fredag 12 februari 2016

Bazat e artit të sjelljes me të tjerët

MOS I BJER ME SHQELM KOSHERES QË DËSHIRON T’I MARRËSH               MJALTIN

(Proverb amerikan)

Një ditë maji, qyteti i Nju Jorkut, përjetoi një ngjarje të pazakontë. Nëpër rrugët e tij, policia ndiqte kriminelin Kroulei, i mbiquajtur “pushka”, vrasësi i “famshëm” që nuk pinte alkool e duhan. Si përfundim, policia e rrethoi në apartamentin e të dashurës së tij në Uest End Avenju.

Njëqindepesëdhjetë policë mbanin nën kontroll shtëpinë dhe për një orë, në rrugët e Nju Jorkut, u zhvillua një betejë e vërtetë. Kroulei, i rrethuar, luftoi me policinë dhe u kap i plagosur.

Kroulei ishte një nga kriminelët më të rrezikshëm të kohës. Por, si e vlerësonte ai veten? Kur ishte i rrethuar, Kroulei shkroi një letër, dokument makabër i larë me gjakun e plagëve të tij, ku ndër të tjera, thoshte: “... brenda meje rreh një zemër e lodhur, por e butë, që nuk do t’i bënte keq askujt...”

E pra, jo shumë kohë para se të vdiste në karrigen elektrike, Kroulei po sorollatej në periferi, kur e ndali një polic dhe i kërkoi dokumentet. Kroulei, pa e zgjatur, nxori armën e tij dhe e qëlloi policin. Pastaj, doli nga makina, mori pistoletën e policit, që ishte shtrirë i plagosur në tokë,dhe i shtiu përsëri, deri sa e vrau. Dhe ky, ishte ai, “zemra e lodhur, por e butë, që nuk do t'i bënte keq askujt?”

“Pushka” u dënua me vdekje në karrigen elektrike. Ju mund të mendoni se, kur shkoi të vdiste, ai tha: “Jam këtu për shkak të vrasjeve që kam bërë?" Jo, aspak! Fjalët e tij të fundit ishin: “Jam këtu, sepse kam mbrojtur veten.” Pra, Kroulei nuk turpërohej fare për ato që kishte bërë.

Vetëm Kroulei mendonte kështu? Ja, si shprehet një tjetër kriminel i rrezikshëm: “Unë kam harxhuar vitet më të mira të jetës time për t'u dhënë njerëzve kënaqësi dhe zbavitje, për t'i ndihmuar që të kalojnë kohën sa më mirë dhe si shpërblim mora dënime, dhe një jetë prej të burgosuri.”

- Janë fjalët e Al Kapones, kapobandës më të rrezikshme të Çikagos. Pra, edhe Al Kapone e konsideron veten bamirës së shoqërisë dhe ankohej që nuk e kanë kuptuar dhe vlerësuar.

Duc Shulc, para se ta vrisnin bandat rivale, kur e intervistoi një gazetar, pohonte se ishte një bamirës publik, megjithëse ishte një nga mashtruesit më të mëdhenj të Nju Jorkut.

Një nga drejtorët e burgut Sing-Sing, më ka treguar se shumë pak kriminelë të këtij burgu, që mbledh të burgosurit më të rrezikshëm të Amerikës, e konsiderojnë veten e tyre të këqij. Përkundrazi, pohojnë që janë po aq njerëzorë, sa ju dhe unë. Pjesa më e madhe e tyre kërkojnë të justifikohen për ato që kanë bërë, me arsyetime pak a shumë logjike apo të sajuara dhe në çdo rast pohojnë se nuk e meritojnë aspak të jenë të burgosur.

Nëse njerëz të këtij niveli nuk e ndjejnë veten fajtorë për ato që kanë bërë, si e vlerëson veten një njeri normal,ai me të cilin ne kemi të bëjmë çdo ditë, kur kritikohet apo dënohet?

Një mik i imi më thoshte se e kishte kuptuar që, të kritikosh dhe akuzosh të tjerët, nuk është veprim i mençur. Lum ai! Mua mu deshën 30 vjet për të kuptuar që, nëntëdhjetë e nëntë herë në njëqind, njerëzit e zakonshëm nuk i pranojnë gabimet që bëjnë. Në më të shumtën e rasteve, kritika është e pavlefshme, sepse i shtyn ata që kritikohen, të mbrohen dhe justifikohen; është e rrezikshme, sepse prek një cilësi të çmuar të njeriut, që është krenaria, nëpërkëmb ndjenjën e rëndësisë dhe krijon pakënaqësi.

