torsdag 11 februari 2016

Ilirët


 ILIRET

Dijetarët kanë kohë që merren me proble min e prejardhjes së ilirëve, megjithatë ata akoma nuk i kanë dhënë një zgjidhje të kënaqëshme kësaj çështje.

Që prej mezit të shekullit të XIX e këtej, në letërsinë historike e gjuhësore janë çfaqur mendime të shumta, të cilat në fund të fundit mund të përmblidhen në dy teza themelore: në tezën që ilirët i bën të ardhur në Gadishullin Ballkanik dhe në tezën tjetër që i konsideron autoktonë.

Sipas përkrahësve të tezës së parë, nga fillimi i mijëvjeçarit të II Gadishulli Ballkanik pësoi nga ana e Danubit dyndje të for` ta fisesh të ndryshme me gjuhë indoevropiane. Dyndjet e para filluan me helenët. Pas tyre erdhën thrakët e ilirët. Duke shtyrë njëri tjetrin, aty nga fundi i mijëvjeçarit të II, lëvizjet e tyre mo- rën fund dhe ata u vendosën afërsisht në këtë mënyrë: në jugë të gadishullit - helenët; në lindje - thrakët; në perëndim ilirët. Këta të fundit kaluan edhe Adriatikun dhe u vendosën në Italinë e jugut kurse nëpërmjet të teritorit thrak grupe të shkëputura arritën gjer në Azinë e Vogël.

Teza e dytë, e cila në fillim u duk shumë modeste, kohët e fundit është duke gjetur mbështetje në zbulimet e reja të bëra në qytezat ilire të Ptujit, Turbetit, Zecevos në Slloveni, Bosnjë e Hercegovinë. Gërmimet treguan këtu se shtresa e mbeturinave të kulturës së vonë neolitike dhe të herëshme të bronxit, që njihet me emrin kultura sllavone, hyn dhe përzihet me shtresën më të lartë, ilire. Midis gjetjeve më interesante janë format kalimtare që lidhin keramikën 'sllavone me atë ilire.

Kundërshtarët e kësaj teze, që janë të njëjtën kohë edhe përkrahësit e tezës së vjetër, e vënë në dyshim këtë gjë duke iu referuar materialeve të tumulave të Glasinacit në BoSnjë. Sipas tyre në Glasinac, i cili me të drejtë tani për tani është qëndra arke- ologjike më tipike e qytetërimit ilir, fillimet e kulturës ilire i kemi vetëm që nga mezi i epokës së bronxit, d.m.th. rreth viteve 1500—1400 para e. sonë. Më heret ajo nuk shkon dhe asnjë lidhje me kulturat më të lashta nuk është mundur të vendoset. Që nga mezi i mijëvjeçarit të II para e. sonë kultura ilire e Glasinacit zhvillohet, përkundrazi, pa ndërprerje, deri në kohën› e vonë anti- ke, bile edhe më pas, në mesjetë.

Kështu, ndërsa' stratigrafia e gjetjeve të Ptujit, Turbetit e Zecovos flet në favor të autoktonisë së ilirëve, objektet e tumu- lave të Glasinacit nuk e mbështetin dot këtë. Përkundrazi ato japin paralelizma me objekte të Evropës qëndrore, zonë të cilën përkrahësit e tezës së parë e konsiderojnë si një rreth kultural të kohës së zhvilluar të bronxit, nga i cili në fazat e mëpastajme

Siç shihet problemi mbetet akoma i pazgjidhur. Megjithatë nga të dy tezat kundërshtare ajo e autoktonisë ka meritën se tër- heq vëmendjen mbi materiale të cilat, megjithse të pamjaftue- shme, hedhin një farë drite të re mbi problemin e gjenezës së ilirëve dhe formojnë një nxitje për kërkime të reja. Në kundërshtim me përkrahësit e tezës së parë ata nuk kënaqen me para- qitjen tradicionale të çështjes.

Në kohë të vjetra ilirët përbënin një nga popullsitë më të mëdha të Evropës. Ata shtriheshin në një trevë të hapët, që kishte në veri si kufi Danubin dhe shkonte në jugë deri në kufijtë e Greqisë antike, në gjirin e Ambrakisë. Në perëndim kufiri natyror i tyre ishte Adriatiku, kurse në lindje Morava, Vardari, dhe vargu i maleve Varnos i ndante ata afërsisht nga thrakët e maqedonët. Ilirë, thrakë e maqedonë duket se ishin të afërt midis tyre. Në brezat kufitarë ku ata jetonin pranë dhe të përzier me njëri tje- trin dalloheshin me vështirësi. Nuk janë të ralla rastet kur autorët antikë ngatërrojnë karakterin etnik fiseve të tilla.

