shume te vecante, te cilin kam perfunduar duke e humbur... por kam mbijetuar!

Dhe jetoj akoma! Dhe jeta nuk me lodh! Dhe ti nuk duhet te lodhesh nga jeta. JETO!

Eshte mrekulli te perpiqesh me bindje, te perqafosh jeten dhe ta jetosh me pasion. Te humbesh me klas dhe te fitosh me guxim. Sepse bota i perket atij qe guxon...


 Charlie Chaplin

lördag 17 februari 2018

II. FUNKSIONI SOCIALPSIKOLOGJIK I FESË


II. FUNKSIONI SOCIALPSIKOLOGJIK I FESË

 

Psikoanaliza është psikologjia e prirjeve dhe e impulseve, Ajo e sheh dhe e shqyrton sj elljen si të kushtëzuar dhe të përcaktuar nga pritj et emocionale, të cilat ajo i interpreton si një rrymë impulsesh të rrënjosura në fiziologji, që nuk mund të vrojtohen drejtpërsëdrejti. Mbështetur në krahasimin e pranuar për urinë dhe dashurinë, Frojdi në flllim bënte dallim midis prhjeve të egos ose të mbijetesës dhe pritjeve seksuale. Për shkak të karakterit libidos të kërkesave të egos për ekzistencë si dhe nga rëndësia e veçantë e prilj eve shkatërrruese në aparatin psikik të njeriut, Frojdi propozoi një ndarje të re për ata që studioheshin në grupe, duke mbajtur parasysh kontrastin ndërmjet prirj eve për të ruajtur jetën dhe priljeve shkatërruese e asgjësuese. Nuk shohim ndonjë domosdoshmëri që ta shqyrtojmë këtu këtë klasifikim. E rëndësishme për ne është që aty pranohen cilësi të përcaktuara të dëshirës seksuale, që e dallojnë atë nga prirjet e egos. Tërheqjet, dëshira seksuale nuk janë imperative, domethënë, këto dëshira mund të lihen rëndësishëm, mund të kënaqen edhe me anë të fantazisë dhe manipulimeve me trupin tënd. Në këtë mënyrë ato janë shumë më të pavarura prej realitetit të jashtëm, se sa kërkesat e egos. Lidhur ngushtë me këtë janë edhe transferimi dhe aftësia e përbërësve të seksualitetit për të zëvendësuar reciprokishtnj ëritjetrin. Frenimi i një impulsi libidinoz mund të kompensohet relativisht lehtë prej një impulsi tjetër, i cili është e mundur të plotësohet, të kënaqet. Ky elasticitet dhe kjo shumanshmëri e dëshirave seksuale shërben si bazë për ndryshueshmërinë e jashtëzakonshme të gjendjes psikike dhe i lejon përvojës individuale, që të ndikojë haptazi e në mënyrë të dukshme në strukturën e libidos. Frojdi mendon se parimi i të kënaqurit, e korrigjuar prej parimit të reales, janë rregullatori i aparatit psikik.Ai shkruan: “Në këtë mënyrë ne i detyrohemi një problemi më pak ambicioz për atë që vetë nj erëzit na tregojnë me anë të sjelljeve të tyre, se drejt ç’qëllimi synojnë ata në jetë, ç’kërkojnë ata nga jeta dhe çfarë duan të arrijnë. Dhe si zor se mund të gabohemi për përgjigjen e kësaj pyetjeje: ata duan të jenë të lumtur dhe kështu të mbetin gjithë jetën.