Në ushtrinë gjermane, si rregull është e ndaluar të qortosh dikë, menjëherë pasi ka ndodhur një ngjarje. Duhet pritur të kaleë pak kohë. Nëse kritika bëhet menjëherë, dënohet ai që kritikon dhe jo ai që ka gabuar. Do të ishte mirë që kjo përvojë të zbatohej nga të gjithë, në jetën civile. Do të duhej një ligj kundër prindërve grindavecë, grave grindavece, shefave kritikë dhe për gjithë morinë e atyre që kërkojnë gabimet e të tjerëve.

Në çdo faqe të historisë njerëzore, gjejmë shembuj të qartë të pavlefshmërisë së kritikës. Le të marrim, për shembull, sherrin e famshëm ndërmjet Teodor Ruzveltit dhe presidentit Taft, sherr i cili ndau Partinë Republikane, ndikoi në zgjedhjen e Uillsonit, president, duke ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve të historisë.

Kur, më 1908, Ruzvelti dha dorëheqjen dhe shkoi në Afrikë për të gjuajtur luanë, në vend të tij 1a Taftin, president. Por, kur u kthye, e akuzoi pasuesin e tij për konservatorizëm dhe kërkoi të zgjidhej për herë të tretë president, duke krijuar një parti të re. Në zgjedhjet e radhës, Tafti dhe Partia Republikane fituan vetëm në dyshtete dhe pësuan humbjen më të madhe që republikanët kishin pësuar ndonjëherë. Ruzvelti kritikoi Taftin, por a kritikoi ky i fundit veten e tij? Natyrisht që jo, sepse me lot në sy tha: “Nuk di se si mund të kisha vepruar ndryshe` nga sa veprova.” Kush kishte të drejtë, Ruzvelti apo Tafti'? Që të jem i sinqertë, nuk e di, por kjo pak rëndësi. ka. Ajo që ka më shumë rëndësi dhe që më intereson, është fakti që Ruzvelti nuk arriti ta bindte Taftin që kishte gabuar dhe, e vetmja gjë që arriti, ishte që e detyroi të mbrohej. Një shembull tjetër: skandali i naftës në kohën e presidentit Harding mbushi gazetat e gjithë kombit dhe krijoi një rrëmujë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Ja faktet: Albert Fall, sekretar i brendshëm në kabinetin Harding, ishte i interesuar që koneesionin e rezervave qeveritare të naftës që furnizonin marinën, ta fitonte miku i tij, Dohoney, dhe gjeti mënyrën që të eliminonte gjithë konkurrentët e tjerë. Ky e shpërbleu favorin që iu be me një dhuratë njëqindmijë dollarëshe. Natyrisht, konkurrentët protestuan dhe, meqë protestat e tyre pranë qeverisë u shqyrtuan nga vetë Fall, pérgjigjia mund të merret me mend. Ata insistuan dhe iu drejtuan Gjykatës së Lartë. Skandali plasi, rrëzoi Kabinetin Harding dhe rrezikoi të dëmtonte rëndë Partinë Republikane. Sekretari i Brendshëm Fall përfundoi në burg. Mendoni se ai u pendua? Aspak! Ndërsa kishin kaluar disa vite pas këtij skandali, Huveri deklaroi në një mbledhje, se vdekja e Presidentit Harding ishte edhe pasojë e zhgënjimit të tij nga tradhtia e një miku. Kur ia thanë këtë zonjës Fall, ajo thirri duke qarë: “Fall tradhtoi Hardingun!? Nuk është e vërtetë'. Burri im nuk ka tradhtuar kurrë njeri! As një mal me para nuk do ta shtynte në një veprim të keq. Atë e tradhtuan dhe e kryqëzuan!”

Me pak fjalë, ne njerëzit e vdekshëm jemi të gjithë njësoj: gjithmonë të gatshëm të kritikojmë të tjerët, pa pranuar kritikat që na drejtohen. Prandaj, nesër, kur ju apo une', do të mendojmë të kritikojmë dikë, le të kujtohemi për Al Kaponen, “Pushkën” apo Albert Fallin. Duhet të bindemi që kritika është si një pëllumb shtegtar: kthehet gjithmonë atje ku është nisur. Duhet të bindemi që personi që kërkoj më të korrigjojmë apo dënojmë do të bëjë gjithçka për tu mbrojtur dhe hedhur poshtë akuzën, ose do të thotë atë që tha presidenti Taft: “Çfarë mund të bëja ndryshe?”.....


e marur nga libri
Arti për të fituar
Miq dhe Pushtet
Dale Carnegie 

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.