tisdag 30 april 2019

Si t’i njihni njerëzit: Kuptoni gjuhën e trupit si një libër

Si t’i njihni njerëzit: Kuptoni gjuhën e trupit si një libër







T'i njohësh njerëzit është t'i njohësh shenjat dhe të kuptosh gjuhën e trupit. Gjuha e trupit nuk është një përrallë. Ajo është reale dhe shumë, shumë interesante.
Një pjesë arti, një pjesë shkence, një pjesë intuite, gjuha e trupit ofron të dhëna të qarta se si të lexoni ato, transmeton lajmi.net.
Çfarë është gjuha e trupit
Psikologët thonë se gjuha e trupit përfshin rrugën se si njerëzit përçojnë shenja trupore ndaj njëri tjetrit. Shprehjet e fytyrës, lëvizja e duarve, sjelljet janë shumë mirë të interpretuara nga njerëzit, e shumë të lehta për t’u kuptuar nga ata që duan t’i shohin ato.
Gjuha e trupit mund të paralajmërojë të tjerët për rrezik. Disa njerëz, për shembull, hapin derën e frigoriferit dhe marrin qumësht, mbushin gotën për vete dhe e mbyllin prap frigoriferin., kjo është shenjë që ata nuk duan të marrësh edhe ti qumësht.
Çfarë nuk është gjuha e trupit
Gjuha e trupit, si një art që i lexon njerëzit, nuk është një shkencë ekzakte. Nuk ka rregulla kur vjen fjala tek të interpretuarit e sjelljeve të intepretuara nga personi tjetër. Madje edhe shkencëtarët të cilët janë trajnuar të lexojnë njerëzit sikur librin, bëjnë gabime, posaqërisht kur një person është i aftë të kontrollojë lëvizjet e tij fizike.
Si ta lexoni një person si librin
Disa shenja të njerëzve janë të vetkuptueshme. Imagjinoni sikur e shihni nga dritarja një njeri që derisa ec i fërkon duart e tij, mendimi juaj i parë do të ishte “është ftohtë dhe po fryen erë jashtë.”
Gjatë një bisedë, personi me të cilin flisni i mban duart të kryqëzuara, atëherë duhet ta dini se ai është duke e mbrojtur hapësirën personale të tij. Ai person, mund të jetë gjithashtu, thjesht i lodhur ose i ftohtë.
Kërkimet shkencore kanë treguar se ndjenjat ndërveprojnë para mendimeve. Në nanosekonda është hapësira kohore e ndërveprimit, mirëpo është e mjaftueshme për të kuptuar se nëse ai person është i zemëruar, i lumtur apo çfarëdo ndjenje tjetër, shkruan thinkinghumanity, transmeton lajmi.net
Njerëzit janë shumë të aftë për të zbuluar menjëherë qëndrimin e personit tjetër, dhe ata e bëjnë këtë pa e folur as edhe një fjalë. Instiktivisht, njerëzit realizojnë kontakte me sy, për të njohur personin tjetër. Shprehjet e fytyrës, sjelljen, madje edhe nivelin e frymëmarrjes, janë në gjendje ta dallojnë se çfarë tregon.
Sidoqoftë, personin tjetër mund ta zbulojmë si është, më së shumti përmes syve, pastaj e dyta në radhë vjen lëvizja e duarve. Këto dyja tregojnë çdo gjë që ka personi tjetër.
Si ta përdorni gjuhën e trupit për përfitimet tuaja
Ju jeni të ulur bashkë me tezen tuaj të vjetër dhe biseda për ju është e mërzitshme. Ju e doni atë dhe s’doni të lëndoni ndjenjat e saj, kështu që ju buzëqeshni dhe ajo vazhdon më tutje. Ju e shikoni në sy, ia ledhatoni dorën. Të gjitha këto janë shenja që përcjellin afërsi. Kur është koha të shkoni, ju e shikoni orën dhe ktheni këmbët nga dera e daljes. Kjo jep një shenjë të qartë se ndonëse biseda është kuptimplotë, po vjen koha që ju s’mund të qëndroni më. /Lajmi.net/

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.