tisdag 1 november 2016

Arsyet pse ndahen çiftet






Jo të gjithë e kanë takuar shpirtin e tyre binjakë, por nëse mendoni që kjo është gjëja më e keqe gaboheni. Por ndarja është gjë më e trishtueshme.
Lidhjet e gjata duket sikur janë të vulosura me vulën e përjetësisë, por janë gabimet njerëzore ato që krisin dashuritë e mëdha. Mund të kenë kaluar mbi  8 vite dhe "lufta e vërtetë" është të mbash pasionin ndezur si vitet e para.
Kini kujdes nga situatat e mëposhtme, shkaktaret kryesore të prishjes së një lidhjeje.
1. Çështjet e parave
2.Zënkat pa kuptim
3. Mungesa e komunikimit
4.Mungesa e mirëkuptimit, tolerancës. Në një formë apo në një tjetër dikush gjithmonë duhet të tregohet tolerant ndaj tjetrit
5. Gënjeshtrat
6. Rrëmuja mbizotëron mbi pastërtinë !! Forcohuni pak të jeni më të rregullt. që partnerja/i juaj mos të punojë për të dy.
7. E fundit, por jo më pak e rëndësishëm mos i thoni jo dashurisë

lördag 22 oktober 2016

A e dini pse ne njerëzit kemi parandjenja? Një shpjegim e jep shkenca



Shpesh të gjithë ne përdorim shprehje të tilla si  “po ma ndjen zemra”, “zemra po më thotë…”, etj. Por, duket se kjo nuk është krejt e pavërtetë. Hulumtime shkencore tregojnë se zemra mund të ketë inteligjencën e saj dhe nuk është e pavërtetë nëse zemra juaj indikon, për shembull, se një person është njeri i keq.

Me zhvillimin e instrumenteve të reja shkencore, intuita është tani diçka që po studiohet duke përdorur metodën shkencore.

Zemra gjeneron një fushë të fuqishme dhe të matshme elektromagnetike. Magnetokardiografia është shkenca e masës së fushës që është prodhuar nga aktivitetit elektrik brenda zemrës.

Është njohuri e zakonshme shkencore se frekuenca tingëlluese e fushës së zemrës suaj ndërvepron me fushat e të tjerëve rreth jush. Ky efekt është super i fortë.

Në një studim, 26 pjesëmarrësve iu treguan një seri prej 45 fotografive. 30 nga fotot ishin neutrale dhe 15 prej tyre ishin emocionalisht eksituese. Pjesëmarrësit iu nënshtruan një elektrokardiogrami për të matur përshpejtimin e zemrës. Ajo që u gjet ishte e pabesueshme.

Një normë dukshëm më e madhe e zemrës ndodhi para stimujve të ardhshëm emocional në krahasim me stimujt e qetësuar. Edhe zemra edhe truri po i përgjigjeshin fotove emocionale para tyre të zakonshmeve.

fredag 21 oktober 2016

Studimi: Ja në cilën moshë nis procesi i plakjes

Një studim amerikan ka treguar se njerëzit plaken që në moshën 27-vjeçare.


Sipas shkencëtarëve, aftësitë tona mendore nisin të pakësohen që në këtë moshë, ndërsa piku për to është mosha 22 vjeç.
 Plakja fillon me harresat për vendin ku kemi lënë çelësat, për ushqimin që kemi ngrënë në drekë apo cilat janë takimet e mbrëmjes.
Kërkuesit shkencorë studiuan për 7 vjet sjelljen e 2 000 njerëzve të moshave 18 deri 60 vjeç. Të gjitheë personat iu nënshtruan testeve, provave të fjalorit, arsyetimit, shpejtësisë së mendimit etj. Kërkuesit e Universitetit të Virxhinias thanë se në 9 nga 12 provat, përgjigjet më të mira vinin nga 22-vjeçarët, ndërsa 5 vjet më pas u vu re rënie e rendimentit të trurit.
Studimi u publikua në revistën mjekësore "Neurobiology Of Aging".
Historia e … kalendarit

Cili kalendar përdorej në Evropën e Mesjetës?

Kalendari Julian, i cili u fut në vitin 45 para Krishtit nga Jul Cezari. I bazuar, teorikisht, në një vit diellor (koha që i duhet tokës për të ardhur në orbitë përreth Diellit – 365 ditë, 5 orë, 48 minuta, 46 sekonda) ai vendoste një cikël prej tre vitesh me 365 ditë, shoqëruar nga një vit me 366 ditë.