 

Kjo lloj sjelljeje është e dyzuar dhe ka edhe qëllim pozitiv, edhe negativ. Nga nj ëra anë ajo ka për qëllim që t’u shmanget dhembj eve e halleve dhe, nga ana tj etër, të provojë ndjenj ën e fortë të të kënaqurit. Dhe Ijala “lumturi”, në kuptimin e saj të ngushtë, lidhet vetëm me të kënaqurit, me të provuarit e kënaqësive. Në përshtatje me këtë dihotomi të qëllimeve të veta, veprimtaria e njeriut zhvillohet në dy drejtime, në përputhje se cilën nga këto dy drejtime ai përpiqet të realizojë maksimalisht apo në mënyrë të veçantë njërin prej këtyre dy qëllimeve. Individi përpiqet të provojë në prani të disa kushteve të caktuara maksimumin e knaqësisë së libidos, në praninë e një dhembjeje sa më të vogël. Për të shmangur dhembjet ai mund të pranojë të bëjë edhe ndryshime apo madje të pranoje edhe frustracionin e përbërësve të ndryshëm të impulseve seksuale por mposhtja e plotë e këtyre impulseve është e pamundur. Veçoritë e gjendjes emocionale të individit varen nga kushtetuta e tij psikike dhe, në radhë të parë, nga pëijetimet e tij në moshën foshnjore. Realiteti rrethues, i cili i garanton atij të kënaqurit, për të mposhtur disa impulse të tjera përcaktohet nga mjedisi social ku jeton.

 

Ky rrethim social përbëhet nga një rrethim më i gjerë, që përfshin të gjithë antarët e shoqërisë si dhe rrethimi i ngushtë që kufizohet nga një shtresë e veçantë e shoqëris. Shoqëria luan një rol të dyfishtë në gjendjen psikike të individit, si rol frustrues, ashtu edhe rol për të plotësuar impulset, për shkak se parashikon rreziqe, që mund të sjellë plotësimi i kënaqësive të tij . Si rregull, shoqëria dikton këto lloj kufizimesh: Të parat janë ndalimet e vendosura, për shkak se shkelja e këtyre ndalimeve të çon në rreziqe reale për vetë individin, rreziqe të cilat ai mund të mos i ndjejë kur ai realizon të kënaqurit e impulsit, Té dytatjanë mposhtja dhe shtypja ose zëvendësimi i impulseve, kënaqja e të cilave mund të dëmtojë jo individin, por grupin. Dhe më në fund, kufizimet e vendosura jo për interes të grupit, po për interesat e klasës sunduese. Funksioni i “ caktuar kënaqësi e të shmangë dhembj et, në radhë të parë, lidhur me kërkesat elementare të ekzistencës dhe e dyta, lidhur me kënaqjen e kërkesave të libidos. Të gjitha këto që thamë, nuk mbajnë parasysh karakterin specifik të të gjitha shoqërive që njeh historia. Në të vërtetë, anëtarët e shoqërisë nuk këshillohen me njëri-tjetrin lidhur me atë, se çfarë mundet shoqëria të lejojë e çfarë duhet të ndalojë. Situata më tepër është e tillë që sa kohë që forcat prodhuese të ekonomisë nuk janë të zhvilluara, aq sa t’u sigurojnë të gjithëve të plotësimin e nevojave të tyre materiale e kulturore (përveç mbrojtjes nga rreziku i jashtëm dhe plotësimit të nevojave të tyre elementare), pra në një situatë të tillë klasa shoqërore më e fuqishme do të përpiqet, që para së gjithash, të kënaqë maksimalisht kërkesat e veta. Niveli i këtij të kënaquri, të cilin ajo ua lë ta përcaktojnë njerëz të emëruar e të drejtuar prej saj, varet nga niveli i mundësive ekonomike që mund të arrihen si edhe nga logjika që edhe të tjerëve, pra shumicës, duhet t’i si gurohet një të kënaqur minimal, në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë të funksionojnë si anëtarë miqësorë të shoqërisë. Stabiliteti shoqëror varet relativisht pak nga përdorimi i një fuqie të jashtme.

