måndag 19 september 2016

30 thënie të Sun Tzu nga libri " Arti i luftes " që të ndihmojnë të arrish sukses ne luften e jetes :



1 – Një vend që ka përfituar nga lufta e zgjatur nuk është shembull

2 – E gjithë lufta është bazuar në mashtrim. Pra, kur të sulmojmë, duhet të dukemi sikur s’jemi të aftë. Kur të përdorim forcat tona, duhet të dukemi joaktivë, kur të jemi afër, duhet të dukemi sikur jemi larg. Dhe kur jemi larg duhet t’i bëjmë të besojnë se jemi afër

3 – Nëse e njeh armikun dhe e njeh veten, nuk duhet të frikësohesh nga rezultati i qindra betejave. Kur njeh veten por jo armikun, për çdo fitore duhet të vuani një humbje. Nëse s’njeh as veten as armikun, duhet të jepesh në çdo betejë.

4 – Jini jashtëzakonisht misteriozë, deri në pikën e fundit të qetësisë. Kështu mund të jesh drejtor i fatit të kundërshtarit.

5 – Angazhoji njerëzit me atë çka ata presin,  për ato gjëra që ato janë në gjendje të përshtaten.

6 – Për të njohur armikun, duhet të bëhesh armiku i vetes.

7 – Luftëtarët fitimtarë fitojnë në fillim e më pas shkojnë në luftë, ndërsa luftëtarët e mundur shkojnë në fillim në luftë dhe më pas kërkojnë fitoren.

8 – Strategjitë pa taktika janë rruga më e ngadaltë drejt fitores. Taktikat pa strategji janë zhurmë përpara humbjes.

9 – Lëviz shpejt si era, dhe në formacion si drutë. Sulmi si zjarri dhe vazhdo të mbetesh një mal.

10 – Fitorja më e madhe është ajo që nuk kërkon betejë.

11 – Trajtoi trupat e tu sikur të jenë djemtë e tu të dashur. Dhe ata do t’ju ndjekin deri në luginën më të thellë

12 – Kur janë të fortë, shmangini. Nëse kanë moral të lartë, mposhti. Nëse janë të qetë, shqetësojë. Nëse janë të bashkuar, ndaji. Sulmo pikat e dobëta.

13 – Lërini planet tuaja të jenë të errët e të padepërtueshëm si nata, dhe kur lëvizni ato të bien si vetëtima.

14 – Njih vetveten dhe do fitosh të gjitha betejat.

15 – Ka 5 gjëra thelbësore për fitoren. Fiton ai që di kur të luftojë dhe kur jo. Fiton ai që di si të merret si me forcat superior ashtu dhe me ato inferiore. Fiton ai ushtria e të cilit ka të njëjtin shpirt në të gjitha radhët. Fiton ai që i përgatitur kërkon ta kapë armikun të papërgatitur. Fiton ai që ka kapacitet të madh ushtarak dhe që nuk ndërhyhet nga sovrani.

16 – Mundësitë shumohen ndërkohë që krijohen

17 – 5 nota muzikore veç e veç nuk bëjnë asgjë, së bashku dhurojnë një melodi. 5 ngjyra veç janë thjesht ngjyra. Të kombinuara ata prodhojnë më shumë shkëlqim.

18 – Kur armiku relaksohet, prishi qetësinë. Kur ndjehen mirë, sulmoji.

19 – Nëse në mendje ekziston dëshira, çdo gjë mund të arrihet

20 – Arti suprem i luftës është të mposhtësh armikun pa luftuar.

21 – Një lider udhëheq me shembull jo me forcë

22 – Mbaji miqtë afër, por armiqtë edhe më afër

23 – Duku i dobët kur je i fortë, dhe i fortë kur je i dobët,

24 – Beso në vetvete.

25 – Qëllimi i luftës është paqja

25- Strategjia pa taktika është rruga më e ngadaltë për fitore. Taktikat pa strategji janë zhurma para mposhtjes.

25- Mendohuni mirё dhe me maturi para se tё bёni njё lёvizje

26- Mosbёrja e gabimeve ёshtё ajo qё themelon sigurinё e fitores

27- Nuk ekziston asnjё shembull i ndonjё shteti qё doli i fituar nga njё luftё qё zgjati shumё.

28- Tё filloni me brohoritje luftёn dhe mё pas tё trembeni nga fuqia e armikut , kjo tregon njё mungesё tё madhe informacionesh.

29- Zotёsia mё e madhe nё luftё ёshtё tё nёnshtrosh armikun pa luftuar’’

30- E tërë lufta është dinakëri.

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar

Obs! Endast bloggmedlemmar kan kommentera.