Përse ndryshoi?

Sepse kalendari Julian kishte shumë vite me 366 ditë. Një vit për çdo katër vite e kompensonte me tepri gjatësinë e një viti diellor, duke shkaktuar një gabim prej një dite, për çdo 128 vjet. Si rezultat, deri në 1582, datat e ekuinokseve stinorë binin 10 ditë më herët, duke prekur kështu llogaritjen e Ditës së Pashkëve që bazohet në ekuinoksin pranveror.

Çfarë u bë për këtë?

Për të rivënë gjërat në vijë, Papa Gregori XIII nxorri “Inter Gravissimus” në vitin 1582, duke caktuar është që u bë i njohur si Kalendari gregorian. Dhjetë ditë iu hoqën muajit të tetorit 1582.

A bëri punë?

Pothuajse. Kalendari gregorian është sërish pakëz ipasaktë, por vetëm me një ditë në çdo 3236 vjet.

A u pranua universalisht kalendari i ri?

Vendet katolike e pranuan pothuaj menjëherë por vendet jokatolike nuk mund të pranonin që një Papë t’u thoshte se çfarë të bënin dhe kështu e adoptuan më vonë. Për shembull, disa pjesë të Gjermanisë e bënë ndryshimin vetëm në 1698 dhe Greqia priti deri në 1923. (Kalendari islamik është disi i ndryshëm, sepse bazohet në lëvizjen e hënës, jo të diellit, duke e patur vitin me 354-355 ditë).

tisdag 18 oktober 2016

Nobelisti gjerman: Sëmureni nga KANCERI, sepse vazhdimisht i hani këto dy ushqime!

Shkencëtari gjerman dhe fitues i çmimit “Nobel” në lëmin e fiziologjisë, Harald zur Hausen, ka konstatuar që virusi jo mirë i studiuar, i cili shfaqet te lopët, mund të shkaktojë kancerin te njerëzit!

“Konsideroj që kafshët shtëpiake mund të jenë shkaktarët direkt të kancerit të zorrës së trashë te njerëzit. Kemi të dhëna eksperimentale që e konfirmojnë këtë tezë. Mirëpo, këtë tashmë duhet ta vërtetojmë”, ka theksuar Hausen, transmeton "Telegrafi".
Edhe shkencëtarët e tjerë më herët kanë tërhequr vërejtjen që përdormi i mishit të kuq (mishit të gjedhit, të viçit, të kalit, të deles dhe të derrit) rrit rrezikun e sëmurjes nga kanceri kolorektal. Mirëpo, Hausen konstaton që rreziku vjen vetëm nga mishi i gjedhit, por edhe nga qumështi i lopëve, edhe pse kjo nuk duket edhe aq e pabesueshme!
“Shpjegimi tradicional është lidhur me përgatitjen e mishit për ushqim nga skara, ndërkaq nga aty janë nxjerrë konstatimet që mishi i pjekur në skarë çon në formimin e kancerogjeneve.
Kjo tezë humb rëndësinë, meqë kancerogjene të tilla formohen edhe me rastin e fërgimit të mishit të peshkut dhe të pulës, ndërsa askush nuk çan kokën që përdorimi i mishit të shpezëve dhe peshkut shton rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë, thekson ky shkencëtar.
Ai, gjithashtu, tregon që niveli i sëmundjeve kolorektale nga kanceri është rritur shumë pas Luftës së Dytë Botërore, transmeton "Telegrafi". Ai është i bindur që kjo në mënyrën më të drejtpërdrejtë është e lidhur me atë, që në këto shtete është bërë i popullarizuar mishi i importuar i gjedhit.
Shkencëtari gjerman shton edhe që në shtetet aziatike shumë më rrallë ndodhin sëmundje të kancerit në gjëndrat qumështore, për shkak se në ato shtete minimalisht përdoret në ushqim qumështi i lopës dhe prodhimet e qumështit.
Hausen në numrin e fundit të revistës shkencore "International Journal of Cancer" ka bërë publike që ka studiuar shkaktarët e gjakut dhe qumështit të lopës dhe që në të ka zbuluar elemente të ADN-së, të cilat mund t’i përkasin virusit të panjohur, i cili ka mundur të jetë shkaktar i kancerit.