 

Ai sigurohet kryesisht atëherë kur nj erëzit ndodhen në një situatë psikike të tillë, e cila e lidh ata nga brenda me situatën sociale ekzistuese. Siç edhe e kemi thënë edhe më lart, për këtë qëllim është i domosdoshëm të kënaqurit e kërkesave minimale instinktive natyrore e kulturore. Por këtu na duhet të vemë në dukje se për nënshtrimin psikologjik të masave është e rëndësishme edhe diçka tjetër, që lidhet me veçoritë e ndarjes strukturore të shoqërisë në klasa. Lidhur me këtë Frojdi ka thënë se pafuqia e njeriut para natyrës është përsëritja e situatës, në të cilën i rrituri është ndodhur duke qenë fëmijë, kur ai nuk mund t’ia dilte vetëm e pa ndihmë para fuqive madhore e të panjohura dhe, kur impulset jetësore në përputhje me prirjet e tij narciste, drejtoheshin në, radhë të parë, drejt objekteve, të cilat ofronin ndihmë dhe kënaqësi dhe pikërisht drejt babait dhe nënës.

 

Për persona të veçantë të shoqërisë situata psikologjike e fëmijërisë mund të përsëritet në moshë të rritur në ngjashmëri me atë shkallë, me të cilën shoqëria është e pafuqishme para“ natyrës. Ai merr nga babai ose nëna një pjesë të dashurisë fëminore dhe të tmerrreve si dhe një pjesë të armiqësive për figurën e fantazuar të Zotit.

 

Nga ana tjetër, ekziston një qëndrim armiqësor edhe ndaj figurave të caktuara reale, në të cilat hyjnë edhe përfaqësues të elitës. Për individin në mjedisin social përsëritet situata foshnjore. Ai i sheh drejtuesit të pushtetshëm, të fortë dhe të mençur, që duhen nderuar. Ai beson se ata duan të mirën.

 

Ai e di, gjithashtu se kudërshtimi ndaj tyre gjithmonë dënohet. Ai është i kënaqur, kur, si rezultat i bindjes ndaj tyre, i bëhen lëvdata. Këto ndjenja janë indentike me ato që ai i ka provuar ndaj të atit, kur ka qenë fëmijë dhe, kuptohet, që ai është i prirur të besojë, pa bërë kritika, se drejtuesit e udhëheqësit janë të drejtë e të mirë, ashtu siç besonte në fëmijëri pa pikë dyshimi çdo fjalë të babait. Figura e Zotit e plotëson këtë situatë.

 

Zoti është gjithmonë aleati drejtuesve. Kur këta të fundit, duke qenë persona konkretë, i nënshtrohen kritikës, ata mund t’i drejtohen për ndihmë Zotit, i cili, duke qenë një qenie joreale, e hedh kn'tikën poshtë me përbuzje dhe, me pushtetin, e vet miraton pushtetin e klasës sunduese.

 

Në këtë situatë psikologjike të një besnikërie reciproke foshnjore, fshihet një nga garancitë bazë të stabilitetit shoqëror. Shumë veta ndodhen në po atë gjendje që kanë përjetuar në fëmijëri, duke qëndruar të pafuqishëm para babait të tyre dhe këtu veprojnë po ata mekanizma.Një situatë e tillë psikologjike kn'j ohet me ndihmën e veprimeve të shumta e të ngatërruara që ndërmerren nga elita, e cila, duke mbështetur e forcuar varësinë e tyre foshnjore psikologjike, përpiqen t’u vendosen në subkoshiencë në cilësinë e figurës së babait. Një nga mënyrat kryesore të arritjes së këtij qëllimi është feja. Detyra e saj është të shërbejë çdo lloj pavarësie psikologjike të popullit, ta trembi atë intelektualisht e ta çojë në një gjendje të bindjes foshnjore ndaj pushtetit.

 

Nga ana tjetër, ajo ka edhe një funksion tjetër: u propozon masave një shkallë të caktuar të kënaqj es së kërkesave, të cilat e bëjnë jetën për ta të durueshme deri në atë shkallë, sa ata të mos përpiqen ta ndryshojnë pozitën e të djalit të bindur me pozitën e djalit kryengritës.

