torsdag 11 februari 2016

Përmbledhje nga libri Psikologjia e Përgjithshme

Përmbledhje

Dukuri psikike janë proceset, gjendjet psikike, vetitë dhe tiparet e sjelljeve të indi- vidit. Të gjitha këto janë të organizuara në mënyrë të posaçme te secili individ, i cili në këtë pikëpamje është organizim vetish e tiparesh karakteristike dhe të papërsëritshme. Në bazë të veçorive të organizimit të tyre një individ dallohet nga tjetri.

Dukuritë psikike u konceptuan në nivele të ndryshme. U dallua konceptimi leksikor, letrar, filozofik dhe psikologjik i dukurive të ndryshme psikike. Konceptimi leksikor ka të bëjë me zbërthim të domethënies së fjalëve emërtuese të dukurive psikike të veçanta; konceptimi letrar karakterizohet me përshkrim dhe me shpjegim vetish dhe ti- paresh të personazheve, kurse konceptimi filozofik i dukurive psikike bëhet në bazë të mendimit deduktiv.

Konceptimi psikologjik i dukurive psikike ka të bëjë me përcaktimin e dukurisë psi- kike, me mbledhje të dhënash për dukuri të caktuara, me përpunim të të dhënave dhe me përgjithësim të veçorive kryesore dhe të përgjithshme, sikurse edhe të lidhjeve ndërmjet tyre duke emërtuar këto veçori e lidhje me simbole të veçanta. Te konceptimi psikologjik mbisundon mendimi induktiv. Konceptimi psikologjik është konceptim, i cili i përket psikologjisë empirike.

Psikologjia empirike ka lëndën studimore të saj. Lëndë e psikologjisë empirike është studimi i dukurive, i gjendjeve psikike, i vetive dhe i strukturave psikike individuale, në bazë të gjurmimit të sjelljeve dhe të përvojës së tij. Psikologjia empirike për studim të lëndës së saj shfrytëzon dy lloje burimesh të të dhënave dhe faktesh psikologjike: të dhënat dhe faktet që kanë të bëjnë me sjellje të jashtme të individit, që vëzhgohen nga ana e të tjerëve dhe të dhënat e faktet e përvojës individuale dhe të përjetimeve të njeriut, të cilat vëzhgohen nga vetë individi i caktuar. Psikologjia e përgjithshme merret me studimin e parimeve, të ligjeve dhe të teorive për proceset dhe për gjendjet psikike, për vetitë e tiparet e aktivitetit psikik individual të njeriut. Psikologjia e përgjithshme ofron dijeni të përgjithshme e sistematike për aktivitetin psikik të njeriut.

Shkenca e psikologjisë ka detyra teorike dhe praktike të saja. Me këto detyra bal- lafaqohet vazhdimisht dhe drejtohet në dhënien e përgjigjeve në tri pyetje: çfarë është një dukuri psikike, si rrjedh e zhvillohet dhe përse ajo dukuri psikike është e atillë. Përgjigjja në secilën prej këtyre pyetjeve mund të jetë në dy nivele: në nivelin e përshkrimit dhe në ato të shpjegimit të dukurisë së caktuar. Psikologjia empirike synon shpjegimin e plotë të dukurisë psikike të caktuar, në bazë të grumbullimit të të dhënave për atë dukuri, të sistematizimit dhe të organizimit të tyre. Shpjegimi i dukurive psikike, sikurse, natyrisht, edhe përshkrimi i tyre ka fjalësin, termat e veçanta dhe gjuhën specifike të saj, të cilën duhet studiuar dhe përsosur vazhdimisht.Psikologjia empirike zë vend të veçantë në sistemin e shkencave bashkëkohore. Kjo është shkencë e pavarur dhe gjendet në mes të shkencave natyrore, teknike, mjekë. sore, bioteknike, shoqërore dhe humaniste; kjo bën pjesë në grupin e shkencave sho` qërore. Ndërkaq, disa prej disiplinave të saja u afrohen mé shumë shkencave natyrore se sa atyre shoqërore.

