fredag 21 oktober 2016

Historia e … kalendarit

Cili kalendar përdorej në Evropën e Mesjetës?

Kalendari Julian, i cili u fut në vitin 45 para Krishtit nga Jul Cezari. I bazuar, teorikisht, në një vit diellor (koha që i duhet tokës për të ardhur në orbitë përreth Diellit – 365 ditë, 5 orë, 48 minuta, 46 sekonda) ai vendoste një cikël prej tre vitesh me 365 ditë, shoqëruar nga një vit me 366 ditë.

Përse ndryshoi?

Sepse kalendari Julian kishte shumë vite me 366 ditë. Një vit për çdo katër vite e kompensonte me tepri gjatësinë e një viti diellor, duke shkaktuar një gabim prej një dite, për çdo 128 vjet. Si rezultat, deri në 1582, datat e ekuinokseve stinorë binin 10 ditë më herët, duke prekur kështu llogaritjen e Ditës së Pashkëve që bazohet në ekuinoksin pranveror.

Çfarë u bë për këtë?

Për të rivënë gjërat në vijë, Papa Gregori XIII nxorri “Inter Gravissimus” në vitin 1582, duke caktuar është që u bë i njohur si Kalendari gregorian. Dhjetë ditë iu hoqën muajit të tetorit 1582.

A bëri punë?

Pothuajse. Kalendari gregorian është sërish pakëz ipasaktë, por vetëm me një ditë në çdo 3236 vjet.

A u pranua universalisht kalendari i ri?

Vendet katolike e pranuan pothuaj menjëherë por vendet jokatolike nuk mund të pranonin që një Papë t’u thoshte se çfarë të bënin dhe kështu e adoptuan më vonë. Për shembull, disa pjesë të Gjermanisë e bënë ndryshimin vetëm në 1698 dhe Greqia priti deri në 1923. (Kalendari islamik është disi i ndryshëm, sepse bazohet në lëvizjen e hënës, jo të diellit, duke e patur vitin me 354-355 ditë).

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.