 

Po i çfarë lloji është ky durim e kjo lloj kënaqjeje e nevojave? Sigurisht që kjo nuk është plotësimi i kërkesave për ekzistencë, nuk është plotësimi i kushteve për një ushqim më të mirë apo për kënaqësi të tjera materiale. Të tilla kënaqësi mund t’i marrësh në jetën reale dhe për këtë nuk nevojitet fare feja. Feja shërben kryesisht për atë që masat ta kenë më lehtë të përshtaten ndaj goditjeve të ndryshme të realitetit……

 

fredag 16 februari 2018

METODOLOGJIA DHE KARAKTERI I PROBLEMIT


1.METODOLOGJIA DHE KARAKTERI I PROBLEMIT

 

Një nga arritjet më thelbësore të psikoanalizës është se ajo e ka kapërcyer ndryshimin e rremë ndërmjet psikologjisë sociale dhe asaj individuale. Frojdi nënvizonte se nuk ekziston ndonjë psikologji individuale e njeriut e izoluar dhe e shkëputur nga mjedisi social rrethues, sepse njeriu nuk jeton i izoluar.Ai nuk pranonte ekzistencën e asnjë lloji homo psychogicus, të asnjë Robinson Kruzoje psikologjik të ngjashëm me njeriun ekonomik, që e gjejmë në teorinë ekonomike klasike. Përkundrazi, një nga zbulimet më të rëndësishme të Frojdit ishte të kuptuarit e zhvillimit psikologjik të marrëdhënieve më të hershme sociale të individit, pra marrëdhëniet me prindërit, vëllezërit dhe motrat.

 

Është e Vërtetë, shkruante Frojdi, se psikologjia individuale merret me njeriun e veçantë dhe studion se si ai përpiqet të kënaqë impulset e tij instinktive. Por vetëm në raste të rralla psikologjia individuale i lejon vetes të shkëputet e të mos studiojë marrëdhëniet e këtij individi me të tjerët. Në jetën psikike të individit futet gjithmonë dikush tjetër si model, ndihmës apo imponues, prandaj që nga Fillimi i saj psikologjia individuale, në këtë kuptim të gjerë, por plotësisht të bazuar të këtyre fjalëve, është njëkohësisht edhe psikologji sociale.

 

Nga ana tjetër Frojdi u shkëput rrënjësisht nga iluzioni i psikologjisë sociale, objekt i së cilës ishte “grupi”. Sipas pikëpamjes së tij, “instinkti social” nuk është më shumë objekt i psikologjisë, sesa është i tillë edhe njeriu i veçantë, për aq kohë sa ai të jetë një instinkt i “lindur dhe parësor”. Për më tepër, ai e shihte “fillimin e formimit të psikikës në një rreth më të ngushtë, siç është familja”. Ai ka treguar se dukuritë psikike që veprojnë në grup, duhet t’i kuptojmë duke u bazuar në mekanizmat psikike që veprojnë tek individi dhe jo mbi bazën e “ndërgjegjes së grupit”.

 

Ndryshimi ndërmjet psikologjisë individuale e sociale shpaloset si ndryshim sasior e jo cilësor. Psikologjia individuale mban parasysh të gjithë faktorët që ndikojnë në fatin e individit dhe na vizaton një tablo të plotë të gjendjes psikike të individit. Sa më shumë që e zgjerojmë sferën e studimit psikologjik, d.m.th sa më i madh bëhet numri i njerëzve, veçoritë e përbashkëta të të cilëve na lejojnë që t’i tubojnë ata në një grup, aq më tepër duhet ta zvogëlojmë vëllimin e studimit tonë për tërësinë e gjendjes psikike të anëtarëve të veçantë të këtij grupi.

Kështu pra, me rritjen e numrit të objekteve të studimit, në filozofinë sociale zvogëlohet depërtimi në gjendjen psikike të çdo individi në kornizat e grupit që po studiohet. .....

torsdag 18 januari 2018

Lumturia është këtu...