Psikologjia fiziologjike, psikologjia fizike (psikofizika), psikometria etj. u afrohen shumë shkencave natyrore, kurse psikologjia sociale, psikolinguistika, etnopsikologjia etj. u afrohen shumë shkencave shoqërore. Por, si disiplinat e psikologjisë së "shkencave natyrore",ashtu edhe disiplinat e psikologjisë së "shkencave shoqërore" shfrytëzojnë të dhënat dhe faktet psikologjike të lidhura ngushtë me faktorët natyrorë dhe me faktorët e rrethit social të individit.

Në klasifikimin e disiplinave të sistemit të shkencve të psikologjisë shfrytëzohen kritere të ndryshme. Në këtë libër u bë klasifikimi i disiplinave të psikologjisë sipas na- tyrës së përmbajtjes së disiplinave të veçanta të psikologjisë dhe aplikimit të dijenive dhe të metodave psikologjike në fushëveprime të ndryshme praktike të njeriut. Sipas kësaj ndarjeje, disiplinat e psikologjisë u grupuan në disiplina të psikologjisë teorike me nëngrupin e degëve të psikologjisë, që studiojnë raportin e dukurive psikike me botën fizike e organike dhe nëngrupin e disiplinave të psikologjisë, që studiojnë raportin ndërmjet dukurive psikike dhe sociale.Në grupin e disiplinave të psikologjisë teorike bëjnë pjesë disiplinat që merren me studimin e çështjeve fundamentale teorike të psikologjisë. Këtu hyjnë psikologjia e përgjithshme (gjenerale) ose sistematike, psikologjia fiziologjike, psikofizika, psikologjia sociale. Në këtë grup hyjnë edhe ato disiplina të psikologjisë, që kanë për lëndë studimi të tyre dallimet psikike ndërmjet individëve, përmasat e këtyre dallimeve sikurse edhe shkaqet e tyre. Disiplina të këtilla të psikologjisë janë: psikologjia zhvillimore (gjenetike), psikolologjia krahasuese, psikologjia e personalitetit, psikometria, psikopatologjia, higjiena mentale dhe psikologjia e kafshëve. Në grupin e disiplinave të psikologjisë zbatuese ose aplikative bëjnë pjesë këto disiplina: psikologjia pedagogjike, psikologjia industriale, psikologjia e shëndetësisë, psikologjía forenzike, psikologjia ushtarake etj.
Të mësuarit e lëndës së psikologjisë ka rëndësi teorike dhe praktike. Ana teorike dhe ajo praktike e rëndësisë së të mësuarit të lëndës së psikologjisë dalin nga detyrat e studimit të lëndës së psikologjisë. Ana teorike e të mësuarit të psikologjisë ka të bëjë me rëndësinë e njohurive të psikologjisë për njohjen e vetvetes, të të tjerëve dhe të raporteve psikosociale ndërmjet njerëzve. Dijenitë e psikologjisë i kontribuojnë njohjes së sistemeve teorike të antropologjisë, të biologjisë dhe të sociologjisë. Ana praktike e rëndësisë së të mësuarit të psikologjisë ka të bëjë me ndikimin që ushtrojnë njohuritë e psikologjisë në anticipimin e qëllimeve të sjelljeve të njeriut në fushëveprime të ndry-
shme të tij, sidomos në atë profesionale, me përshtajen e individit kushteve, raporteve dhe kërkesave të rrethit të tij fizik, biologjik e social, sikurse edhe me zbatimin e dijenive të psikologjisë dhe të metodave të saja në ndryshimin e kushteve, të rrethanave dhe të raporteve të rrethit, ku jeton dhe vepron individi i caktuar.

Psikologjia bashkëkohore mbështet zhvillimin e saj në katër synime kryesore. Këto janë: 1. Përshkrimi i saktë i sjelljeve të individit; 2. Shpjegimi i plotë i sjelljeve të caktuara dhe i faktorëve të tyre; 3. Formimi i sjelljeve të reja dhe modifikimi i sjelljeve të papërshtatshme dhe 4. Parashikimi i sjell- jeve të individit në kushte të caktuara.


e marur nga libri
Psikologjia e Përgjithshme
Prof.Dr.Pajazit Nushi

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.