lördag 7 januari 2017

Vetja në qendër të vëmendjes



Egocentrizmi dhe narcisizmi kanë arritur shkallën më të lartë – një studim thotë se janë kthyer në epidemi.

Kjo do të thotë se tani ka shumë njerëz që mendojnë se bota sillet rreth tyre, mashtrojnë veten, dhe besojnë se janë më zgjuar, më të talentuar, më tërheqëse sesa në fakt janë. Nuk pranojnë as të kritikohen, madje ky është problemi më i madh, kaq shumë janë të zënë me veten.

Narcisizmi është vetëkënaqësi dhe sundohet nga arroganca – studimet thonë se ka prova në rritje të epidemisë së vetes.

Narcisizmi përgjithësisht fillon në shtëpi e shkollë, ku fëmijët mbivlerësohen tepër, dhe ku shpesh jepet mesazhi i pamëshirshëm se ata janë të veçantë.

Psikologët analizuan studime me mbi 37.000 studentë

30 për qind e tyre thanë se notat e mira u duheshin për t’u dukur mbi të tjerët, pavarësisht sa inteligjentë ishin. Kjo kulturë superioriteti vihet re në punë, miqësi, familje.

Simptomat e narcisizmit  përfshijnë: ndjenjën e madhërishme për veten; besimin e të qenit unik intelektualisht ose fizikisht; kërkimin e admirimit të tepruar; dëshirën për famë, pasuri, sukses, lumturi; të qenit ziliqar; mospranimin e asnjë gabimi; dhe sjelljen fodulle.

Nuk ka asgjë të keqe për të patur shpresa të mëdha. Por, duke qenë delusional, edhe shpresat bëhen jo reale.

Shkencëtarët besojnë se kultura e sotme e pranon sjelljen narcistike. Ata fajësojnë internetin (ku ‘fama’ është një klik larg), televizionin (ku joshja e famës pa talent është më e përhapur), kreditë e lehta (që mundësojnë njerëzit të blejnë përtej aftësisë për të paguar), dhe një brez prindërish që i rrisin fëmijët të mendojnë se janë të veçantë, e të përsosur.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.