Bildresultat för happiness


Ky është një nga mësimet më të mëdha, dhe ndoshta më sfidues të lumturisë që të gjithë duhet të mësojmë: se është në fuqinë tonë të ndiejmë lumturinë në çdo moment të çdo dite.


Shpesh, lidhim lumturinë me sukseset ose arritjet tona.
Sigurisht, ju do të ndjeni një ndjenjë të pabesueshme arritjesh kur të merrnijatë që dëshironi. Do të ndiheni të habitur kur të hyni në shtëpinë tuaj të re. Do të jesh plot dashuri ditën kur martohesh me të dashurin tënd. Por, asnjë nga këto ndjenja nuk do të zgjasë shumë.


Po, të gjitha këto ngjarje do t'ju bëjnë të ndiheni të lumtur për momentin dhe për pak kohë pas Megjithatë, para se ta dini, përshtateni me situatën tuaj të re dhe ktheheni në gjendjen tuaj të zakonshme. Kjo është arsyeja pse është shomë e rëndësishme që të mësoni të ndikoni në gjendjen shpirtërore dhe mendjen tuaj, pavarësisht se çfarë po, ndodh. Është kjo aftësia për të qenë në gjendje të vëreni lumtunne dhe të krijoni momente të saj që të çon në një jetë të kënaqshme në afat të gjatë. Për t’ju ndihmuar të filloni, këtu janë pesë gjëra që mund të bëni për të sjellë lumturi në  momentin tuaj:


1. Shkruani një shënim falënderimi për dikë që e doni.


2. Vini re bukuritë rreth jush.


3. Buzëqesh


4. Nëse doni të ndihmoni të tjerët, duhet të filloni të ndihmoni edhe veten.


5.Merrni frymë thellë. Pa frymën tuaj, ju nuk do të ishit këtu.

Egoizmi

Relaterad bild


Egoizmi është dashuria për veten dhe për çdo gjë në funksion të vetvetes; i bën njerëzit idhuj të vetvetes dhe do t’i bënte tiranë të të tjerëve nëse fati do t’u jepte mjetet për këtë gjë; nuk qëndron aspak jashtë vetvetes dhe ulet sapak mbi të huajt vetëm për të shkëputur prej tyre, ashtu si bletët nga lulet, aq sa i duhet. Asgjë nuk është më e vrullshme se dëshirat e tij, asgjë më e fshehtë sesa qëllimet e tij, asgjë më dinake se sjellja e tij; dinalëritë e tij nuk mund të përshkruhen, shndërrimet e tij i kapërcejnë ato të metamorfozave, truket e tij ato të kimisë.




Nuk mund të vëzhgosh thellësinë as të depërtosh hijet e honeve të veta ku, jashtë rrezikut të vështrimeve më depërtuese, kryen mijëra dredhi të pandjera. Shpesh është i padukshëm edhe prej vetvetes, sajon, ushqen e rrit, pa e ditur, një numër të madh dashurish e urrejtjesh, disa herë aq monstruoze saqë, kur dalin në dritë, nuk i njeh; ose nuk gen guximin t’i pranojë.


Nga kjo natë që e fsheh lindin bindje qesharake që ka për veten; prej andej vijnë gabimet, padituria, trashamanësia dhe leshkosia që ushqen për llogari të vet; bindja se ndjenjat e tij të jenë të vdekura ndërsa janë thjesht në gjumë, iluzioni se nuk ka më dëshirë për të vrapuar fill pas çlodhjes dhe siguria se i humbur të gjitha dëshirat që ka përmbushur. Porse ky terr i dendur që e fsheh nga vetvetja nuk e pengon të shohë persosurisht atë çka qëndron jashtë tij dhe në këtë aspekt u ngj an syve tanë që zbulojnë gjithka dhe janë të verbër vetëm për vetveten.