Sipas të dhënave të autorëve të vjetër fiset kryesore ilir Ishin shpërndarë në këtë mënyrë: Në Slloveni, Kroaci, Qalmaci, Bosnjë e Hercegovinë banonin japodët, liburnët, dalmatet, desi-diatët, ardianët dhe fise të tjera të vogla; në Kosovë, dardanët; në luginën e Drinit të Zi, penestët; në atë të lumit Vardar, paionët; në Mal të Zi, dokleatët; në rrethet e liqenit të Shkodrës e deri thellë në malsinë e veriut, labeatët; në grykën e Drinit, abrejt; në Breg të Matjes, parthinët; në malsinë e Lezhës, në Mirditë dhe në krahinën e sotme të Matit, pirustët. Një ndër fiset më të fuqi- shme të Ilirisë jugore taulantët, zinin krahinat bregdetare midis lumenjve Mat e Vjosë. Në lindje të tyre, në rrethet e Krujës ishin albanët; në luginën e mesme të Shkumbinit, në Mokër e Çërmë nikë, kandavët; në fushën e Korçës e të Devollit deri tek liqejt Lynkestë (liqejt e Ohrit e Prespës), enkelejtë; në lindje të tyre, përtej liqejve, lynkestët dhe më në' jugë, eordejtë. Në krahinat malore të Gorës, Oparit e Skraparit, dasaretët; midis Vjosës dhe Osumit, në krahinën e Mallakastrës së sotme, atintanët; në luginën e Shushicës, amantët.

Në jugë të Vjosës dhe përtej maleve të Kudhësit e Llogorasë banonin fiset ilire të Epirit. Midis tyre më të përmendur janë kaonët, që zinin krahinat bregdetare të Jonit verior, thesprotët që banonin në Çamërinë e sotme dhe molosët, në jugë të Vjosës së sipërme dhe në fushën pjellore të Janinës, të quajtur atëhere fusha e Heliopisë. Në jugë të tyre banonin disa fise greke të përziera me ato ilire, kurse fise ilire shtriheshin në grupe të veçuara edhe përtej kufijve të Greqisë antike në Akarnani e Etoli. Ishulli i Kor- fuzit banohej gjithashtu nga ilirë.

Disa dijetarë, duke u nisur nga elemente të shkëputura kul- ture që janë përhapur më von në Epir dhe nga gjuha greke e mo- numenteve epigrafike të Epirit kanë shprehur mendimin se bano- rët e kësaj krahine ishin grekë. Ky mendim është në kundërshtim me dëshmitë e historianëve dhe gjeografëve antikë dhe me rezul- tatet e studimeve të sotme gjuhësore dhe arkeologjike.

Emri Epir (Epeiros), që do të thotë stere ose ,tokë kontinen- tale, është një shprehje gjeografike me të cilën banorët grekë të ishujve të Jonit, duke u nisur nga pozita e tyre ishullore, kanë quajtur krahinat përballë tyre. Më von ky emër u përhap edhe mbi krahinat e brendëshme që banoheshin nga e njëjta p0pullsi dhe që u përmblodh pastaj në njesitë e ndryshme politike që u krijuan në Epir. 

Vetë Thuqididi i quan banorët e Epirit barbarë, shprehje me të cilën grekët quanin gjithë ato popullsi që nuk ishin greke, ndërsa një bashkëkohës i tij, gjeografi Efori nga Kama, në përshkrimin e Greqisë, si kufij veriorë të saj shënon Akarnaninë, duke lënë jashtë botës greke krahinat e Epirit. Në Epir janë gjetur me shumicë emra personash, fisesh dhe emra .gjeografikët me prejardhje ilire. Kështu p.sh. emra personash.: Dastidi, Anyla, Tarypi; emra fisesh: kaonët, molosët, prasaibët; emra gjeografike: mali Tamar, mali Asnau, lumi Thyam, etj. Edhe gjetjet arkeologjike, megjithëse të pakta, pajtohen me traditën e shkruar të lashte dhe me të dhënat gjuhësore. Zbulimet arkeologjike të bëra kohët e fundit në tumulat e fushës së Dropullit kanë treguar qartë origjinën ilire të banorëve të kësaj krahine.

Përhapja e kulturës dhe e gjuhës greke në Epir janë fenomene të vona. Ato fillojnë pas themelimit të kolonive në bregun e Ilirisë dhe zgjerohen më tepër në kohën e mëpastajme, e sidomos ne kohën helenistike, kur kultura dhe gjuha greke u përhap ku më shumë e ku më pak në krahina të gjera të botës antike duke përfshirë këtu edhe Epirin e krahina të tjera të Ilirisë. Sipas të dhënave epigrafike greqishtja e përdorur në Epir është e dialektit dorik, gjë që provon hyrjen e vonë të saj këtu nëpërmjet kolonive dorike të Jonit.

Me përhapjen e kulturës dhe të gjuhës greke, fytyra e Epirit të lashtë ndryshoi deri diku nga pikëpamja kulturale, por kjo nuk solli ndryshime të rëndësishme në përbërjen etnike të popullsisë.....


e marur nga libri
Historia e Popullit Shqiptar

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.