onsdag 17 april 2019

Lumturia në Psikologjia

Tani kur themi se lumturia është diçka që na mungon, ç’ndodh kur e kemi atë që na mungonte e na bënte jo të lumtur? Atë që nuk e patëm tani e kemi dhe tanimë lumturia që kërkonim e posedojmë, nuk na mungon por nuk jemi akoma plotësisht të lumtur se në të njëjtin moment paraqitet dëshira për diçka tjetër që tani ia ndiejmë mungesën. Gjithënjë themi : » Ah sikur…. », « Sa i lumtur do të isha… » çdo herë zbulojmë se aty nuk është akoma ajo lumturi që dëshironim dhe, nisje nga fillimi. Nga kjo si përfundim nxjerim se Lumturia është dëshirë pozitive dhe meriton të dëshirohet. Ja se si e spjegon Schopenhaueri këtë : « Jeta luhatet si lavjerësi, nga e majta në të djathtë, mes vuajtjes dhe kokëçarjes .»
Lumturia është gjithashtu një diçka që e dëshirojmë për çdo herë. Shtrohet pyetja tani , si e tillë a është e qëndrueshme në kohëzgjatje apo e tanipërtanishme? Pasiqë e dëshirojmë përgjithëmonë, do të ndaj gjërat – përjetimet që kanë vlera të gjata kohore si besnikëria, martesa, puna që duam dhe që është stabile, mirëqenia shëndetësore e familjes e sidomos të më të afërmit. Me një fjalë, siguria e shumanëshme e permanente krijon gjendje qetësije dhe pushim shpirtëror, që mundëson fushë të gjërë të plotësimit të kënaqsive kohëshkurta dhe kështu ndërtohen kushtet primare për një jetë të mbushur me lumtur i që i jep asaj ndjenjën e vlerës së konstante.
Nëse themi se lumturia është qëllimi më i dëshiruar i njeriut për sot dhe për mot, pra, për këtë jetë dhe për jetën në botën e amshuar, atëherë konstatojmë se njeriu pa përjashtim, dëshiron lumturinë dhe në brendi të tij shëndrohet në të uritur të përjetshëm, së paku në psiqikën e tij dhe gjithmonë shpreson të prekë fatlumsinë që aq shum i mungon. Në këtë vrap, do të kaplojmë edhe dëshirën dhe detyrën morale për ti bërë edhe të tjerët të lumtur. Nënkuptohet, kjo dëshirë dallon nga cilësia e subjektit dhe nga shkalla e ndjenjës së dashurisë për tjetrin. Kur dikend e duam më tepër , jemi në gjendje të bëjmë çmos për ta bër të lumtur dhe kështu e bëjmë të lumtur edhe vetvehten…
Trajtuam disa nga kushtet të karakterit më tepër fizik, moral dhe etik të lumturisë. Të them tani se ajo është në masë të madhe pjesë e imagjinatës së njeriut. Ajo është koshiencë e njeriut që hulumton, që kërkon, të mirën dhe poqese arrijmë në një çiltësi psiqike, imagjinata e ynë nuk do të na luaj dredhi, së paku nuk do të na dredhoj shpesh që do të thot se për të qenë i lumtur nevojitet një imagjinatë e shëndoshë se ajo është sunduesja e tmerreve dhe fatlumsive në psiqikën e njeriut. Dhe si përfundim do të them se krejt çka të bëjmë në jetë anon nga një qëllim i qartë që e quajmë lumturi. Dëshirë, kënaqsi dhe plotësim nevojash pa dallim. Kam kujdesin të përmend se lumturia është kuptim abstarakt dhe personal por që në vehte përbën një mori vlerash madhore nga të cilat shërbehemi për të krijuar mirësinë tanë. Nisem nga shëndeti, familja, dashuria, miqët, puna, fitimi, siguria, mirënjohja. Pra çdo përparsi qoftë materiale, shoqërore e shpirtërore, ka rolin e vet të rëndësishëm në ndërtimin e lumturisë.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.