Në fakt, kur janë në lojë interesat e tij më të larta dhe punët e tij më të rëndësishme ku furia e dëshirave të tij thërret gjithë vëmendjen e vet, ai sheh, ndjen, urren, imagjinon, pandeh, depërton, pikas gjithçka, aq sa të rreket të besojë se çdo pasion i vet të ketë një lloj magjie të vetën. Asgjë nuk është kaq intime dhe e fortë sa lidhjet që kërkon më kot të thyejë kur ndihet i kërcënuar nga fatkeqësi të rënda. Megithatë disa herë bën në pak kohë e pa asnjë sforcim sa nuk ka mundur të bëjë në shumë vjet dhe me sforcimë të mëdha. Gjë nga e cila do të mundej gjasash të konkludohej që është ai vetë që i ndez dëshirat e veta e jo bukuria dhe vlera e gjërave; se është shija e tij vlera që i ngre dhe ornamenti që i zbukuron; që rend pas vetvetes dhe që ndjek kënaqësinë e vet kur ndjek gjërat që ia ka qejfi.


Egoizmi i ka të gjitha kontradiksionet: është autoritar dhe ibindur, i sinqertë e tinzar, i mëshirshëm e mizor, i druajtur dhe kokëkrisur. Ka prirje të ndryshme sipas larmisë së temperamenteve që e orientojnë dhe e vënë në shërbim të lavdisë apo të pasurisë a të“ kënaqësive dhe ato i ndërron me kalimin e moshës, të fatit e të përvojave; por për të atë s’ka rëndësi nëse ka syresh shumë apo një të vetme, sepse ndahet midis të shumtave dhe përqëndrohet në njërën kur i duhet dhe si i pëlqen. Është i paqëndrueshëm dhe përveç ndërrieve për shkaqe të jashtme, ka një pafundësi syresh që lindin nga thelbi i tij; është i paqëndrueshëm për paqëndrueshmëri, për lehtësi, për dashuri, për risi, për lodhje e për neveri; është trillant dhe shpesh e sheh të punojë me shkathtësi të skajshme për të kryer punëra të pabesueshme për të mbajtur gjëra që i janë të panevojshme e madje të dëmshme, ama që s’u ndahet sepse i do.


Është i çuditshëm dhe shpesh angazhohet plot zell në ndërmarrjet më të kota; gjen kënaqësi në më bajatet dhe e ruan gjithë kryelartësinë e vet në më të papërfillshmet. Ai .endet në të tëra fazat e jetës dhe në të gjitha kushtet; jeton gjithandej dhe jeton për gjithça e për asgjë. U gëzohet gjërave dhe mungesës së tyre; kalon deri nga ana e armiqve të vet, merr pjesë në planet e tyre dhe, gjë e mahnitshme, urren vetveten me ata, komploton ndaj humbjes së vet, punon për rrënimin e vet.


Shkurt, preokupohet vetëm të ekzistojë dhe, veç të ekzistojë, pranon madje të jetë armik i vetes. Nuk duhet çuditur pra nëse ndonjëherë i Vihet me rreptësinë më të sertë qëllimit për t’u shkatërruar, sepse, kur humbet nga njëra anë, rilind nga ana tjetër. Kur mendohet të ketë braktisur atë çka i pëlqen, vetëm se i lejon vetes një pauzë apo drejtohet gjetkë dhe, edhe kur është i mundur dhe besohet të jëtë çliruar prej tij, e gjen tek triumfon në disfatën e vet. Ja portreti i egoizmit, për të cilin krejt jeta jonë nuk përfaqëson tjetër veçse shqetësimin e madh e të gj atë; atë mund ta përfytyrojmë konkretisht si detin, sepse egoizmi gjen në fluksin e rifluksin e valëve të tij të pandërprera nje shprehje besnike të varganit të kreshpëruar të mendimeve të veta dhe të lëvizjes së vet të përjetshme.